GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rej Manaj shpreson të qëndrojë tek Barcelona

18:27 - 23/07/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rej Manaj shpreson të qëndrojë tek Barcelona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej disa javësh Rei Manaj është në merkato dhe emri i tij figuron në listën e futbollistëve, që duhet të largohen nga Barcelona. Por, tregolëshi i tij kundër Gimnastic në miqësoren e parë sezonale të katalanasve e ka vendosur në një vend preferencial.

Sulmuesi u hakmor në njëfarë mënyre me festën e tij pas golave të shënuar në “Johan Krojf”, ku mori duartrokitjet dhe ngriti në këmbë tifozët e Barcelonës. Karakteri i tij rebel dhe luftarak doli në pah gjatë kësaj sfide. Rei Manaj mund të quhet sulmuesi i çudirave, pasi në çdo skuadër që ka qenë ka shënuar gol, por gjithmonë për të ka pikëpyetje.

Te Barcelona kurrë nuk ia dhanë shansin që të debutonte me ekipin A, por tani duket tepër vonë. Ka shënuar shpesh, por nuk ka bërë rrugë të gjatë në karrierën e tij. Me Kombëtaren shqiptare debutoi që në moshën 18-vjeçare dhe tani që është 24 ka ndryshuar 7 klube të ndryshme në futbollin profesional.

Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2023 dhe klauzolën e largimit e ka 50 milionë euro. Ai u bë shqiptari i parë që u grumbullua me skuadrën A të Barcelonës (Setien e mori në shkurtin e vitit 2020 kundër Getafes), por vendi i tij gjithmonë ka qenë te Barcelona B. Me këta të fundit ka një mesatare mjaft pozitive, 1 gol çdo 2 ndeshje. Është një sulmues goli, i fortë dhe luftëtar, edhe pse kurrë nuk është konsideruar si lojtar i skuadrës së parë. Për më tepër, Barcelona B ka transferuar Zhordi Eskobarin. A është zëvendësuesi i tij? Për momentin nuk mund të themi asgjë, sepse ai e tregoi përpara syve të Laportës dhe të Kumanit se është një lojtar i aftë. Megjithatë, shumë skuadra janë vënë pas tij dhe po e vëzhgojnë nga afër situatën e sulmuesit shqiptar.

Lajme të lidhura

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez
Breaking Views

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën
Breaking Views

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Para
Mali i Zi, rritet numri i të infektuarve dhe shtohen masat kundër pandemisë

Mali i Zi, rritet numri i të infektuarve dhe shtohen masat kundër pandemisë

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com