GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Reja i merr Asllanin, Bushi: Na prish ekuilibrat, por kemi lojtarë cilësorë

13:16 - 18/03/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Reja i merr Asllanin, Bushi: Na prish ekuilibrat, por kemi lojtarë cilësorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U21, ka dalë në konferencë për shtyp ditën e sotme në prag të ndeshjeve me Çekinë dhe Anglinë, më 25 dhe 29 mars në “Elbasan Arena”.  “Janë ndeshje shumë të rëndësishme për ne, janë ekipe shumë të forta. Edhe ne jemi të fortë. Pavarësisht se kemi humbur në Çeki 4-0, kemi bërë një lojë të mirë. Humbja nuk justifikohet.

Këto takime janë vendimtare për ne. Për sa kohë matematika na lejon për të kapur vendin e dytë, ne do të shpresojmë dhe do të sakrifikojmë t’ia bëjmë hyzmetin deri në fund. Sidomos në ndeshjen e parë, për të fituar në ndeshjen me Çekinë”.

“Të rinjtë? Kemi edhe Bajramin që është te Benfica, apo Konjuhi që ka qenë të Malmo. Janë dy lojtarë të rëndësishëm, perspektivë për ekipin A. Gjithashtu edhe Bebeziqi që është datëlindje 2003, pjesë e Olimpija Ljubjana, edhe ai është premtues. Shpresojmë që për Bajramin dhe Konjuhin të bëhen pasaportat kësaj jave. Shpresojmë që t’u bëhet dhe të jenë pjesë të ekipit, pasi janë të rëndësishëm.

Asllani? E kishim menduar të ishte pjesë e jona, por do jetë pjesë e kombëtares A. Na bëhet edhe qejfi, por na prish edhe planet, pavarësisht se ekipi U21 është për të furnizuar ekipin A. Një lojtar si Asllani, që luan në Serie A, të prish ekuilibrat. Ne jemi pretendentë për ta kapur vendin e dytë dhe besoj se do t’ia arrijmë, që këtë ndeshje. Gjithsesi na bëhet edhe qejfi që furnizojmë edhe ekipin e A si asnjëherë më parë”.

“Lista? Kemi lënë jashtë disa lojtarë, pasi kemi menduar për sezonin tjetër. Kemi thirrur Tucin që nuk ka qenë asnjë ndeshje këtë edicion dhe e kishim të rëndësishëm. Qëndroi jashtë gati një vit prej një dëmtimi në gju. Shpresojmë të jetë mirë, pasi është lojtar i rëndësishëm për ekipin. Është potencial për ekipin e parë. Mungesat që kemi shpresojmë të zëvendësohen me këta të rinjtë që kemi marrë, duke krijuar një miks edhe për sezonin tjetër dhe për këtë vit”.

“Objektivi? Përballemi me ekipe të forta dhe tre pikë na kënaqin. Futboll tani luajnë të gjithë, detajet bëjnë diferencën. E pamë se si e mundëm Slloveninë këtu, edhe pse ishte favorit në letër. Kam besim tek ekipi, sidomos në Shqipëri luajmë mirë dhe jemi shumë të karikuar. Do të sakrifikojmë shumë dhe mendojmë se do ia dalim. I kemi mundësi, i kemi lojtarët, që kanë minuta dhe luajnë në liga të mira”.

“Gabimet në Çeki? Ka pasur gabime të mbrojtjes, amatoreske. Gabimi i portieri është i pafalshëm, por siç gaboj unë gabon edhe portieri. Për 10 minuta shkoi 2-0 dhe çdo ishte thjesht të mbaronte loja, Shpresojmë të jemi në ditë të mirë, të mos bëjmë gabime të tilla. Shqipëria gabon shpesh, jo vetëm ekipi U21, por edhe ekipi A, ekipi U19, U19, edhe ne si popull. Luftojmë shumë, sakrifikojmë shumë dhe bëjmë gabime amatoreske. Kjo vjen për shkak se nuk jemi të përqendruar sa duhet”.

“Bajrami? Ai është pjesë e ekipit, e patëm edhe me Slloveninë e Kosovën. Atëherë nuk iu bë pasaporta. Unë shpresoj të na ndihmojë edhe qeveria në këtë pjesë, pasi ai është potencial i madh për ekipin kombëtar A. Është një potencial si Gjimshiti e Kumbulla dhe kam shumë besim se do të ndjekë rrugën e tyre. Të premten kemi ndeshjen, dokumentacioni është dorëzuar dhe presim të marrë pasaportën, ai dhe Konjuhi”, tha Bushi.

https://youtu.be/Rzdlo-vwpCE

Etiketa: alban bushi

Lajme të lidhura

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26
Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë
Sport

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

14:37 - 25/02/26
Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)
Sport

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

10:54 - 25/02/26
Para
Afera e inceneratorëve, Tabaku: Rama u mbrojt politikisht! Dëshmitë provuan korrupsionin qeveritar

PD padit Ramën dhe 49 persona të tjerë, Tabaku: Janë grup i strukturuar kriminal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26

Kombëtares shqiptare pritet t’i shtohet një tjetër futbollist në organikë. Sipas asaj që raportohet në media, qendërmbrojtësit Bujar Pllana i...

Lexo më shumë
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com