GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Reja: Nuk kam vendosur për formacionin, lojtarët janë gati për këtë mision

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Reja: Nuk kam vendosur për formacionin, lojtarët janë gati për këtë mision
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria luan të shtunën përballjen vendimtare ndaj Hungarisë në “Pushkash Arena”. Kuqezinjtë janë të detyruar për të fituar dhe shpresuar tek kualifikimi. Në vigjilje të kësaj përballje, trajneri Edi Reja ka vlerësuar kundërshtarin dhe ka theksuar se e ka gati planin për të ndalur kundërshtarin. Në lidhje me formacionin trajneri italian theksoi se nuk e ka vendosur ende.

RËNDËSIA E NDESHJES DHE OBJEKTIVAT, A MUND TA QUAJMË NJË FINALE SFIDËN E NESËRME? – Për ne janë të gjitha ndeshjet si finale. Duam të vazhdojmë të mbajmë gjallë këtë ëndërr të madhe për të qëndruar në vendin e dytë deri në fund. Nëse humbasim dalim jashtë objektivave. E dimë shumë mirë forcën e Hungarisë. Ne po kalojmë një moment pozitiv, kemi shumë siguri si ekip. Jemi këtu për të bërë një ndeshje të madhe. Për të qëndruar në vendin e dytë duhet të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të fitojmë nesër.

FORMACIONI- Kam disa dyshime, një trajner ka gjithmonë dyshime. E kam në kokë formacionin. Kam 24 lojtarë në dispozicion, kemi dhe një stërvitje të fundit për të bërë. Do të vendos nesër në mëngjes për formacionin. Kam dyshime, por duhet të shikoj gjendjen e lojtarëve dhe të zgjedh lojtarët me gjendjen më të mirë fizike. E rëndësishme është që ata që do të zbresin në fushë të japin maksimumin. Hungari është në gjendje shumë të mirë fizike.

KUNDËRSHTARI- Duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që do të na jepen dhe të jemi të aftë të ndryshojmë mënyrën e lojës duke i përshtatur kundërshtarit. Hungari do të jetë ndryshe nga ndeshja e parë. Duke njohur trajnerin e tyre italian, Rosi, kam një përshtypje për mënyrën se si do të luajnë.

Do të përpiqen të marrin kontrollin e lojës dhe të na sulmojnë në fillim. Duhet të jemi gjithmonë gati dhe t’i përgjigjemi në mënyrën e duhur. Do të përpiqemi me lojtarët e shpejtë që kemi t’i godasim. Në qoftë duke na venë në presion, do të ketë momente ku ata mund të zhbalancohen dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë këto momente.

FORMACIONI, BAJRAMI APO MESFUSHOR FORCE?- Uroj të bëj zgjedhjen e duhur me Bajramin, është një lojtar që ka aftësi shumë të mira teknike sidomos në sulm. Ekipi duhet të jetë gati në çdo moment, në çdo repart, që të sulmojmë kundërshtarin. Nuk kam vendosur akoma kështu që do të presim deri nesër.

NDESHJA MË E VËSHTIRE NDAJ HUNGARISË APO POLONISË? Shpresoj shumë që ne të bëjmë një rezultat të mirë me Hungarinë. Mendoj se më e vështirë do të jetë më e rëndësishme dhe mendoj vetëm për të, për Poloninë mendoj më vone. Është ndeshje vendimtare për ne dhe shpresoj të marrim rezultat pozitiv.

TRAJNERI ROSI KA PARASHIKUAR QË MUND TA VENDOSË NJË GOL, A JENI DAKORD?: Të dyja ekipet janë shumë të organizuara në aspektin mbrojtës, unë e konceptoj që trajneri e ka thënë në mënyrën ai që do të mbrojë më mirë. Shpresoj të jemi ne që do të shënojmë golin dhe do të ruajmë fitoren deri në fund.

Etiketa: GIJOTINAkombetarjareja

Lajme të lidhura

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

21:53 - 18/10/26
Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut
Sport

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

11:29 - 18/10/26
Para
Mjeku: Delta, e rrezikshme në muajt e fundit të shtatzënisë

Tragjike në Tiranë! Ndërron jetë nga koronavirusi 26-vjeçarja shtatzënë

TË FUNDIT

Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

18:04 - 20/10/26

Filluan tensionet te protesta para Kryeministrisë. Të rinjtë filluan me goditjen me gurë ndaj godines, teksa policia iu kundërpërgjigj me...

Lexo më shumë
U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

17:41 - 20/10/26
Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora

Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora

17:18 - 20/10/26
“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!

“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!

17:01 - 20/10/26
Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

16:48 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com