GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reklamohet si “Maldivet shqiptare” por qyteti turistik është 1 kaos

17:54 - 16/08/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Reklamohet si “Maldivet shqiptare” por qyteti turistik është 1 kaos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ksamili, një nga destinacionet kryesore të turizmit të bregdetit, është duke jetuar përgjatë gushtit kapacitete maksimale.

Vetë qyteza ka një shtim të kapaciteteve me gati 300 shtretër në raport me vitin e kaluar dhe të paktën 30% më shumë vizitorë.

Ksamili është këtë vit kopertinë e revistave europiane të udhëtimit, ka tërhequr vëmendjen e shumë influencuesve të botës së udhëtimit, si dhe po promovohet së tepërmi në mediat sociale.

Me qindra “reels” në Tik Tok e Instagram u frymëzuan nga Ksamili “ekzotik” këtë vit dhe kjo falë investimeve private të operatorëve, hoteleve, resorteve, agjensive të aktiviteteve të ujit dhe restoranteve.

Por ata që jetojnë në Ksamil tregojnë se investimet publike nuk janë në nivelin e këtij promocioni. Banorët dhe bizneset flasin për mungesa në infrastrukturë, ndriçim, pastrim dhe një kaos të vërtetë urban, kur qyteza shumëfishon kapacitetet.

Edhe vizitorët kanë çdo ditë vështirësi për të parkuar, për të shëtitur, për të gjetur plazhe apo për të zgjidhur nevoja më bazike siç është një bankomat.

“Jemi duke kërkuar për një çadër në plazh por çdo gjë është plot. Shumë e vështirë duket. Më parë u vështirësuam të vinim këtu dhe radha e mjeteve ishte 2 km. E patëm shumë të vështirë të parkojmë. Kjo është dita e parë por të shohim në vijim”, tha një turist.

“Çdo gjë mirë deti, çmimet, ushqimi. Parkimi është i vështirë këtu edhe shëtitja e pasdites dhe nuk kemi gjetur asnjë bankomat që funksionon. Të tjerat janë mirë, përfshi edhe çmimet”, tha një tjetër turist.

Ksamili po i jep ekonomisë shqiptare dhjetëra miliona euro nga fluksi turistik i jashtëzakonshëm i këtij viti. Qyteza e vogël në skajin më jugor të Shqipërisë është plot. Hotelet janë të gjitha të rezervuara me turistë, shumica nga Perëndimi që vijnë në këtë vend për bukurinë e plazheve, ishujt dhe natyrën.

Por Ksamili kërkon ndihmë dhe një pjesë të të ardhurave t’i rikthehen për të shtruar rrugët dhe përmirësuar infrastrukturën. Për t’i ndërtuar një shëtitore në breg të detit, Ksamili ka nevojë për një plan urbanistik sepse deri më tani gjithçka e ka arritur vetëm falë operatorëve turistike dhe bukurive të natyrës./TCH

Etiketa: kaosKsamil

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
Para
U shpall i pafajshëm, United sqaron të ardhmen e Greenwood

U shpall i pafajshëm, United sqaron të ardhmen e Greenwood

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com