GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Rekord Guinness: 0 lekë për investime!

18:27 - 27/02/24
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Ka edhe më keq…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Ndërsa qeveritë e tjera të globipërpiqen të investojnë në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim, mbrojtje, Shqipëria ka nisur një strategji buxhetore të padëgjuar: për muajin janar janë shpenzuar ZERO lekë! Kjo nuk është veper. Kjo është kryevepër Financiare që të kujton një kanavacë të lënë qëllimisht bosh nga një artist minimalist.

Është një enigmë filozofike e lashtë: Nëse një lek është i alokuar në buxhet dhe askush nuk e shpenzon, çfarë ndodh me të? Tjetër si mbahen premtimet kur nuk investon asnjë kokërr leku?

A është zero lekë në shpenzimet kapitale një strategji e mirëmenduar, një deklaratë e guximshme e padegjuar ndonjëherë në botën e financave? Apo është thjesht një harresë për të bërë detyrat e shtëpisë?

Të mos shpenzosh muajin e parë të vitit për kantieret që qëndrojnë hapur prej 10 vitesh duhet të jetë një plan i mirë menduar.

Ndoshta qeveria shqiptare po pret teknologjinë e teleportimit.

Pse të investosh në autostrada, bujqesi, shëndetësi e turizem kur mund t’i dërgosh qytetarët nga një vend në tjetrin me një të shtypur të butonit? Është një qasje vizionare dhe në të njëjtën kohë një rekord Guinness. Cili është vendi që nuk ka shpenzuar asnjë qindarke per investime publike? E kush tjetër veçse Shqipëria.

Ky është dhe moment për të ngritur një pavion në Muzeun Historik Kombëtar – pavioni i Fondeve te Pashpenzuara – kurator mund të jetë një gjirokastrit ose gjakovar.

Në këtë pavion turistët dhe brezat e ardhshem do të kenë mundësi të mahniten nga kjo shpikje shqiptare.

Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia: a nuk është kjo një ide e mirë për të luftuar korrupsionin?! Si i thonë: kur nuk ha bukë nuk bën as thërrime!

Nëse dikush e konsideron lajm të keq që për janarin nuk u shpenzua asnjë lek për investimet publike, lajmi i mirë është se shpenzimet për paga dhe shperblime janë rritur 10% dhe të rrimë shtrembër e të flasim drejt: gjatë gjithë Janarit, inspektimet dhe postimet kanë vijuar pa ndërprerë….

Etiketa: DervishiinvestimeRekordi

Lajme të lidhura

Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
Para
Bosi shqiptar i trafikut të drogës nuk i shpëton deportimit/ Detajet

Bosi shqiptar i trafikut të drogës nuk i shpëton deportimit/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26

Tre fëmijë të mitur merren nën kujdes pasi lihen vetëm e të paushqyer në banesë, nis procedim penal për nënën....

Lexo më shumë
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com