GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rekord historik, ja sa ar ka në bankën e Shqipërisë

07:21 - 03/04/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rekord historik, ja sa ar ka në bankën e Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rezerva Ndërkombëtare e Bankës së Shqipërisë ka prekur një rekord të ri historik gjatë muajit shkurt të këtij viti, duke “thyer” për herë të parë nivelin e 5 miliardë eurove.

Kështu, gjatë muajit shkurt, rezerva e Bankës Qendrore të vendit fiksohej pranë 5.015 miliardë eurove, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga institucioni. Gjatë muajit janar të këtij viti, rezerva fiksohej pranë 4.98 miliardë eurove. Pra, në harkun e një muaji, rritja në terma nominalë fiksohet pranë 0.4%, dhe pranë rreth 34 milionë eurove në terma absolutë.

Duke parë shifrat, vëmë re se rezerva në ar është rritur ndjeshëm, duke prekur gjithashtu një rekord të ri historik. Në janar, rezerva e Bankës së Shqipërisë në shufra ari fiksohej pranë 141 milionë eurove, ndërkohë që në shkurt të këtij viti është ngjitur në rreth 161 milionë euro, pra rreth 20 milionë euro më shumë. Kjo ecuri duket të jetë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e rritjes së çmimit të arit në tregjet ndërkombëtare. Në fund të muajit janar, çmimi i arit në tregje fiksohej në $1796 për onz, ndërkohë që ditën e fundit të muajit shkurt tregtohej pranë $1900 për onz. Pikërisht ky “kapërcim” i çmimit të arit në tregje duket të ketë nxitur edhe “fryrjen” e rezervës së Bankës së Shqipërisë gjatë muajit shkurt, dhe jo në vetvete transaksionet e institucionit për të rritur rezervën.

Madje, shifrat tregojnë se rezerva e Bankës së Shqipërisë në monedha dhe depozita është pakësuar gjatë shkurtit, duke zbritur në 1.95 miliardë euro, nga 2.15 miliardë që ishte gjatë muajit janar. Nga ana tjetër, rezerva në formën e titujve të borxhit është rritur në 2.57 mld euro, nga rreth 2.34 miliardë euro që ishte gjatë shkurtit, sinjalizojnë shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar, rezerva e Bankës së Shqipërisë rritej me rreth 1 mld euro, dhe me hapin më të shpejtë që prej vitit 2015, raporton televizioni Scan.

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Dimër në pranverë, reshje dhe temperatura të ulëta në të gjithë vendin

Dimër në pranverë, reshje dhe temperatura të ulëta në të gjithë vendin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com