GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Rekord inflacioni”, Braimllari: Durimi i shqiptarëve po soset, PL do rikthejë shpresën

17:47 - 10/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rekord inflacioni”, Braimllari: Durimi i shqiptarëve po soset, PL do rikthejë shpresën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari ka deklaruar se Shqipëria ka shënuar një rekord inflacioni. Krahasuar me 214 vitet e fundit, ndërsa ka shtuar se qeveria nuk ka marrë asnjë masë në ndihmë të qytetarëve.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Braimllari tha se qeveria tashmë është dorëzuar, ndërsa shtoi se Partia e Lirisë është bërë bashkë me qytetarët shqiptarë për ta bërë agoninë e kësaj qeverie sa më të shkurtër dhe për t’i kthyer qytetarëve shpresën.

Postimi i Braimllarit:

Shqipëria shënon rekordin e 24 viteve të fundit për inflacionin.

Asnje masë në shêrbim të qytetarëve dhe shtresave në nevojë.

Qeveria është dorëzuar plotësisht përpara rritjes së inflacionit, i cili është shoqëruar edhe me një rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve të shportës.

Sipas INSTAT, inflacioni në muajin shtator shënoi 8.1 për qind, niveli më i lartë në 24 vitet që nga dhjetori i vitit 1998.

INSTAT raportoi sot një vit më parë ky ndryshim ishte vetëm 2,5%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,91 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,99 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,64 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,41 pikë përqindje.

Bëhet fjalë për të dhëna të INSTAT, i cili si një institucion në varësi të qeverisë është i prirur për të raportuar të dhënat minimale kur bëhet fjalë për tregues negativ, siç është në këtë rast edhe inflacioni.

Pra në realitet rritja është më e madhe.

Por ndonëse çmimet shënojnë çdo ditë rekorde të reja stratosferike, qeveria nuk merr asnjë masë për të ndihmuar shtresën e ulet dhe atë të mesme.

Ajo është mjaftuar me rritje qesharake të pagesës së ndihmës sociale për ata pak persona që e marrin atë dhe për indeksim të pensioneve me vetëm 6 për qind. Nga ana tjetër një efekt akoma më negativ parashikohet të ketë për muajin tetor rritja e pakontrolluar nga qeveria e çmimeve të karburanteve, të cilat këtë fundjavë u kthyen në nivelet e tyre më të larta.

Ndaj durimi i shqiptarëve po soset dhe largimi i kësaj qeverie është bërë një domosdoshmëri.

Partia e Lirisë është bashkë me shqiptarët për ta bërë agoninë e kësaj qeverie sa më të shkurtër dhe për t’i kthyer atyre shpresën.

Etiketa: BraimllariPLshpresas

Lajme të lidhura

“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Aktualitet

“Pavarësi e papërgjegjshme”, Rama: Ka 92 raste ku llumi i pastruar nga vetingu janë trajtuar si viktima

15:23 - 12/02/26
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK
Aktualitet

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

14:36 - 12/02/26
15 parti në një front të përbashkët, Hasimja: Qeveri tranzitore dhe protestë kombëtare më 20 shkurt
Aktualitet

15 parti në një front të përbashkët, Hasimja: Qeveri tranzitore dhe protestë kombëtare më 20 shkurt

14:15 - 12/02/26
Para
Redon Makashi i vë “flakën” skenës, ja arsyeja e veçantë (VIDEO)

Redon Makashi i vë “flakën” skenës, ja arsyeja e veçantë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr në një stallë në Selenicë, 22 krerë gjedhë të djegur
Aktualitet

Zjarr në një stallë në Selenicë, 22 krerë gjedhë të djegur

18:31 - 12/02/26

Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë të Bashkisë Selenicë. Si pasojë e kësaj janë djegur 22...

Lexo më shumë
Skandali në bregdet/ Si Rama i dha 1 miliard lekë Lul Bashës nëpërmet oligarkut të afërt me kryeministrin

Skandali në bregdet/ Si Rama i dha 1 miliard lekë Lul Bashës nëpërmet oligarkut të afërt me kryeministrin

18:19 - 12/02/26
Sulmuan me armë policinë në Morinë/ GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët

Sulmuan me armë policinë në Morinë/ GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët

16:58 - 12/02/26
Rokada, pas largimit nga Prefektura, Afrim Qendro emërohet kreu i ri i IKMT

Rokada, pas largimit nga Prefektura, Afrim Qendro emërohet kreu i ri i IKMT

16:45 - 12/02/26
Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë

Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë

16:21 - 12/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com