GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rekord në Pejë, kapet kanabis me vlerë mbi 5 milionë euro, arrestohet punëtori nga Shqipëria

23:18 - 27/09/24
në Aktualitet, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Rekord në Pejë, kapet kanabis me vlerë mbi 5 milionë euro, arrestohet punëtori nga Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Pejës dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se një shtetas nga Shqipëria është arrestuar për drogën e zbuluar në fshatrat Kliçin dhe Sferkë, ndërsa janë shpallur në kërkim mbi gjashtë persona të tjerë. I arrestuari, sipas hetimeve, ka shërbyer si punëtor.

Në një konferencë për media në vendin ku u gjet droga, togeri Astrit Jasiqi informoi se hetimi ka zgjatur mbi dy muaj. Ai theksoi se sasia dhe vlera e drogës mund të ndryshojnë, pasi janë ende në fazat fillestare të hetimit.

“Këto dy lokacione ku kemi realizuar veprime hetimore janë të njohura për kultivimin e kanabisit në përmasa të mëdha. Jemi duke përpunuar vendin e ngjarjes dhe në vlerësimet tona, sasia dhe vlera mund të jenë më të larta. Një nga plantacionet është kultivuar në një nivel që një bimë kanabisi mund të japë deri në gjysmë kilogrami produkt marihuane. Ky ka qenë një hetim i gjatë, mbi dy muaj, i koordinuar me njësitet përkatëse të Policisë. Një person është arrestuar, shtetas shqiptar, i cili ka punuar në këto dy parcela. Po ashtu kemi edhe persona të tjerë të dyshuar, të cilët janë në fazën e kërkimit dhe identifikimit. Për ta nuk kemi detaje të tjera,” deklaroi Jasiqi.

Ai gjithashtu njoftoi se hetimet mbi këtë rast kanë vazhduar për më shumë se dy muaj. Sipas tij, destinacioni i kanabisit ka qenë tregu ndërkombëtar dhe vlera e substancave narkotike është mbi 5 milionë euro.

gijotina.com/

Etiketa: Kanabis

Lajme të lidhura

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve
Botë

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra
Breaking Views

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26
Para
Letoni, toga EOD e Shqipërisë përfundon stërvitjen për pastrimin e minave

Letoni, toga EOD e Shqipërisë përfundon stërvitjen për pastrimin e minave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26

Liverpooli ka arritur një fitore spektakolare në “Anfield”, duke mundur me rezultatin 4-0 Galatasarayn dhe duke përmbysur humbjen 1-0 të...

Lexo më shumë
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com