GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rekord pasagjerësh në Aeroportin Internacional të Tiranës, investohen 40 milionë euro për transformimin e tij

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rekord pasagjerësh në Aeroportin Internacional të Tiranës, investohen 40 milionë euro për transformimin e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aeroporti Internacional i Tiranës po përjeton një fluks rekord udhëtarësh, duke shënuar shifra të paprecedenta gjatë muajit nëntor.

Në vetëm 10 ditët e para të muajit, në aeroport kanë kaluar rreth 300 mijë pasagjerë, ndërsa 1 nëntori regjistroi një rekord historik me 38.670 pasagjerë dhe 226 fluturime në nisje dhe mbërritje.

Përballë rritjes së vazhdueshme të trafikut ajror, TIA ka nisur një projekt të rëndësishëm transformimi, me një investim prej 40 milionë eurosh, që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe përballimin e flukseve gjithnjë e më të mëdha të udhëtarëve.

Punimet janë organizuar në mënyrë të tillë që të mos pengojnë aktivitetin e aeroportit gjatë ditës. Konkretisht, nga 9 deri më 27 nëntor, ndërhyrjet do të realizohen në 12 net pune, duke garantuar vijimin normal të fluturimeve.

Në këtë projekt janë angazhuar 380 profesionistë, mes tyre 50 inxhinierë, ndërsa në dispozicion të tyre janë vendosur 130 kamionë, 12 ekskavatorë, 30 betoniere dhe impiante moderne të asfaltit.

Puna intensive ditën dhe natën synon të përshpejtojë transformimin e aeroportit dhe të krijojë kushte më të mira për përballimin e kërkesës në rritje.

Me këto investime, Aeroporti i Tiranës synon të jetë gati për flukse edhe më të mëdha pasagjerësh dhe rekorde të reja në të ardhmen.

TIA

✈️ Ditën udhëtojmë. Natën punojmë! 🌙

300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit. Vetëm më 1 nëntor, 38 670 pasagjerë u nisën ose mbërritën në Tiranë me 226 fluturime. Rekord historik për TIA-n!

Për të përballuar këto flukse dhe për të pritur edhe më shumë udhëtarë në të ardhmen, po investojmë 40 milionë euro në transformimin e aeroportit.

🚧 Nga 9 deri më 27 nëntor, punimet i kemi organizuar në vetëm 12 net, që fluturimet të vijojnë gjatë ditës. Në kantier punojnë 380 profesionistë, mes tyre 50 inxhinierë. Në dispozicion të tyre janë 130 kamionë, 12 ekskavatorë, 30 betoniere dhe impiante moderne asfalti.

Faleminderit skuadrave që punojnë ditën dhe natën dhe të gjithëve ju që fluturoni me ne. Gati për rekorde të reja! 💙✈️

 

 

Etiketa: investimeRekordm PasagjerëTIA

Lajme të lidhura

Mungoi në gjyqin e Veliajt, GJKKO konfirmon gjobat ndaj Plarent Ndrecës
Aktualitet

Mungoi në gjyqin e Veliajt, GJKKO konfirmon gjobat ndaj Plarent Ndrecës

16:37 - 19/11/26
Vrasja e Briken Sanajt te ‘Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për autorin
Aktualitet

Vrasja e Briken Sanajt te ‘Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për autorin

16:00 - 19/11/26
Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi
Aktualitet

Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi

15:43 - 19/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rekord pasagjerësh në Aeroportin Internacional të Tiranës, investohen 40 milionë euro për transformimin e tij
Aktualitet

Rekord pasagjerësh në Aeroportin Internacional të Tiranës, investohen 40 milionë euro për transformimin e tij

16:53 - 19/11/26

Aeroporti Internacional i Tiranës po përjeton një fluks rekord udhëtarësh, duke shënuar shifra të paprecedenta gjatë muajit nëntor. Në vetëm...

Lexo më shumë
Mungoi në gjyqin e Veliajt, GJKKO konfirmon gjobat ndaj Plarent Ndrecës

Mungoi në gjyqin e Veliajt, GJKKO konfirmon gjobat ndaj Plarent Ndrecës

16:37 - 19/11/26
Vrasja e Briken Sanajt te ‘Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për autorin

Vrasja e Briken Sanajt te ‘Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për autorin

16:00 - 19/11/26
Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi

Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi

15:43 - 19/11/26
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Lojtari i Kombëtares në një formacion me Yamal, Kane e Olise! Ja 11-shja më e mirë në grupet e Ligës së Kombeve

15:29 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com