GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rektori Artan Hoxha, 134 mln lekë Manes dhe Kastratit për festa

12:11 - 26/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Rektori Artan Hoxha, 134 mln lekë Manes dhe Kastratit për festa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk mund të mungonin dhe “dhuratat” e fundvitit për dy oligarkët që përvetësojnë me thasë paratë e taksapaguesve shqiptarë. Kështu, ortakët Samir Mane dhe Shefqet Kastrati kanë xhiruar në llogarinë e tyre 134 milionë lekë në prag festash. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje siguracioni për sigurimin e shëndetit të studentit specializant”, të cilin Rektori i UT, Artan Hoxha e ka rezervuar për miqtë e veçantë.    

Për të dyja lotët, kontratat janë fituar nga kompania “INSIG shpk” që tani zotërohet nga Mane dhe Kastrati. Loti 1 ka vlerën 6,301,834 lekë (të reja) dhe është mbyllur me datë 20 dhjetor 2022. Për këtë prokurim kanë paraqitur oferta kompania “Sigal shpk” dhe “Insig shpk’. Por, fituese është shpallur kjo e fundit, që ka paraqitur ofertën me vlerë 6,274,788 lekë, sa 99% e fondit limit. Ky fakt duhej marrë parasysh si risk nga komisioni i tenderit, por para oligarkëve nuk vepron logjika e ligjit dhe e ekonomisë së tregut. Kështu, me lotin e parë, Mane dhe Kastrati futën në xhep 62 milionë lekë.

 

72 milionë lekë Loti 2

 Po në të njëjtën ditë, më 20 dhjetor 2022, Artan Hoxha iu ka dhënë dhe 72 milionë lekë të tjera dyshes Mane-Kastrati. Këto para janë dhënë për lotin 2 të tenderit me objekt “Blerje siguracioni për sigurimin e përgjegjësisë profesionale të studentit specializant”. Edhe për këtë projekt kanë marrë pjesë në garë firmat “Sigal shpk” dhe “Insig shpk”. Por, sërish fituese është shpallur kompania përmes të cilës, Mane dhe Kastrati po thithin paratë e institucioneve publike për sigurimin e jetës. Kështu, në total për një ditë ata kanë arkëtuar 134 milionë lekë për sigurime jete. Në fakt kjo kompani ka bërë kërdinë me tenderat e sigurime, ku nuk kanë munguar dhe kontratat e firmosura në shkelje të ligjit. Në 3 vitet e fundit kompani ka përfituar 181,348,162.00 lekë nga Thesari, përmes kontratave tenderuese.

 

Pazaret e Manes dhe Kastratit

Shefqet Kastrati dhe Samir Mane edhe pse janë dy nga biznesmenët më fuqishëm në Shqipëri, nuk kanë rivalitet me njëri tjetrin. Madje bashkëpunojnë për zhvatjen e sa më shumë fondeve publike. Ata po përfitojnë shumë si ortak të firmës INSIG JETE, e cila qysh në vitin 2017 është blerë nga Samir Mane dhe Shefqet Kastrati.

Ky është dokumenti  që mban firmat e Kastratit dhe të Manes. Një vit pasi kryeministri Rama privatizoi INSIG-un duke ia shitur EUROSIG-ut, u krye ky transaksion shitblerjeje. Më 10 maj 2017, të dy oligarkët e blenë këtë pjesë të kompanisë për 3.5 milionë euro. Ku secili përfitoi nga 45 % të aksioneve dhe 10% të tyre i mbetën shitësit. Mos harroni se INSIG është shitur nga Qeveria Shqiptare tek Kadri Morina pronari i “EUROSIG, për 16 milionë euro.

Lexo edhe: Kastrati dhe Mane, ortakë në INSIG/ Fitojnë 1.83 miliardë lekë për “sigurim jete” të zyrtarëve

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Artan Hoxhainsigloteofertaoperatoretr rektorSamir ManeShefqet Kastratisigurim jetetende

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Kërkesa e Ukrainës: Rusia të hiqet nga Këshilli i Sigurimit në OKB

Kërkesa e Ukrainës: Rusia të hiqet nga Këshilli i Sigurimit në OKB

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Lexo më shumë
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com