GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rektori Draçini në hapat e Arben Gjatës: Denoncohet tenderi 370 milionë lekë i riparimeve në UMT

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Rektori Draçini në hapat e Arben Gjatës: Denoncohet tenderi 370 milionë lekë i riparimeve në UMT
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Xheladin Draçini me të ardhur në krye të Universitet të Mjekësisë Tiranë e gjeti lehtë rrugën që i kishte shtruar paraardhësi me projektet qindra milionë lekëshe.

Draçini është emëruar në zgjedhjet e fundit për universitet, duke zëvendësuar Arben Gjatën, i cili u mënjanua pasi kishte dosje në SPAK.

Kujtojmë se Arben Gjata nuk kandidoi më në zgjedhjet e qershorit për universitet, por ai në fakt duhej shkarkuar më parë. Gjata është marrë nën hetim si “i pandehur” nga SPAK dhe me vendim të Gjykatës së Posaçme, është vënë nën masën penale “Detyrim paraqitje” tek oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Rektori Arben Gjata është nën hetim për veprat penale të mashtrimit zyrtar në bashkëpunim, falsifikimit të raporteve të kostove financiare publike dhe favorizim subjektesh private, në aferën e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, me pasojë vjedhjen e 80 milionë Euro nga buxheti i shtetit.

Më 14 shtator 2023, SPAK dhe Gjykata e Posaçme, i dërguan Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe Senatit Akademik të Universitetit Mjekësor, dosjen penale dhe vendimin e përbashkët për rektorin Arben Gjata, si person nën hetim “i pandehur me detyrim paraqitje”. Por pavarësisht kësaj asnjë masë nuk u mor.

Denoncimi

Duke parë këtë situatë që paraardhësit nuk i ka hyrë akoma ndonjë gjemb në këmbë, edhe Draçini po ndjek hapat e Gjatës.

Në kuadër të projektit rinovues, stafi i administrimit   të Universitetit të Mjekësisë ka organizuar në tetor 2024 tenderin me objekt “Rikonstruksion Objekti, Heqje dhe Furnizim-Vendosje Dyer dhe Dritare për FSHMT, Tiranë”, me fond limit afro 400 milionë lekë pa llogaritur TVSH.

Rektor i ri godinë e re. Me kaq lekë mund  të bëhet gjithçka nga e para në këtë ndërtesë. Në tënder është favorizuar firma “INA” SHPK, në pronësi të Ferdinand Çaushit.

Kompania e tij ka marrë në dorë pa garë tenderë për riparime shkollash, spitalesh dhe tani edhe universitetin. Gjithsesi, plani i reaktorit, administratorit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave është pezulluar zyrtarisht.

Mësojmë se shkaku i pezullimit të procedurës së tenderit është denoncimi i bërë në KPP nga nj prej operatorëve ekonomik pjesëmarrës.

Në datën 12 nëntor 2024 pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa e operatorit ekonomik “KEVIN CONSTRUKSION” SHPK, e cila është kompania e vëllait të ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici, që vuan dënimin për shpërdorim detyre. Nga shqyrtimi paraprak i ankesës së sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi kualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik “INA” SHPK në procedurën e mësipërme.

Konkretisht ankimuesi pretendon se firma “INA” SHPK është kualifikuar edhe pse në fakt nuk plotëson disa kritere të tenderit.

 

Sipas “KEVIN CONSTRUKSION” SHPK, Autoriteti Kontraktor nuk ka marrë fare me shqyrtimet e ofertave, por ka vazhduar programin me një fitues që ka qenë i paracaktuar.

Prandaj, në këtë ankesë kërkohet që të merren në konsideratë dhe të analizohen dokumentet për çdo operator që ka shfaqur interes.

Do të presim se çfarë vendimi do të marrë KPP, por shkelja e kritereve që i ka vendosur vetë Universiteti i Mjekësisë në këtë tender do të thotë shkelje e barazisë në tender.

 

Etiketa: Xheladin Draçini me të ardhur në krye të Universitet të Mjekësisë Tiranë e gjeti lehtë rrugën që i kishte shtruar paraardhësi me projektet qindra milionë lekëshe.

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Berisha shpalos programin për biznesin: Përgjysmojmë taksat, për gjobën e Beketit do konfiskojmë sarajet e Surrelit

Berisha shpalos programin për biznesin: Përgjysmojmë taksat, për gjobën e Beketit do konfiskojmë sarajet e Surrelit

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Shqipëria ndodhet nën diktaturë’/ Gazeta franceze: Përçmimi i Ramës dhe dhuna policore ndezin revoltën e të rinjve
Aktualitet

‘Shqipëria ndodhet nën diktaturë’/ Gazeta franceze: Përçmimi i Ramës dhe dhuna policore ndezin revoltën e të rinjve

13:36 - 22/10/26

Pas muajsh mobilizimi paqësor qytetar, protesta kaloi javën e kaluar, në Tiranë, në përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policëve....

Lexo më shumë
Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj

Salianji kërkon largimin e Berishës: I hap rrugën ikjes së Ramës brenda muajit

13:13 - 22/10/26
“Mos i bëni nënat me lot!” E moshuara u drejtohet policëve: Dilni të parët në protestë, mos e shisni veten për 2500 euro

“Mos i bëni nënat me lot!” E moshuara u drejtohet policëve: Dilni të parët në protestë, mos e shisni veten për 2500 euro

13:02 - 22/10/26
Hetimi për KAYO-n shkon te Ministria e Mbrojtjes, SPAK sekuestron telefonin e Ardit Hysës

Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete

12:55 - 22/10/26
Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

12:37 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com