GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rektorja Kseanela Sotirofski i jep 10 MLD lekë ortakut të “El Chapos”

13:37 - 04/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kështu, rektorja Prof. Dr. Kseanela Sotirofski po bën rrush e kumbulla çdo vit fondet e investimeve nga të ardhurat e institucionit, por edhe fondeve të qeverisë.

Kështu, rektorja Prof. Dr. Kseanela Sotirofski po bën rrush e kumbulla çdo vit fondet e investimeve nga të ardhurat e institucionit, por edhe fondeve të qeverisë.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërtimi i Universitetit “Aleksandër Moisiu” po zgjat në kohë dhe po kushton si të ishte Kopshti i Varur i Babilonisë. Kështu, rektorja Prof. Dr. Kseanela Sotirofski po bën rrush e kumbulla çdo vit fondet e investimeve nga të ardhurat e institucionit, por edhe fondeve të qeverisë. Godina për Universitetin e Durrësit ka përfunduar në vitin 2013 dhe prej asaj kohe u tha se është e mjaftueshme për të gjithë studentët. Tani, përveç selisë në Currila, është ndërtuar edhe një godinë e madhe në Spitallë, që është objekt i shumë tenderëve. Gjithashtu në këto vite janë ndërtuar edhe godina të tjera që shërbejnë për konvikte dhe laboratorë.

Këtë  herë Sotirofski ka firmosur një tender me objekt “Ndërtim i godinës së re të fakultetit të studimeve profesionale Aleksandër Moisiu , Durrës”, me fond 1,059,332,748.17  lekë.

Kontrata është firmosur që në korrik të këtij viti, por në mungesë të transparencës, Sotirofski ka vendosur ta publikojë ditën e sotme.

Siç shihet në dokument, duke mos patur përballë asnjë konkurrent tjetër këtë tender e ka fituar oferta e bashkimit të operatorëve  Ekonomik “START CO” shpk & “VALONA KONSTRUKSION” shpk & “2 T” shpk me ofertë 9.3 miliard lekë, pra sa 77% e fondit limit.

Për të ndërtuar atë godinën që duket në foto, këto kompani do të xhiojnë mbi 10 miliardë lekë. Ndërkohë, godina gjendet në shumë larg dhe studentët kanë probleme me transportin. Bashkia u ka vënë në dispozicion vetëm një urban, i cili gjatë sezonit shkakton kaos dhe vonesa.

Por, as Sako dhe as  Sotirofski nuk shqetësohen për studentët, sepse vetë nuk e kanë provuar çfarë është të udhëtosh me urban për të kapur orën e mësimit, ku të merret fryma.

Nga këto 10 miliardë lekë që xhirojnë oligarkët e tenderëve, të ishte kursyer një fond i vogël dhe të përdorej për transportin.

Pronari i firmës “2 T” shpk është Artan Sako, vëllai i komandantit të Gardës, Gramoz Sako. Emri i tij është lakuar  në super projektet e ndërtimit, për infrastrukturën rrugore dhe mirëmbajtje, të cilat i merr falë lidhjeve politike.

Ndërkohë, “VALONA KONSTRUKSION” shpk është në pronësi të Besnik Lulajt.  Ai është pronari i kazinosë “Marina Bay”- Vlorë, që sipas akuzave në mediat ndërkombëtare, pas tij qëndrojnë njerëz të lidhur me kartelin meksikan “El Chapo.

Pronar të kësaj kazinoje, janë firma “Valona Konstruksion” e Besnik Lulajt me 99% të kapitalit dhe 1% e ka firma “ENTRETENIMIENTO PALERMO, SA DE C.Ë”, me pronar Luftar Hysa, të dy këta, të lidhur dhe në 3 biznese të tjera në Shqipëri.

Sipas kontratës e Regjistrit Tatimor, kapitali i kazino “Entertaimnet & Gaming” te resorti “Marina Bay”- Vlorë është 12 miliardë lekë, të sjella nga ‘Sinaloa’ e Meksikës, ku vëllezërit “Hysa” kanë aktivitetin e miliardave të El Chapos.

Sakaq firma “START CO” është në pronëso të Shupo Qendros,  i cili gjithashtu ka përfituar një serë teserash pa garë nga bashkia Durrës.

Lexo edhe:Emiriana Sako blen 530 metër kub beton, 41 milionë lekë ikin pa garë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimartan sakobesnik lulajrekyoresotirofskitenderauniversteti i durresit

Lajme të lidhura

Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull
Breaking Views

Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull

15:02 - 16/01/26
Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve
Breaking Views

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve

19:29 - 14/01/26
Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit
Breaking Views

Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit

15:21 - 13/01/26
Para
Shiu që bie jashtë futet brenda, rrezikohet xhamia e Et’hem Beut

Shiu që bie jashtë futet brenda, rrezikohet xhamia e Et’hem Beut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë
Aktualitet

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26

Një 42-vjeçar është riarrestuar nga karabinierët italianë, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht, duke thyer urdhrin e gjykatës për dëbim...

Lexo më shumë
SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

22:25 - 17/01/26
Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

22:24 - 17/01/26
Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

21:31 - 17/01/26
Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

21:06 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com