GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Rekuiem për Berluskonin

15:48 - 14/06/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Rekuiem për Berluskonin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ndriçim Kulla

Sot, e gjithë Italia është në zi kombëtare. Sot në sheshin përpara “Duomo”-s në Milano ekrane gjigandë do të transmetojnë ceremoninë e varrimit të njërës prej figurave më mbizotëruese të dekadave të fundit, Silvio Berluskonit, të atij që në vetvete ëshë quajtur ndryshe edhe “autobiografia e një kombi”. Përtej ndarjeve që mund të sjellë ky vendim, përtej keq-dashjes apo qejf-mbetjes që të tilla figura mbartin përherë mbi vete, përtej “shenjtërimit të papërshtatshëm” që të majtët i atribuojnë gjithë kremtimit dhe vlerësimit të tij, duhet të jemi të ftohtë e të përmbajtur, pasi historia nuk shkruhet kurrë vetëm nga njëra forcë politike, as nga historianë të një brezi a gjenerate.

Mund të jetë e vërtetë se Berluskoni në periudha të caktuara kohe ka arritur edhe ta ndajë vendin e vet, por kauza e tij e anti-komunizmit të ripërsëritur në shumë fushata të Italisë moderne, ka treguar të ketë qenë jo vetëm e drejtë dhe simbol i personalitetit të tij politik, por edhe jehonë fuqie dhe mbështetje për shumë popuj e vënde si Shqipëria që e kanë vuajtur këtë gjëndje dhe kanë parë të ringjallen e të vijnë për vite të tëra në pushtet bijtë e etërve komunistë, që vetëm petkun kanë ndërruar, por jo lëkurën. Është kjo trashëgimia më e madhe politiko-kulturore ajo që duhet t’i mveshim një figure të tillë në përshtatje me historinë e Shqipërisë dhe zhvillimin e saj demokratik të dekadave të fundit, ku të mbështjellë me teoritë e nacionalizmit dhe progresizmit, vazhdojnë të ruajnë po atë duan dhe po atë mentalitet të etërve të vet.

Por jo vetëm. Berluskoni mund të ketë marrë me vdekjen e tij mjaft mistere nga jeta e vet e trazuar, mjaft etiketime të një “seksisti” e kushedi çfarë, por shumë të tjera e kanë përkufizuar si njeriun me diellin në xhep, si njeriun që ishte i dashuruar me jetën, që besonte në zot dhe që ishte shembulli emblematik i pozitivitetit milanez. Edhe në situatën më të keqe ai përpiqej të gjente një të mirë, ashtu siç nuk donte kurrë t’i poshtëronte apo ti tallte kundërshtarët, qoftë edhe në futbollin e Milanit të tij legjendar, por përkundrazi t’i trajtonte me respekt e me buzëqeshje, sidomos në rastet e fitoreve të mëdha.

I pyetur se si do të donte të mbahej mend, si “il cavaliere” apo “il presidente”, si biznesmen apo si politikan, ai u përgjigj lakonikisht: dua të mbahem mend si një njeri i mirë, që ka dashur të bëjë sa më mirë për italianët dhe Italinë. Kjo është një shenjë e karakterit që ai e ka përcjellë përherë dhe që në historinë shqiptare me urrejtje, marifete dhe goditje nën brez e nën rrogoz në skenën politike, për të asgjësuar jo vetëm kundërshtarin, por edhe një entitet të tërë politik si opozita, mbetet si testament. Por ka dhe më. Ata lot dhe ai mallëngjim prej burri shteti dhe njeriu të madh, që ai derdhi në tragjedinë e Otrantos, ku u mbytën aq shumë emigrantë të pafajshëm shqiptarë, janë një kambanë humanizmi dhe shprese që do të jehojë përherë në veshët e çdo shqiptari, sidomos sot kur gjithmonë e më shumë vihet re një valë egërsimi e përçmimi për ta.

E djathta evropiane e ka pasur e do ta ketë përherë lider të vet historik, por do të na pëlqente që ai të kujtohej veçanërisht për mbështetjen pa kushte dhe pa ndasi partiake që ai i ka bërë Shqipërisë në çdo situatë dhe skenë politike, me një zë të fuqishëm dhe argumentues, të dashur e karizmatik, ashtu siç dinte të ishte vetëm ai. Për të gjitha këto, shqiptarët dhe Shqipëria, përtej së majtës dhe së djathtës, përtej gabimeve dhe jetës personale, duhet t’i jenë përjetësisht mirënjohës.

Etiketa: Ndricim KullaSilvio Berlusconi

Lajme të lidhura

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit
OP-ED

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit

07:55 - 15/04/26
Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi
OP-ED

Apeli i Hungarisë për zgjimin e Ballkanit dhe mbretëria jonë Kryeministrore

10:31 - 13/04/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Nufi shtie me top mbi Surrel që të trembë laraskat, Pirro Dengu qeth viçat e Vlorës!

09:27 - 13/04/26
Para
Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rriten importet e ilaçeve/ KLSH ngre alarmin: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ekonomi & Sociale

Rriten importet e ilaçeve/ KLSH ngre alarmin: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë

14:00 - 24/04/26

Një sistem që duhet të garantojë jetën e qytetarëve po dështon, duke iu ofruar atyre medikamente të skaduara dhe jo...

Lexo më shumë
Berisha: Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu

Berisha: Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu

13:23 - 24/04/26
Berisha njofton datën për protestën e radhës: Shqiptarët do të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër këtij regjimi hajdut

Berisha njofton datën për protestën e radhës: Shqiptarët do të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër këtij regjimi hajdut

13:04 - 24/04/26
I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Ish-vartësi i ballukut, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Ish-vartësi i ballukut, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

12:45 - 24/04/26
Gazeta greke: Batutat e Ramës nuk mjaftojnë për të siguruar dritën jeshile për afrimin me BE-në

Gazeta greke: Batutat e Ramës nuk mjaftojnë për të siguruar dritën jeshile për afrimin me BE-në

12:29 - 24/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com