GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Puna brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) rëndom nuk merr vëmendje të madhe. KPK-ja organizon sistemin prokurorial në Kosovë dhe, mes tjerash, emëron kandidatët për prokurorë dhe bën vlerësimin e performancës së tyre.

Pra, janë kryesisht çështje procedurale, ose shumë teknike.

Kjo, derisa nuk thirren konferenca të jashtëzakonshme gati çdo ditë, dhe shkëmbehen akuza e kundërakuza mes figurave të rëndësishme aty. Ose, derisa të mos ketë reagime të faktorit ndërkombëtar dhe ngritje alarmi nga organizatat që e monitorojnë punën e sistemit të drejtësisë.

Të gjitha këto ndodhën ditëve të fundit brenda shtëpisë së prokurorëve të Kosovës, dhe problemet duket se vetëm po thellohen.

E nisim nga e para.

Më 20 nëntor, anëtarë të KPK-së e shkarkuan Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Shkarkimi i Kelmendit ndodhi një ditë pasi ai u paraqit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, si dëshmitar lidhur me punën e tij në gjykatë në kohën kur kishte ndodhur Masakra e Reçakut më 1999.

Kelmendi tha se vendimi ishte i paligjshëm, dhe e çoi rastin për shqyrtim në gjyq. Në anën tjetër, kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, pretendoi publikisht se vendimi ishte marrë në përputhje me ligjin.

Për njohësit e drejtësisë, ky arsyetim nuk qëndron, pasi ai ishte ftuar si dëshmitar, e jo si i akuzuar në gjykatë, dhe për me tepër duket se nuk është ndjekur asnjë procedurë e nevojshme për shkarkimin e tij.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe disa organizata tjera që e monitorojnë sistemin e drejtësisë thanë se vendimi ndaj Kelmendit ishte “i paligjshëm, arbitrar dhe abuziv”, ndërsa u përmend “përbërja korporatiste” dhe një “grup i stërvjetër i interesit” brenda KPK-së.

Edhe në disa vlerësime të Komisionit të Venecias janë përmendur disa herë tendencat korporatiste brenda KPK-së, si dhe urgjenca për ndryshime në këtë institucion.

Për këtë arsye u tha se reformat janë thelbësore.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pretendoi se KPK-ja “prej kohësh është e kapur nga grupe interesi”.

“Reforma në KPK pritet të jetësohet në janar 2026, dhe ky është një hap i domosdoshëm për rikthimin e integritetit në institucion”.

Zbatimin e plotë të reformës e kërkoi edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, pas një takimi që zhvilloi me anëtarë të KPK-së, më 3 dhjetor.

Për çfarë reformash bëhet fjalë?

Duke i pasur parasysh vlerësimet e Komisionit të Venecias, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nevojën për pluralizëm, ndryshimet në Ligjin për KPK-në, që hynë në fuqi në qershor të këtij viti, parashohin që institucioni t’i ketë 7 anëtarë, për dallim nga 13 sa i ka tani, dhe të ketë edhe anëtarë joprokurorë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Kosovës.

Reforma pritet të fuqizohet plotësisht në janar, kur u skadon mandati pesë anëtarëve aktualë, të cilët nuk mund të rizgjidhen. Me ndryshimet e reja, kuorumi për të mundësuar vendimmarrjen arrihet në formatin pesë plus një anëtar.

Kelmendi u shkarkua me pesë anëtarë të pranishëm në mbledhje – katër prej të cilëve u skadon mandati në janar.

Situata aktuale brenda KPK-së përshkruhet si “luftë brenda llojit” nga Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI).

“Luftë brenda grupeve, dy grupeve të përbërjes aktuale. Është ai grupi i kastës së vjetër të KPK-së, të cilët po tentojnë të kenë ndikim dhe fuqi në vendimmarrjen e KPK-së, dhe është përbërja tjetër, të cilët po tentojnë që zëshëm ta realizojnë në tërësi reformën në KPK, sipas dispozitave të ligjit të ri dhe vlerësimeve të Komisionit të Venecias”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Një anëtar i KPK-së e akuzoi Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, se qëndron mbrapa tentimeve për ta shkarkuar Kelmendin, por Prokuroria mohoi çdo ndërhyrje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e dekretoi Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit në tetorin e 2023-tës, duke përmendur shkelje në procesin e përzgjedhjes nga KPK-ja.

Faktori ndërkombëtar kritikoi mënyrën e përzgjedhjes së Isufajt nga KPK-ja, dhe me raste ka kërkuar që procesi të kthehet në pikën zero.

Problemi i radhës…

Për t’i hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit, KPK-ja nuk e miratoi më 1 dhjetor raportin për zgjedhjen e anëtarit të saj të ri. Kryesuesi Hajdaraj tha se procesi pati defekte serioze dhe pretendoi se ishin premtuar favore.

Për shoqërinë civile, këto veprime po merren kundërligjshëm nga një pjesë e anëtarëve të KPK-së, shumicës prej të cilëve u kalon mandati në fillimin e vitit.

OJQ-të vlerësojnë se përzgjedhja e anëtarit të ri – Elza Bajrami-Kastrati fitoi më së shumti vota për një mandat pesëvjeçar në KPK – u bë duke u bazuar në një proces krejtësisht transparent.

Sikur për rastin e Kelmendit, ashtu edhe për plotësimin e pozitës së anëtarit të ri në KPK, vendimin përfundimtar duket se do ta marrin gjykatat.

Por, një gjë është e sigurt: gjithë këto zhvillime do ta dëmtojnë vendin në sytë e ndërkombëtarëve.

“Kosova mund ta ketë edhe kushtëzim [nga BE-ja], mund ta ketë si kriter matës të asaj se sa ka gatishmëri institucionale që reformat që janë realizuar në letër të realizohen edhe në praktikë”, vlerëson Bugaqku.

Edhe në Raportin e Progresit të BE-së për Kosovën për këtë vit u përmend që udhëheqja e KPK-së ka treguar vendosmëri të kufizuar për avancimin e sundimit të ligjit./REL

Lajme të lidhura

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”
Lajme

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Para
Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com