GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

RELAX…30 minuta vetëm për vete, si të qetësoheni çdo ditë

17:30 - 14/09/21
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
RELAX…30 minuta vetëm për vete, si të qetësoheni çdo ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për ata që kanë nevojë pushime, menaxhimi i kohës mes familjes dhe punës është një “garë” me pengesa. Por është e rëndësishme që të gjeni kohë cilësore për mirëqenien tuaj çdo ditë, të paktën gjysmë ore në ditë
Dita tipike, sidomos e një gruaje që punon, është një përpjekje e vazhdueshme ku përmirësimi në drejtim të qetësimin nuk vjen kurrë për më tepër kur në mes ekziston edhe një familje për t’u menaxhuar. Si të mbijetoni? Para së gjithash mundohuni të kuptoni orën tuaj biologjike (orën e gjumë-zgjimit ose të kundërtën). Në alternativë, filloni të shfrytëzoni në maksimum pushimin e drekës. Idetë për të shijuar kohë vetjake janë vërtetë të shumta: joga, biseda, banjë si “yjet” dhe përkëdhelje të çdo lloji. Impenjimet shpesh janë kaq të shumta saqë duket që të japin ndjesinë se 24 orë nuk janë të mjaftueshme për t’i bërë ballë gjithçkaje. Edhe pse duket si një mirazh, megjithatë, për çdo grua ekziston mundësia reale për të pasur për vete të paktën 30 minuta çdo ditë për t’iu dedikuar një sporti të caktuar, një hobi, një bisede me mikeshat ose thjesht për të bërë një sy gjumë. Këto 30 minuta duhet të bëhen një oaz i vërtetë personal, për t’u mbrojtur nga çdo pengesë e jashtme. Por si t’ia bëni për t’i dhuruar vetes gjysmë ore në ditë relaksim?
1 – Hapi i parë: axhenda në dorë
Axhenda për të cilën po flasim është ajo klasikja, pra letra. Kjo sepse me axhendën elektronike premtimet dhe propozimet e mira rrezikojnë të zhbëhen më lehtë. Ndërkohë që e “zeza mbi të bardhë” e axhendës tradicionale është memo më i mirë për ato që kanë vërtetë rëndësi.
2 – Hapi i dytë: përcaktoni një orar
Pra, çdo ditë është mirë që të përcaktoni orarin më të përshtatshëm për pushimin që do të bëni. Për shembull koha e mëngjesit, herët, mund të jetë një moment shumë i mirë, sepse përreth jush të gjithë flenë dhe orari i punës duket thuajse pak larg për ta filluar. Kjo sigurisht vlen më tepër për ata persona të cilët nuk janë gjumash. Zgjimi herët në mëngjes, dhe marrja e ajrit të pastër për gjysmë ore mund t’i japë një tjetër kuptim ditës suaj.
3 – Hapi i tretë: gjeni aktivitetin e duhur
Ju mund të bëni joga, të meditoni apo të ecni. Ose mund të dhuroni vetes një dush të mirë të ndjekur nga një mëngjes i shijshëm. Po kështu ju sugjerohet të lexoni ndonjë faqe libri të cilin e mbani gjithmonë në komodinë ose një revistë duke pirë një filxhan kafe ose lëngë frutash.
4 – Hapi i katërt: shfrytëzoni pushimin e drekës
Ndërkohë, kushdo që nuk gjen kohë për veten gjatë ditës mund të shfrytëzojë pushimin e drekës për një drekë ndryshe nga e zakonshmja. Ndonjë ide?
Një xhiro në këmbë, një kafe, akullore, diskutimet mbi in- formacionet rozë etj., janë të gjitha për t’u shfrytëzuar nga ju e do të shihni se për pak minuta do të çliroheni nga tensionet e impenjimeve apo të streseve të përgjithshme.
5 – Hapi i pestë: shijoni mbrëmjen
Për ata që arrijnë të relaksohen vetëm në mbrëmje, 30 minutat për veten mund t’i dedikohen një shëtitje duke dëgjuar muzikë të mirë, apo më saktë, atë të preferuarën; mund të shijoni një gotë verë me mikeshat e zemrës, të bëni ushtri- me relaksuese ose të qëndroni vetëm në shtëpi, apo në dhomën tuaj. Në rastin e fundit më mirë të sqaroheni me familjarët që mos t’ju shqetësojnë duke ju trokitur në derë për gjëra jo të rëndësishme.

Etiketa: qetesimrelax

Lajme të lidhura

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme
Aktualitet

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme

17:59 - 14/01/26
U divorcuan për shkak të BBVA? Menaxheri i Erik Lloshit flet për bashkëshorten e tij
Aktualitet

U divorcuan për shkak të BBVA? Menaxheri i Erik Lloshit flet për bashkëshorten e tij

17:45 - 13/01/26
PAMJE/ Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë sot në BBVA
Aktualitet

PAMJE/ Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë sot në BBVA

17:30 - 13/01/26
Para
Manaj tregon sekretin e Barcelonës, tregon arsyen pse zgjodhi Specian

Manaj tregon sekretin e Barcelonës, tregon arsyen pse zgjodhi Specian

TË FUNDIT

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali
Aktualitet

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali

19:37 - 15/01/26

Trupi i 35-vjeçares Floresha Prengu, e cila ishte zhdukur që prej 22 tetorit është gjetur 40 kilometra larg shtëpisë së saj...

Lexo më shumë
Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit

19:26 - 15/01/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

18:44 - 15/01/26
VanHorn: Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare

VanHorn: Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare

18:29 - 15/01/26
Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

17:58 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com