GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rëndë nga tumori, zbulohet gjendja e Pele pas operacionit

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rëndë nga tumori, zbulohet gjendja e Pele pas operacionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ylli brazilian Edson Arantes do Nascimento ‘Pele’ siguroi këtë të mërkurë se është “shumë mirë” dhe se ndihet “çdo ditë më mirë”, pasi një ndërhyrjeje për tumor në zorrën e trashë dhe trajtimit me kimioterapi.

“Miq, nuk kemi kohë që flasim për këtë. Dua t’ju bëj të ditur se jam shumë mirë. Ndihem çdo ditë më mirë“,-tha ish-sulmuesi 81-vjeçar në një mesazh të postuar në rrjetet e tij sociale.

Kampioni i tre herë i botës (1958, 1962 dhe 1970) i ​​shoqëroi fjalët e tij me një fotografi në të cilën shfaqet me grushtin e majtë të ngritur, i pajisur me një maskë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

“Mendoj se as maska ​​që përdor për t’u mbrojtur nuk mund ta fshehë lumturinë time. Shumë faleminderit të gjithëve që më dërgoni çdo ditë energji të mirë“, tha ai që konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori.

Pele u shtrua në spital gjatë muajit shtator pasi zbuloi një tumor në zorrën e trashë në ekzaminimet rutinë, të cilat i kishte shtyrë për shkak të pandemisë, ndërsa disa ditë më pasi iu nënshtrua operacionit.

Spitali Albert Einstein në Sao Paulo, ku ai qëndroi i shtruar gjatë gjithë asaj kohe, raportoi atëherë se idhulli brazilian do t’i nënshtrohej trajtimit me kimioterapi.

Që nga largimi i tij nga klinika nuk ka pasur asnjë informacion mjekësor për gjendjen shëndetësore të ish-yllit të futbollit.

Pele është shfaqur në disa raste përmes rrjeteve të tij sociale për të qetësuar miliona ndjekësit e tij dhe për të komentuar mbi çështjet aktuale sportive.

Hera e fundit ishte të hënën e kësaj jave për të festuar “performancën e mrekullueshme” të shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, Lewis Hamilton, pas fitores së tij të vështirë në Çmimin e Madh të Sao Paulo.

“Është shumë mirë të shohësh një pilot të F1 duke ngritur flamurin tonë në podium. Faleminderit që jeni ky që jeni”,-shtoi “O Rei”./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: gjendjepeletumor

Lajme të lidhura

Fundjava rikthen Superioren, e gjithë vëmendja te derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana
Sport

Fundjava rikthen Superioren, e gjithë vëmendja te derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana

09:44 - 08/10/26
Rivalët e ‘përjetshëm/ Ronaldo nderon Messin: Një histori që do të mbetet përgjithmonë!
Sport

Rivalët e ‘përjetshëm/ Ronaldo nderon Messin: Një histori që do të mbetet përgjithmonë!

21:14 - 07/10/26
Manchester City rrezikon masa disiplinore edhe në Europë, UEFA gati të ndërhyjë
Sport

Manchester City rrezikon masa disiplinore edhe në Europë, UEFA gati të ndërhyjë

18:44 - 07/10/26
Para
Merr flakë “Audi” në aksin Koplik i Sipërm-Dragovoi, shpëton 25-vjeçari

Merr flakë “Audi” në aksin Koplik i Sipërm-Dragovoi, shpëton 25-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëzohet kërkesa e PD-së për mocion me debat ndaj Vlora Hysenit, Balla: Hetimin ta bëjë SPAK!
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e PD-së për mocion me debat ndaj Vlora Hysenit, Balla: Hetimin ta bëjë SPAK!

11:10 - 08/10/26

Partia Socialiste ka rrëzuar me 76 vota kundër kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në...

Lexo më shumë
Deputeti Klevis Balliu përplaset me policët: Hapeni rrugën, nuk jeni në perimetrin tuaj

Deputeti Klevis Balliu përplaset me policët: Hapeni rrugën, nuk jeni në perimetrin tuaj

11:03 - 08/10/26
Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

10:46 - 08/10/26
Berisha paralajmëron socialistët: Videot e Adi Hilës janë lule para atyre që keni ju me Gys Agasin

Berisha paralajmëron socialistët: Videot e Adi Hilës janë lule para atyre që keni ju me Gys Agasin

10:43 - 08/10/26
Rama kërcënon deputetët në mbledhjen e grupit të PS: Kush nuk voton Reformën territoriale le të ikë

Rama kërcënon deputetët në mbledhjen e grupit të PS: Kush nuk voton Reformën territoriale le të ikë

10:37 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com