Muaji Shkurt ka menduar për të gjitha shenjat sepse do t’iu sjellë jo vetëm çfarë duan, por edhe çfarë nevojitet për ta.
Meri Shehu, e ftuar ne “Rudina” në Tv Klan, thekson se data më e rëndësishme e këtij muaji është 16 Shkurti. Ndërkohë, astrologia e njohur prezantoi si çdo fillim muaji, renditjen e shenjave nga ajo me më pak fat tek kryesuesja.
- Shigjetari
Janë jashtë shenjave fikse dhe planetët në Bricjap i bëjnë të ndihen më nervozë drejt kërkimit të ekonomisë, sigurisë, pavarësisë. Hëna e re në Ujor do iu japë dëshirën për një ndryshim radikal. Ky ndryshim nuk mund të bëhet në karakterin e Shigjetarit sepse Saturni afër Hënës së re i thotë që duhet të ndjekësh një rregull e të kontrollohesh. Kjo do ta bëjë të ndiejë një pamundësi për të vepruar. Me Hënën e plotë në Luan do të bëjë gjëra të mrekullueshme dhe në datën 16 do ta shijojë si askush dashurinë.
- Binjakët
Kanë nevojë të pozicionohet në lidhje me fushën e ligjit, arsimit, udhëtimeve apo një kualifikimi të rëndësishëm. Iu del përpara një njeri i rëndësishëm që iu kërkon llogari për veprimet e tyre. Vetëm Binjakët e kualifikuar dhe shumë të zgjuar mund ta shfrytëzojnë Hënën e re nesër dhe të kapërcejnë testin.
- Peshorja
Kanë një katërkëndësh me shumë planetë në shenjën e Bricjapit dhe duhet t’i japin shumë vëmendje gjatë Shkurtit jo vetëm dashurisë, që do jenë një nga shenjat e favorizuara në fakt. Nesër dhe gjatë javës që vjen duhet të marrin një vendim të rëndësishëm lidhur me ndjenjat e tyre. Do të merren me fushën e ekonomisë familjare dhe kjo do të jetë një lodhje që do i fusë në shpenzime të tepërta. Rreth datës 14, këto shpenzime do iu krijojnë nervozizëm, ndaj duhet të bëjnë llogaritë. Hëna e plotë në Luan do të jetë mbështetje e dhuratë gjatë këtij muaji.
- Dashi
Derisa ta kuptojnë që janë liderë në këtë periudhë do t’iu marrë pak kohë. Hëna e re në Ujor iu thotë që do të bëni diçka vetëm nëse e besoni dhe vetë. Nesër dhe javën që vjen do të kenë një takim të rëndësishëm me dikë po aq me rëndësi që do iu kujtojë diçka. Janë ndër shenjat më të favorizuara në dashuri ndaj rreth datës 16 do të marrin diçka mbrapsht prej saj.
- Luani
E dëgjuan veten shumë, duhet të presin mesin e muajit Shkurt për të parë finalizime të bukura në jetën e tyre. Mund të shpresojnë për gjëra të mëdha e të vogla. Do kenë shije të bukur, do blejnë gjëra të rëndësishme apo biznese, por do iu duhet të presin mesin e muajit për finalizimin. Do fillojnë një bashkëpunim ose do kenë kërkesa më serioze që në fillimin e këtij muaji.
- Demi
Janë në vendin e shtatë sepse diagonalja familje-karrierë është pak e goditur nga ndryshime të papritura. Një epror i vë përballë një zgjedhjeje, largohet një drejtues i rëndësishëm ose një marrëdhënie familjare duhet të rregullohet në bazë të risive. Diçka e madhe dhe e rëndësishme po ndodh në familjen apo punën e tyre. Duhet të jenë të vëmendshëm sepse janë në rrugë të mirë, por Urani përmbys situatat dhe Hëna në Ujor nuk është rrezatim siç e dëshirojnë.
- Gaforrja
Do merren shumë me punën, do ndryshojnë, do vënë kushte të reja, do bëhen seriozë apo do largojnë dikë për të marrë masa që të organizohen siç duhet. Do bëjnë një sakrificë, do largojnë dikë të njohur ose do bashkëpunojnë me një të njohur që nuk do iu krijojë lehtësira. E rëndësishme është ana ekonomike që do të duket më shumë pas datës 16 Shkurt.
- Bricjapi
Ka ende shumë planetë në shenjën e tyre. Marsi, Afërdita dhe Mërkuri, planetët e përditshmërisë i vendosin në qendër të vëmendjes. Në datën 14-15 do të afrohen Afërdita e Marsi në shenjën e tyre. Afërsia është e mirë, por ka edhe shkëndija sherri e shpërdorime të ndryshme, ndaj të kenë kujdes me shprehitë. Në ekonomi do të marrin drejtime të mira dhe finalizim me sukses drejt datës 16 Shkurt.
- Ujori
Këtë muaj Dielli në shenjën e tyre i favorizon dhe Hëna e re nesër në shenjën e tyre i jep liri, lajme pozitive, por Saturni do i mbajë pak më të heshtur dhe seriozë sesa janë në të vëtrtetë. Do të takohen me një njeri të ditur, por do të kenë nevojë për një udhërrëfëryes në jetën e tyre. Hëna e plotë në Luan përballë shenjës së tyre në datën 16 do iu plotësojë një dëshirë.
- Akrepi
Do marrë mbështetje të fortë nga Bricjapi dhe Jupiteri në shenjën e Peshqve. Gjatë muajit Shkurt, planetët në Bricjap do kenë një lidhje shumë të mirë me planetin e fatit në shenjën e Peshqve dhe Neptunin, ndaj disa ëndrra realizohen për shenjat e Tokës dhe të Ujit. Akrepi si shenjë Uji do ketë lehtësirat e romancat e veta që do të përfaqësohen mirë. Rreth datës 16 pritet një ndriçim në karrierë. Me Hënën e re në Ujor duhet të shohin mirë kushtet ose ndryshimet në jetën familjare.
- Peshqit
Nga data 18 fillon ditëlindja e tyre, është një muaj që iu jep fat, mundësi, mbështetje e përkrahje. Çështjet ekonomike, erotike, ballafaqimet do të jenë më të mira dhe më shumë mundësi investimi. Hëna e re në Ujor do i pengojë pak në vijueshëmrinë e tyre të punëve që prej së nesërmes e deri në Hënën e plotë në Luan në datën 16 që do iu sjellë probleme në përditshmëri.
- Virgjëresha
Fat në dashuri, projekte e do të kenë mundësi të ngrihen ekonomikisht. Do të çlirohen shpirtërisht, do të bëjnë gjëra të mira, të mendojnë projekte të bukura e të merren me artin. Do të kenë shumë fat në gjërat që kanë të bëjnë me fëmijët, me dashurinë dhe një projekt të rëndësishëm. Një lajm i mirë pritet gjatë fillimit të javës, por me kujdesin që të bëjnë një pakt të rëndësishëm me njerëz seriozë ose të vendosin kushte që të jetë sa më i mirë për ta.
Discussion about this post