GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Renditja/ Tiranës i duhet një mrekulli për mbijetesën, ndryshon çdo gjë në “Final Four”

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Renditja/ Tiranës i duhet një mrekulli për mbijetesën, ndryshon çdo gjë në “Final Four”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kategoria Superiore luajti sot javën e parafundit të saj, me ndeshje të cilat prodhuan në total vetëm 5 gola.

Spikasin fitoret e arta të Bylisit, Teutës dhe Laçit, ndërkohë që dueli mes Elbasanit dhe Vllaznisë dhe Egnatia-Skënderbeu u mbyllën pa fitues.

Më triumfin 0-1 ndaj Tiranës, durrsakët e Bledar Hodos, ‘blinduan’ vendin e gjashtë, ndërkohë që në rastin më të keq të mundshëm Teuta do e mbyllë sezonin në vendin e 7-të duke shmangur kështu edhe “Play Out”-in.

Ndërkohë që në javën e fundit, do të mësohet skuadra që do e mbyll sezonin e 4 fazave në vendin e parë mes Egnatias dhe Vllaznisë.

Duket se verdiktet përfundimtare do të mësohen javën e fundit, teksa Teuta tashmë ka shpëtuar edhe matematikisht sezonin, pas triumfit në kryeqytet.

Tiranës tashmë për të shmangur rënien nga Kategoria i duhet një mrekulli më vete. Tirana tashmë nuk ka asgjë vetë në dorë, ndërsa gjithçka do të varet nga rezultati i duelit Skënderbeu-Bylis dhe takimi mes bardhebluve dhe Dinamos.

Skuadra e Shkëmbit duhet të mposhtë skuadrën e Dajës, ndërsa takimi në Korçë mes Skënderbeut dhe Bylisit nuk duhet të përfundojë në barazim.

Zhvillime ka edhe në zonën e “Final Four”. Ajo që bie në sy në pjesën e sipërme të klasifikimit është ndryshimi i vendeve mes Vllaznisë dhe Dinamos, si dhe i Elbasanit me Partizanin, pasi tani janë verdheblutë që ngjiten të katërtit në zonën e katërshes që lufton për titullin.

Humbja e Partizanit ndaj Bylisit dhe barazimi i Elbasanit me Vllazninë zbret të kuqtë në vendin e 5-të. Dy skuadrat do të përballen mes tyre në javën e fundit teksa skuadra e Gegës i bën punë vetëm fitorja.

Renditja:

Etiketa: Final FourmbijeteseTirana

Lajme të lidhura

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Para
Arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Itali, i gjendet kokainë me vlerë 4 milionë euro

Arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Itali, i gjendet kokainë me vlerë 4 milionë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë
Aktualitet

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26

Studentja Anjeza Marku, aktiviste në protestën e studentëve dhe qytetarëve, e ftuar në News24, foli për protestën e madhe kombëtare,...

Lexo më shumë
Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com