Kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi është dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë. Mësohet se shëndeti i tij është rënduar pas plagosjes me thikë që i bëri autori Orgest Xhelili.
Pas ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin e Lushnjes, ai është nisur për ndihmë më të specializuar në kryeqytet.
Lexo edhe: Plagosja e Kokoneshit, revoltohet Braçe: Sulm i pastër kriminal
I njëjti vendim u mor edhe për shoferin e Kokoneshit, Gazmend Bullari, i cili mori gjithashtu goditje në bark pasi tentoi të mbronte kryetarin e Bashkisë gjatë sulmit.
Sipas informacioneve, thika i ka prekur Bullarit pjesën e stomakut.
Discussion about this post