GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rëndohet pozita e Veliajt/ SPAK i sekuestron një pronë të fshehtë

17:27 - 22/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lalin e zhveshi Ajola, SPAK-un e zhveshi Veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një sekuestro preventive është vendosur nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) mbi një pasuri të paluajtshme në emër të një subjekti tregtar, në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Hetimet ndaj tyre fokusohen tashmë edhe në veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

SPAK njofton se ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, duke hetuar Veliajn dhe Xoxën për një sërë veprash penale, përfshirë korrupsionin pasiv dhe aktiv, pastrimin e parave, deklarata të rreme përpara oficerëve të policisë gjyqësore dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Pas hetimeve paraprake, prokuroria speciale ka arritur në përfundimin se ekzistojnë prova të arsyeshme që Veliaj dhe Xoxe kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të deklarimit të rremë të pasurisë. Për këtë arsye, më 20 maj 2025, emrat e tyre janë regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale për këtë akuzë shtesë.

Me kërkesën e SPAK-ut të datës 20 maj 2025, GJKKO vendosi sekuestron preventive të pasurisë së paluajtshme të regjistruar në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk. Sipas të dhënave të mbledhura, ekziston dyshimi i arsyeshëm se Veliaj dhe Xoxe kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri fqinje me apartamentin e tyre në rezidencën Kodra e Diellit, thotë SPAK.

Hetimet e SPAK-ut po vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj çështjeje dhe për të përcaktuar përgjegjësinë penale të personave të përfshirë në hetim.

Veliaj ndodhet pas hekurave nën masën e sigurisë arrest në burg, që prej Shkurtit 2025, ndërsa kërkesat e tij për liri janë refuzuar nga gjykatat. Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se krijuan një skemë korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh rreth tij me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro.

Etiketa: Erion VeliajKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Para
I përfshirë në dosjen e inceneratorit, policia jep detaje për arrestimin e Juri Ymerajt në Romë

Detaje për trafikun e drogës Shqipëri-Itali, për transport përdoreshin edhe persona me aftësi ndryshe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ndodhet në Elbasan për një vizitë me rastin e Ditës së Verës, u...

Lexo më shumë
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com