GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

RENEA arreston Kreshnik Farrukun (Budllën) për llogari të SPAK-ut

23:06 - 11/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
RENEA arreston Kreshnik Farrukun (Budllën) për llogari të SPAK-ut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat RENEA të Policisë së Shtetit kanë arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune 51-vjeçarin Kreshnik Farrukun alias Kreshnik Budlla për llogari të Prokurorisë së Posaçme. Lajmi për kreun e klanit “Farruku” konfirmohet nga burime për mediat.

Kreshnik Farrukun alias Kreshnik Budlla u vetëdorëzua mbrëmjen e të hënës së bashku me vëllain e tij, Erneo Farruku, 37 vjeç, në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Por, mësohet se pas vetëdorëzimit Kreshnik Farruku (Budlla) ishte lënë në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Durrësit në pritje të procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.

Gjithsesi, ditën e sotme atij i janë vënë sërish prangat me urdhër të SPAK-ut, por ende nuk dihet se për çfarë akuzohet nga Prokuroria e Posaçme.

Kreshnik Farruku alias Budlla del në dosjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, por në atë operacion SPAK nuk lëshoi asnjë masë sigurie për të.

Nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni “Sky Ecc” doli se ish-deputeti i jepte informacione sekret të shpallurit në kërkim Kreshnik Budllas. Çyrbja e informonte që të kontrollonte ambientin përreth banesës së tij, pasi kishte informacion se mund të ishte në vëzhgim nga punonjësit e Shërbimit Informativ

Gjithsesi, nuk dihet nëse SPAK e ka arrestuar për çështjen e mësipërme apo janë zbardhur ngjarje të reja nga aplikacioni “Sky Ecc”, ku tashmë Kreshnik Farrukut (Budllës) i është identifikuar kodi.

Në vitin 2023, Kreshnik Farruku (Budlla) u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe nga Spanja pas një megaoperacionit kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës. Në atë kohë u kap 2 ton kokainë që dyshohet se ishte porositur nga klani Farruku në Ekuador dhe do të futej në Spanjë.

Kush është Kreshnik Farruku alias Kreshnik Budlla?

Kreshnik Farruku (Budlla) ka përdorur 10 emra për t’i shpëtuar drejtësisë, teksa në maj të vitit 2010, ai u arrestua së bashku me 7 anëtarë të tjerë të bandës në Barcelonë për trafik kokaine.

Në vitin 2014, Kreshnik Farruku u arratis nga burgu dhe u arrestua në vitin 2019 teksa kërkohej në Spanjë e Itali për trafik kokaine dhe vjedhje të disa banesave.

Ndërkohë, në vitin 2015, Kreshnik Farrukut (Budllës) iu bë një atentat në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Ai ishte në shoqërinë e kunatit të tij, Rinald Budlla, dhe të dy shokëve, kur u qëllua me armë zjarri, ndërsa u plagos një kalimtare.

Sipas medieve spanjolle Kreshnik Budlla dyshohej për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në vitin 2010, për shkak të pazareve të drogës, por më pas rezultoi se atentatin e kishte porositur Devi Kasmi, që u vra në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, në muajin Dhjetor të vitit të kaluar, Kreshnik Budllës (Farrukut(, së bashku me vëllain e tij, Erneo Farruku iu konfiskuan 27 pasuri, më konkretisht disa prona në Tiranë dhe Durrës, apartamente në ndërtesa luksoze, automjete të markave “Mercedes Benz” dhe “Smart”, si dhe bizneset “Eco Energy System” dhe “Rrotull-Beton”. Pasuritë dyshohet se ishin vendosur nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave
Aktualitet

Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave

20:27 - 03/03/26
Supergoditje në Ekuador, bie karteli shqiptar i kokainës, 16 të arrestuar
Aktualitet

Supergoditje në Ekuador, bie karteli shqiptar i kokainës, 16 të arrestuar

19:47 - 03/03/26
Kampi MEK, ekspertët: Shqipëria të jetë gati për sulme kibernetike nga Irani
Aktualitet

Kampi MEK, ekspertët: Shqipëria të jetë gati për sulme kibernetike nga Irani

19:19 - 03/03/26
Para
Zarfi i zi/ Ja dënimi i ashpër që mori G Bani pas sherrit me Laertin

Zarfi i zi/ Ja dënimi i ashpër që mori G Bani pas sherrit me Laertin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën ditën e sotme, 4 Mars 2026

07:18 - 04/03/26

Dashi Keni hyrë në një fazë më të kthjellët dhe më strategjike, ku reagimet impulsive zëvendësohen nga vizioni afatgjatë. Është...

Lexo më shumë
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026

07:16 - 04/03/26
Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi

Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi

23:29 - 03/03/26
Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico

Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico

23:21 - 03/03/26
Në zjarr konsullata amerikane në Dubai, u godit nga një dron iranian

Në zjarr konsullata amerikane në Dubai, u godit nga një dron iranian

22:01 - 03/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com