GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

RENEA vijon kontrollet në Vlorë, në Shkodër sekuestrohet arsenal armësh (FOTO)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
RENEA vijon kontrollet në Vlorë, në Shkodër sekuestrohet arsenal armësh (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

RENEA dhe FNSH po vijojnë kontrollet në Vlorë, në një operacion që nisi mbrëmjen e së dielës, ku u ndaluan 6 persona, ndërsa u kapën dy armë zjarri (pistoletë, me fishekë në fole).

Sipas raportimeve, mbrëmjen e së hënës është ndaluar një tjetër person. Ende nuk ka të dhëna mbi të ndaluarin e fundit nga RENEA, por nga burime mësohet se operacioni i kontrolleve në qytetin e Vlorës do të vijojë për disa ditë.

Mbrëmjen e së dielës Policia arrestoi Satilno Basho dhe Mariglen Aliaj, të cilëve gjatë kontrollit fizik iu gjetën një pistoletë Glock dhe  një TT, me fishekë në fole, të gatshme për qitje.

Gjithashtu forcat speciale arrestuan edhe 4 persona të tjerë, 3 prej të cilëve pjesë të njëjtit grup kriminal me dy të arrestuarit e tjerë të cilët u kapën të armatosur.

Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj akuzohen për moskallëzim krimi, pasi dyshohet se kanë patur dijeni për 2 shtetasit e armatosur.

Gjatë këtij operacioni policia sekuestroi edhe 3 automjete që posedonin shtetasit e arrestuar, 2600 Euro dhe 8 celularë.

Ndërkohë edhe në Shkodër, Policia arrestoi një person, të cilit iu gjet një arsenal lënde shpërthyese tritol, ganata, kapsolla detonatore etj,  i cili në momentin e ndërhyrjes nga Policia, u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë narkotike që kishte kultivuar në afërsi të banesës së tij.

Policia ka sekuestruar në total: 1 armë zjarri automatik, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarrpërcjellës, 18 granata dore, 13 ndezës të unifikuar, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë e dhjetra bimë kanabis të kultivuara.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit

Angazhim maksimal i strukturave të Policisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.

📍Në Vlorë, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve, në bazë të inteligjencës policore, parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me disa armë zjarri. Policia vuri në pranga 6 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal, 2 prej të cilëve u kapën në flagrancë në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje.

📍Në Shkodër, Policia vuri në pranga poseduesin e një arsenali lënde shpërthyese tritol, ganata, kapsolla detonatore etj,  i cili në momentin e ndërhyrjes nga Policia, u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë narkotike që kishte kultivuar në afërsi të banesës së tij.

✅Gjatë 2 operacioneve, u sekuestruan në total: 1 armë zjarri automatik, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarrpërcjellës, 18 granata dore, 13 ndezës të unifikuar, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë e dhjetra bimë kanabis të kultivuara.

Etiketa: Kryesore1PoliciaShkodërVlore

Lajme të lidhura

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
Aktualitet

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26
“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë
Aktualitet

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

13:22 - 26/10/26
Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm
Aktualitet

Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

13:12 - 26/10/26
Para
‘Ndërhyrja e Greqisë për Belerin është skandaloze’

‘Ndërhyrja e Greqisë për Belerin është skandaloze’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
Aktualitet

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26

Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentore...

Lexo më shumë
Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

13:30 - 26/10/26
“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

13:22 - 26/10/26
Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

13:12 - 26/10/26
“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

12:46 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com