GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

RENEA zbarkon në Elbasan/ Dyshohet se në “BMV” fshihej i shumëkërkuari Talo Çela

20:30 - 29/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
RENEA zbarkon në Elbasan/ Dyshohet se në “BMV” fshihej i shumëkërkuari Talo Çela
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasditen e sotme fshati Papër në Elbasan është tronditur nga të shtënat, pasi iu bë atentat një makine tip BMW. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur Ura e Zezë, në afërsi të rrugës së Cërrikut.

Ndërkaq Forcat Speciale RENEA, kanë zbarkuar në afërsi të fshatit Papër.  Pak më para gijotina.com raportoi se në këtë atentat dyshohet për një person të plagosur, si dhe brenda mjetit janë gjendur 5 litra benzinë po ashtu dhe një kallashnikov.

Ka dyshime të forta se në mjet ndodhej i shumëkërkuari Talo Çela. Në kryqëzimin e Peqinit janë bërë disa atentat të ngjashme dhe në bazë të provave paraprake, Policia ka krijuar dyshime se në makinën e zezë ndodhej personi që ata kërkojnë prej vitesh, Talo Çela.

Në rrugë janë gjetur gëzhoja armësh dhe xhama të thyer, ndërkohë nuk dihet se kujt i përket ky mjet. Edhe Policia e Elbasanit konfirmon se targat e mjetit BMË rezultojnë të vjedhura në Durrës. Ato i përkasin një mjeti “Opel”.

Forcat Speciale janë thirrur në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Elbasanit dhe menjëherë sapo kanë marrë udhëzimet, kanë nisur krehjen e zonës në këmbë. Dyshohet se po në këmbë janë larguar dhe personat që ndodheshin në BMW, kurse mjeti tjetër që ka hapur zjarr është larguar në drejtim të paditur.

Kush është i shumëkërkuari Talo Çela

Talo Çela është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia pasi Gjykata e ka dënuar në mungesë për grabitjen e 4.6 milion eurove në barkun e një avioni në Aeroportin e Rinasit. Ai bashkë me 7 persona të tjetër është futur një vit më parë në pistën e aeroportit dhe në momentin kur paratë e disa bankave po futeshin në barkun e një avioni për tu dërguar jashtë vendit, nën kërcënimin e armës kanë kryer grabitjen.

Talo Çela akuzohet gjithashtu dhe si personi që ka vrarë dy vëllezërit Haxhia në Durrës, më datë 27 prill 2020, te tregu i makinave. Sipas policisë, Talo Çela dyshonte se vëllezërit Haxhia kishin informacion se ku fshihej shuma e parave të grabitura në Rinas. Ai iu ka kërkuar që të tregonin vendin, por ata kanë refuzuar.

Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Etiketa: aksidentatentatElbasanKryesore1PlagosjeTalo Cela

Lajme të lidhura

I shpallur në kërkim për drogë, pranga 35-vjeçarit në Malësi të Madhe
Aktualitet

I shpallur në kërkim për drogë, pranga 35-vjeçarit në Malësi të Madhe

09:53 - 03/01/26
Situatë e vështirë në veri: Familje të izoluara në disa akse rrugore të Shkodrës
Aktualitet

Situatë e vështirë në veri: Familje të izoluara në disa akse rrugore të Shkodrës

09:46 - 03/01/26
Raporti 2025: Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar
Aktualitet

Raporti 2025: Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar

22:30 - 02/01/26
Para
FOTO/ Çfarë po kurdis Basha? Takon demokratët e degës 2 në Tiranë

FOTO/ Çfarë po kurdis Basha? Takon demokratët e degës 2 në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmi me raketa në Venezuelë, presidenti i Kolumbisë: Akt i papranueshëm
Botë

Sulmi me raketa në Venezuelë, presidenti i Kolumbisë: Akt i papranueshëm

10:01 - 03/01/26

Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka dënuar sulmin me “raketa” ndaj Karakasit, pasi shpërthime të fuqishme u dëgjuan në kryeqytetin venezuelian. Presidenti Nicolas Maduro...

Lexo më shumë
I shpallur në kërkim për drogë, pranga 35-vjeçarit në Malësi të Madhe

I shpallur në kërkim për drogë, pranga 35-vjeçarit në Malësi të Madhe

09:53 - 03/01/26
Situatë e vështirë në veri: Familje të izoluara në disa akse rrugore të Shkodrës

Situatë e vështirë në veri: Familje të izoluara në disa akse rrugore të Shkodrës

09:46 - 03/01/26
Bombardimet/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme: Një sulm i tillë kërcënon paqen

Bombardimet/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme: Një sulm i tillë kërcënon paqen

09:11 - 03/01/26
Karakas tronditet nga shpërthime, në sfond përplasja SHBA–Venezuelë

Karakas tronditet nga shpërthime, në sfond përplasja SHBA–Venezuelë

08:35 - 03/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com