GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Rënia e Bashkisë së Veliajt në Lanë

19:00 - 24/05/22
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Rënia e Bashkisë së Veliajt në Lanë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rënia në Lanë e autobusit mbushur me pasagjerë është metafora më përfaqësuese e gjendjes ku e ka degdisur transportin publik në Tiranë bashkia e Erion Veliajt. Prej vitesh, shërbimi urban ka rënë në Lanë dhe degradon çdo ditë. Me autobusë të vjetër që zvarriten lëngueshëm rrugëve të Tiranës si kortezhi i një qyteti që po vdes vetëm një gjë është e sigurtë: nuk do të arrish kurrë në kohë në destinacion.

Në këtë verë të hershme, udhëtimi me autobusët urbanë të Bashkisë apo kompanive private të licensuara prej saj i përngjason një procesi të ngadaltë dhe të pamëshirë pjekjeje në krematorium. Një holokaust i vërtetë.

Shumica dërrmuese e banorëve të këtij qyteti shkojnë në punë, në shkollë, për vizitë tek të afërmit e deri për vizita mjekësore me këtë shërbim mesjetar. Secilit prej nesh i ka rënë të përjetojë torturën e autobusëve pa dritare, pa kondicionerë, të tejmbushur me pasagjerë, që presin në çdo vendqëndrim për minuta të tëra, që ecin ngadalë për të mbledhur si fshesë me vakum çdo hallexhi që rend për në destinacion.

Nëse ka një fushë ku Erion Veliaj dhe Bashkia e drejtuar prej tij kanë dështuar në mënyrë spektakolare, ky është transporti publik. Askund në Europë nuk gjen dot një shërbim urban kaq të amortizuar dhe skandaloz. Askund në Europë, banorët e metropoleve nuk kanë vetëm një mënyrë për transportin publik. Në Tiranë ne jemi të mallkuar me vetëm një opsion dhe ai është më i keqi në të gjithë Europën në llojin e tij.

Në asnjë metropol të Europës, biletat e udhëtimit nuk shiten e blihen me lekë në dorë si në autobusët e Tiranës. Në asnjë qytet të Europës, autobusët nuk parkojnë stacioneve për të pritur të mbushen me udhëtarë. Kudo, shërbimi i transportit urban është një shërbim për publikun, jo një PPP monopolistike.

Megjithatë, nuk kemi dëgjuar që për këto kushte skandaloze dhe të padenja as për vendet e Afrikës, të shprehë shqetësim apo interesim ndonjë drejtues i Bashkisë së Tiranës apo ndonjë këshilltar Bashkiak. Ajo që kemi parë janë vetëm spotet surreale të fushatave elektorale ku Erion Veliaj shfaqet duke biseduar me qytetarë të relaksuar në autobusë të pastër e të mirëmbajtur, ku qëndrojnë si pa mendje pak pasagjerë. Dihet se ata janë të gjithë personazhe të një filmi që kërkon t’ua fshijë qytetarëve djersët e torturës me freskinë e propagandës që gumëzhin hareshëm nga kutia e televizorit.

Jashtë kutisë së gënjeshtrave të propagandës, qytetaret me koka të lidhura dhe flokë të rënë nga kimioterapia torturohen me orë të tëra autobusëve të amortizuar të shërbimit urban në Tiranë. Jashtë kësaj kutie të zezë, fëmijë të shumicës së varfër të familjeve të Tiranës dremisin në krahët e djersitur të nënave të tyre që mezi qëndrojnë në këmbë dhe kërkojnë më sy të dëshpëruar një dritare të hapur për pak ajër.

Jashtë saj, pak se rrugët e Tiranës janë në kaos të plotë dhe ajri në këtë qytet të asfikson, vendqëndrimet e autobusëve ngjajnë me stacione trenash të fillimshekullit të njëzetë ku turma memece e të pafuqishme presin mbërritjen bujare të një autobusi që nuk do t’i marrë dot të gjithë.

Jashtë kutisë së televizorit gjendet kutia e zezë e Bashkisë së Tiranës që është rrëzuar shumë përpara atij autobusit të ngjyer me ngjyrë bari, me epitetin hibrid e që përpara se të bjerë në Lanë, ka helmuar çdo cep të qytetit me marmitën që vjell tym të zi.  Aty në Lanë ka rënë edhe Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj. Po të duan le ta ruajnë aty si relike të keqqeverisjes lokale.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajetirorialGIJOTINAkryesore2Lanerenia

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Para
“Që të ishte killer serial nuk e besoja”, Zagani: Më futën në një qeli me Dumanin për…

“Që të ishte killer serial nuk e besoja”, Zagani: Më futën në një qeli me Dumanin për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com