GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Rënia e Lalit, pasqyra ku çdo ministër i ri duhet të lexojë fatin

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Rënia e Lalit, pasqyra ku çdo ministër i ri duhet të lexojë fatin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Ndërkohë që shumica e kastës socialiste prisnin me ankth dhe zemërdridhje mësimin e emrave të të preferuarve të Ramës në qeverinë e re, kryeministri i ka surprizuar të gjithë duke krijuar një lajm më të madh: fundin e Erion Veliajt.

Duke u shtirur si zemërthyer nga vendimet e padrejta të drejësisë, duke përmendur sa për të larë gojën izolimin pa dënim të kryebashkiakut të zgjedhur tre herë, Rama ka shpallur përfundimin e mandait të tij.

Për këdo që i ka pasur sytë hapur, kjo që ngjau sot, mund të përbëjë një surprizë për kohën se kur ndodhi, por jo për fatin e paracaktuar. Prej kohësh Veliaj po trajtohej si lebroz nga shefi i tij. Ministria e drejtësisië e ka privuar atë nga të drejtat si i burgosur i zakonshëm, njerëzit e tij u shkarkuan nga bashkia, mbështetësit e tij u përjashtuan nga grupi i ri parlamentar i PS.

Pra tani, kur Rama shpalli se Këshilli Bashkiak do të fillojë procedurat për shkarkimin e kryebashkiakut të burgosur, madje kur shkoi edhe më larg, kur paratha ndryshime ligjore për të bërë të mundur këtë shkarkim, nuk ka më dyshime se në rastin më të mirë (pra edhe nëse s’duam të besojmë se e ka urdhëruar vetë) ai ka qenë i sinkronizuar me SPAK-un në goditjen ndaj Veliajt.

Në këtë kuptim, hedhja e Lalit si limon i shtrydhur, pikërisht në ditën emërtimit të ekipit Rama 4, tregon shumë për ata që po marrin detyrat e reja sot. Për një pjesë ministrash që ndryshuan dikaster, por sidomos për gjashtë rishtarët e kabinetit, nuk ka asnjë pikë reference se si duhet të sillen për të pasur fat në të ardhmen e tyre. Besfort Lamallari tek drejtësia, Evis Sala tek shëndetësia, Sofian Jaupaj tek mjedisi, Ervin Demo tek pushteti lokal, Toni Gogu tek marëdhëniet me parlamentin dhe Andis Salla tek bujqësia, nuk kanë asnjë eksperiencë ku të mbështeten. Rasti i Erion Veliajt i lë ata pa busull.

Kryebashkiaku i burgosur konsiderohet ende si shembull suksesi nga partia e tij. Ai qëndron në memorie si njeriu që i mundi kundërshtarët tre herë në zgjedhje, që transformoi e modernizoi Tiranën, që pati mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë politikan në mjediset artistiko sportive të kryeqytetit.

Nga ana tjetër ai diti të tregohej servili par excellence i shefit. Edhe duke ulur kokën për të pranuar urdhra për të bojatisur muret e shkallëve, apo për të ndjekur nga pas lopën e një fshatari, ai nuk thoshte kurrë jo. Nuk e bënte këtë as kur, kundër dëshirës së tij, merrte përsipër kostot e shembjes së teatrit të dëshëruar nga shefi apo kur, ndonëse nuk kishte lidhje, përzihej me zgjedhjet në federatën e futbollit.

Por as suksesi sipas parametrave rilindas, as aftësia prej bythëlëpirësi ndaj të madhit, nuk e shpëtoi atë nga rokullisja më dramatike që ndonjë politikan i këtyre tre dekadave ka pësuar ndonjëherë.

Atëherë duke parë këtë fat tragjik, epilogu i të cilit u shkrua pikërisht në ditën e emërimit të tyre të parë, ç’duhet të mendojnë ministrat e rinj ? Kush e përcakton fatin dhe të ardhmen e tyre politike? A ka më rëndësi puna, bindja e verbër, apo edhe këto sëbashku, mund të zerohen papritmas, thjeshtë për teka apo kalkulime perverse të kryeministrit ?

Natyrisht nuk ka dyshim se ashtu si Veliaj, ministrat rishtarë do të kenë mundësi të vënë dhjamë, të pasurohen shpejt, të krijojnë privilegje për veten dhe rrethin e tyre, por përpos kësaj ata nuk do të kenë asgjë më tepër në dorë. Për ta nuk do të ketë asnjë njësi matëse për të krahasur suksesin apo dështimin dhe mbi të gjitha kohën kur do të ikin apo do të bëhen “koka turku”. Prandaj në këtë rast, në vend të urimit është mirë tu thuhet: mirësehytë në aventurën e atij që pranon me ndërgjegjie që mos e ketë më veten në dorë. Ky është steriotipi i një antari tipik të kabinetit Rama 4.

/Lapsi.al/

Lajme të lidhura

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!
OP-ED

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!

09:34 - 28/04/26
Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera
OP-ED

Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera

14:30 - 27/04/26
Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit
OP-ED

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit

07:55 - 15/04/26
Para
NASA: Shkëmbinjtë e gjetur në Mars mund të jenë provë e jetës së lashtë

NASA: Shkëmbinjtë e gjetur në Mars mund të jenë provë e jetës së lashtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës
Aktualitet

Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës

15:29 - 02/05/26

Një tjetër fole prostitucioni është zbuluar dhe goditur në qytetin bregdetar të Durrësit me afrimin e sezonit turistik. Një shtetase...

Lexo më shumë
Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

15:05 - 02/05/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

“Çmimet do të bien si një gur kur të mbyllet lufta”, Trump: Shumë shpejt ekonomia do të kthehet në normalitet

14:40 - 02/05/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta e benzina

14:24 - 02/05/26
Vodhi disa varëse floriri në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Vodhi disa varëse floriri në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

14:15 - 02/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com