GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Rënie drastike e shikueshmërisë, si Oscar humbi “shkëlqimin”

11:02 - 29/03/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Rënie drastike e shikueshmërisë, si Oscar humbi “shkëlqimin”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ceremonisë prestigjoze të çmimeve “Oscar” duket se i ka rënë shkëlqimi këto vitet e fundit.

Edhe pse është cilësuar si gjigant i kinematografisë botërore, duket se njerëzit nuk kanë më interes për ta ndjekur, të paktën dekadën e fundit.

Audienca e kësaj ceremonie madhështore ka rënë me 70% në dekadën e fundit. Vlerësimet kanë rënë vazhdimisht me disa milionë çdo vit që nga viti 2014, përveç vitit 2019, kur pati një rritje modeste prej 3.1 milionë shikuesish. Vitin e kaluar, vlerësimet për shfaqjen ranë me më shumë se 50% nga një vit më parë.

Sipas “The Hollywood Reporter”, këtë vit çmimet u rimëkëmbën pak nga ceremonia e vitit të kaluar, e cila tërhoqi vetëm 10.4 milionë shikues – numri më i ulët ndonjëherë. Në fakt shumë shfaqje që nderojnë artistët në fusha të ndryshme me çmime u detyruan të organizonin ceremoni virtuale ose me masa të rrepta në vitin 2021 për shkak të pandemisë dhe kjo u shkaktoi atyre një audiencë jashtëzakonisht të ulët.

Në një artikull të “ New York Times”, Ross Douthat shkruan se “brenda harkut më të madh të historisë së Hollywood ne nuk po shikojmë vetëm rënien e Oscars, ne po shikojmë Fundin e Filmave. Edhe kur Hollywood përpiqet të sjellë magjinë e vjetër, me fjalë të tjera, publiku nuk është më aty për të. Ky fund ka ardhur gradualisht, i paralajmëruar në përhapjen e televizionit, shpikjen e VCR, përhapjen e TV kabllor dhe mitologjizimin konstant të Hollywood.“

Rritja e konkurrentëve të ‘Oscar-it’ që janë vetëm për streaming dhe shërbimet streaming që u largohen audiencave konvencionale të teatrit, si dhe ofrimi i opsioneve të tjera të panumërta argëtuese, ka të ngjarë të ndikojë gjithashtu në rënien e shikimeve.

Çmimet ‘Oscar 2022’ tërhoqën më shumë shikues sesa ceremonia e vitit të kaluar, por gjithsesi janë shumë poshtë viteve të mëparshme, shkruan “The Guardian”. Transmetimi gati katër orësh tërhoqi 15.36 milionë shikues sipas të dhënave nga “Nielsen”. Shifrat e audiencës tregojnë një përmirësim prej 56% krahasuar me ceremoninë e vitit 2021, e cila tërhoqi një nivel më të ulët të të gjitha kohërave prej 10.4 milionë shikuesish dhe bëri që Akademia dhe ABC të ndryshonin shumë rregulla në një përpjekje për të tërhequr më shumë shikues. Kështu për shembull Akademia vendosi që ceremonia të drejtohej nga tre prezantuese për herë të parë që nga Jimmy Kimmel në vitin 2018 (ajo ceremoni tërhoqi 26.6 milionë shikues).

Etiketa: HollywoodOscar

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Përplasje e 50 makinave në SHBA, 3 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur (Video)

Përplasje e 50 makinave në SHBA, 3 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com