GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rënie e madhe e çmimit të gazit në Europë, por jo fundi i krizës

09:10 - 13/05/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rënie e madhe e çmimit të gazit në Europë, por jo fundi i krizës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimi i gazit në Evropë ka rënë në nivelin e çmimit të verës së dy viteve më parë, shumë përpara luftës në Ukrainë. Po cilat janë shkaqet?

Që nga koha kur Rusia kërcënonte me ndërhyrje në Ukrainë, çmimi i gazit është rritur. Të gjitha mediat, si dhe ekspertët, parashikuan fatura të larta gazi për konsumatorët, kryesisht në Evropë, si rezultat i ndërprerjes së pashmangshme të furnizimit me gaz nga Rusia në fillim të luftës së Putinit. Natyrisht që kjo ka shkaktuar edhe shumë spekulime në bursat botërore dhe kjo çështje u shndërrua në një mundësi përfitimi për shumë prej tyre. Por pas goditjes së parë në fillim të marsit të vitit të kaluar, çmimi i gazit u qetësua pak deri në fund të verës, kur ishte e nevojshme për t’u përgatitur për dimër dhe për të mbushur depot.

Rekordi historik i çmimit u arrit kështu më 26 gusht 2022, kur çmimi ishte gati 340 euro për një megavat orë gaz natyror TTF holandez të BE-së. Por vetëm një ditë më pas filloi të binte. Gjatë vjeshtës dhe dimrit të kaluar. Më pas ka pasur lëkundje të çmimeve, por çmimi i gazit është duke u ulur: Aktualisht (më 11 maj) çmimi në portalin Trading Economics ishte edhe dhjetë herë më i ulët se piku i verës së kaluar, me vetëm 34,6 euro për megavat orë. Kaq ishte përafërsisht në fund të qershorit dy vjet më parë.

Arsyeja kryesore ishte dimri i butë

Sado që ekspertët ishin dakord se çmimi i gazit do të rritej, tani shpjegojnë se çmimi i gazit po bie për shkak të dimrit të butë. Ndaj shumë depo kanë mbetur të mbushura mirë.

Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për konsumatorët: magazinat e mbushura kanë ndikuar edhe në uljen e çmimeve. Koha akoma nuk është aq e ngrohtë dhe shumë njerëz ende përdorin ngrohjet, por dimri nuk ishte aq i ftohtë dhe kjo ka ndikuar pozitivisht në uljen e çmimeve.

Një arsye tjetër është se kurba e çmimit të gazit në Evropë është gjithnjë e më shumë e ngjashme me çmimin në tregun botëror: Evropa ishte e varur nga tubacionet e gazit nga Rusia, por gazi i lëngshëm është gjithnjë e më i rëndësishëm në furnizimin e konsumatorëve të kontinentit të vjetër. Ralph Solveen, ekonomist i Commerzbank shpjegon se si faktori vendimtar për konsumatorët në Gjermani këtë dimër ishte importi i gazit nga Belgjika dhe Holanda. Duhet pranuar se terminali i parë LNG u hap në Gjermani dhjetorin e kaluar, ndërsa i treti në Brunsbüttel filloi të funksionojë këtë prill, por ka ende shumë kapacitete të tjera në dispozicion.

Nuk është fundi i krizës

Kështu rezulton se në faturat vjetore që po arrijnë tek konsumatorët gjermanë, shumë prej tyre duhet të marrin paratë mbrapa, sepse ndonjëherë kanë paguar tepër për gaz. Kjo është deri diku meritë edhe e qeverisë gjermane, e cila që nga marsi i këtij viti ka shpallur kufizimin e çmimit më të lartë të gazit për familjet me 12 cent për kilovat orë, por vetëm në masën 80% të konsumit të vitit të kaluar. Me fjalë të tjera, nëse qytetarët kanë kursyer 20% të gazit nga një vit më parë, kjo manifestohet edhe në çmime. Për pjesën tjetër të shpenzimeve duhet të paguhet çmimi i gazit në treg.

Dhe sado që çmimi i gazit në Evropë është gjithnjë e më shumë i ngjashëm me çmimin në tregun botëror, ekonomisti Solveen paralajmëron për mundësinë e ndryshimeve. Sepse dimrin e kaluar, çmimi botëror i gazit ishte gjithashtu i ulët për shkak të kërkesës dukshëm më të dobët nga Kina, e cila ende po rikuperohet nga pasojat e pandemisë. Kjo nuk do të zgjasë shumë, kështu që çmimi i gazit do të rritet sërish, është i bindur eksperti.

Një rrezik shtesë është se konsumatorët – si familjet ashtu edhe kompanitë, me çmime kaq të ulëta të gazit, kanë përshtypjen se ishin budallenj që madje kursyen para dhe vendosën një triko tjetër dhe çorape të ngrohta në vend që të vendosin termostatin në një temperaturë më të lartë. Sepse ne ende duhet të kursejmë: edhe pse dy terminale të tjera LNG janë duke u përgatitur në Gjermani, tani duhet të mbushim sërish depot.

Siç paralajmëron Solveen: “Pasiguria më e madhe është faktori i motit”. Ky dimër ishte i butë, por askush nuk mund ta dijë se si do të jetë dimri i ardhshëm. Dhe i gjithë tregu i gazit në Evropë është ende i pasigurt dhe nuk duket se do të qetësohet së shpejti./DW

 

Etiketa: Europegaz

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Trafikoi 1 ton marijuanë në Itali, arrestohet në Vlorë 34 vjeçari

Trafikoi 1 ton marijuanë në Itali, arrestohet në Vlorë 34 vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com