Reperi Majk i dha fund lidhjes me partneren e tij, Majlinda Zeka, në kohën kur ajo ishte shtatzënë.
Pavarësisht se çifti u pa shpesh bashkë gjatë asaj periudhe apo edhe më vonë kur Roan erdhi në jetë, secili vazhdoi jetën të ndarë.
Majk pranoi atësinë e djalit të tij me Majlindën, ndërsa kur e viziton nuk ngurron që të publikojë foto me të.
Por veç dhuratave që blen për të, Majk duket se nuk kujdeset për Roan nga ana financiare. Rreth 3 vite më parë, Majlinda u pyet nga një ndjekës në Instagram:
“A kujdeset financiarisht babai i Roanit për djalin e tij? P.S. Je nënë perfekte dhe moderne”.
Mjalinda u përgjigj shkurt:
“Jo nuk kujdeset”.
Ndërkohë, fansat janë të shqetësuar që diçka e tillë vazhdon të ndodhë.
Në faqen e vogëlushit Roan në Instagram, në fotot e vjetra që ai ka me të atin, Majk, komentuesit shprehen të nxehur me reperin, pasi ai nuk paguan ende detyrimet ekonomike që i përkasin për rritjen e të miturit.
Discussion about this post