GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Bllokimi i pagave/ Rama provokon sërish, s’i del mllefi ndaj gjyqtarit të Gjykatës Antikorrupsion

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Bllokimi i pagave/ Rama provokon sërish, s’i del mllefi ndaj gjyqtarit të Gjykatës Antikorrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nje dite me pare gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi e cilësoi një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm situatën e krijuar lidhur me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve.

“Është politikë, është arrogancë, është çështje inati për fitoren tonë në Gjykatën Kushtetuese”, shprehet ai.

Sipas gjyqtarit, presioni i ushtruar ndaj Gjykatës Kushtetuese nuk solli rezultatin e kërkuar dhe, në vijim, pushteti ekzekutiv ka zgjedhur një tjetër mënyrë reagimi.

Sot Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në “X” për pagat e gjyqtarëve, teksa thekson se “askush nuk e zëvendëson dot parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot legjislativin se kur duhet ta ngrejë dorën”.

“Kurrë jo, kjo nuk është gjuhë gjykatësi, po gjuhë ultrasi që bërtet në rrugë kundër VAR-it. Keqardhje dhe disa të vërteta të thjeshta:

Askush nuk e zëvendëson dot parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot legjislativin se kur duhet ta ngrejë dorën. Vetëm Gjykata Kushtetuese e askush tjetër, ka të drejtën dhe detyrën t’i thotë se kur e ka ngritur dorën gabim, po as ajo vetë nuk i thotë dot kurrësesi pushtetit të pavarur legjislativ se si duhet ta ngrejë dorën.

Politikën e pagave e propozon vetëm qeveria, e miraton vetëm parlamenti dhe e zbaton vetëm qeveria. Gjykata Kushtetuese ndërhyn vetëm nëse cënohet një parim a një normë kushtetuese, që ligjvënësit duhet ta riparojnë pa u cënuar në pavarësinë e tyre, siç e shohin ata të udhës të shprehen me votën e tyre.

Nëse largqoftë, shoqatat e prokurorëve e të gjykatësve kanë vendosur që me mjete politike dhe juridike të koordinuara me zyrat e prokurorive e të gjykatave si një ushtri e rreshtuar kundër qeverisë, të na imponohen me kallzime, sigurime a përmbarime për të rritur pagat e tyre, atëherë jemi përpara një sfide të një lloji të ri, e cila nuk na tremb po na shqetëson pamasë. Por ne nuk duam të jetë kështu dhe unë nuk dua ta lejoj që të ndodhë kështu, sepse ndryshe nga si e mendon ky gjykatësi mediatik, kjo e pagave stratosferike, për ne nuk është çështje inati po sfidë shtetbërjeje europiane e Shqipërisë.

Eshtë shumë e thjeshtë. Tryeza e përgatitur për takimin e kërkuar dhe të anulluar vazhdon të jetë gati. Në 17 shtator mbaron vetëm ky episod i tensionuar publikisht, që mund dhe duhet të ishte shmangur, por nuk shteron nevoja për të komunikuar mes pushteteve të pavarura. Përkundrazi, ajo nuk lindi nga episodi i pagave dhe do të jetë edhe më e madhe në çdo hap deri në anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Por ne tryezën dhe gatishmërinë kemi, të tjerat janë në gjykimin e gjykatësve:-)”, shkruan Rama.

Etiketa: Edi RamaKryesore1pagat e gjyqtarëve

Lajme të lidhura

“Dorëheqje!”-Protestuesit u vënë flakën karrigeve që Rama nxori për “dialog”
Breaking Views

“Dorëheqje!”-Protestuesit u vënë flakën karrigeve që Rama nxori për “dialog”

16:53 - 25/10/26
“Polici e krimit!”-Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë
Breaking Views

“Polici e krimit!”-Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

16:44 - 25/10/26
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Para
Dhuna policore, protestuesit me deklaratë të përbashkët: Efektivët tejkaluan kompetencat! Do të vijojmë bllokimin

Dhuna policore, protestuesit me deklaratë të përbashkët: Efektivët tejkaluan kompetencat! Do të vijojmë bllokimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dorëheqje!”-Protestuesit u vënë flakën karrigeve që Rama nxori për “dialog”
Breaking Views

“Dorëheqje!”-Protestuesit u vënë flakën karrigeve që Rama nxori për “dialog”

16:53 - 25/10/26

Momente tensioni janë regjistruar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën karrigeve të vendosura nga kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Polici e krimit!”-Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

“Polici e krimit!”-Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

16:44 - 25/10/26

“Përballë do na keni”/ Banorët e Krujës: Policëy shkojnë me 4 makina në shtëpitë e protestuesve

15:30 - 25/10/26
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com