GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Replika/ Zhupa-Braçes: Po përdorni komisionin për luftë ndaj gazetarëve e medias

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Replika/ Zhupa-Braçes: Po përdorni komisionin për luftë ndaj gazetarëve e medias
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deklarata e kryetarit të Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe një ditë më parë lidhur me dezinformimin në rastin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani te shkolla Fan Noli në Tiranë, ka nxitur debate në Kuvend. Ka qenë deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila tha se me deklaratën e djeshme të Braçes tregohet qartë vullneti i mazhorancës për ta përdorur komisionin në luftë dhe ndjekje penale ndaj gazetarëve dhe mediave. Një ditë më parë, Braçe tha se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani është rast tipik dezinformimi politik dhe kërkoi hetim.

“Jam e shqetësuar që deklartaa tuaja politike tregojnë qartësisht vullnetin e mazhorancës për të përdorur komisionin për luftë dhe ndjekje penale ndaj mediave. Deklarata e kreut të komisionit që i bënte thirrje prokurorisë që të çonte për ndjekje penale gazetarët dhe mediat. Ju që ngritët një komision gjoja për propagandë të Rusisë e Kinës, tani po e përdorni pse media shfaq që deklarata e policisë është e rreme që i jep zë dëshmitarëve dhe prindit të Luisit. Tani u shfaq qartësisht pse do e përdorni atë komision. Hiqni dorë! Mbylleni atë komision dhe mos vazhdoni me këtë shkelje! Këta duan të persekutojnë mediat që nuk ndjekin linjën e qeverisë duan t’i përndjekin”, tha Zhupa.

Nga ana e tij, Braçe hodhi poshtë akuzat duke thënë se ka kërkuar që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka qëllim të qartë politik.

“Si mundet ta lë pa replikë kur kjo mediat i di rubinet. Dëgjojeni fjalinë e kryetares së Komisionit të Edukimit dhe Medias. Media që nuk çojnë ujë të qeveria. Uji mbahet o në kanale o në tuba, nuk mbahet në media. Në media pihet. Në asnjë sekondë, në asnjë moment, të mbledhjes së djeshme të komisionit, të asaj që unë kam thënë para mediave nuk kam kërkuar të hetohet media apo gazetarë. Kam thënë që duhet të hetohet deri në fund krimit, të mbahen përgjegjës të gjithë autorë. Kam kërkuar dhe do vijoj ta kërkoj që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka qëllim të qartë politik. Ti je njëra nga ato që duhet të hetohesh për dezinformimin, mbi të gjitha që dezinformon hapur fare në Kuvend. Që ti nuk di të lexosh unë këtë e di, por që nuk dëgjon ky është problem tjetër shumë i madh mental. Deklaratat janë publike, merri dëgjoji, zbardhi, nëse s’di të shkruash, ti zbardh unë”, u përgjigj Braçe.

Etiketa: Erion BraceIna Zhupa

Lajme të lidhura

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin
Aktualitet

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…
Breaking Views

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat
Aktualitet

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26
Para
GJKKO rrëzon pushimin e çështjes, detyron SPAK të hetojë guvernatorin Sejko

Prokuroria e Tiranës i kalon SPAK-ut dosjen e mikrokredive: Guvernatori Sejko nuk veproi në kohë për të ndaluar abuzimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin
Aktualitet

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26

Vrasja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën e Dukagjinit po hetohet nga autoritetet, të cilat kanë përqendruar vëmendjen te një...

Lexo më shumë
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26
Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26
Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

14:03 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com