GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Replikat në parlament, Spiropali dhe Çuçi bëjnë avokatin e vëllait të Edi Ramës

11:01 - 18/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Paloka ironizon: Lëreni Elisën të rrëfehet, mund të dijë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca e Kuvendit ka nisur me akuza dhe debate mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me kërkesën e opozitës për mocion me debat lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike në vendin tonë.

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi ka kërkuar që Kuvendi të jap llogari dhe të bëjë publike arsyet se pse nuk u pranua kërkesa e opozitës për mocion me debat, ndërsa ka akuzuar mazhorancën se po bën “avokatin e vëllait të kryeministrit me urdhër politik”.

Bardhi ka hedhur akuza se policia e shtetit dhe segmente brenda prokurorisë kanë mbrojtur qëllimisht Olsi Ramën për dosjen e laboratorit të drogës në Xibrakë.

“Në shkelje të plotë të rregullores anashkaluat një çështje që është shqyrtuar në Konferencën e Kryetarëve dhe vendoset të mos sillnit në seancë plenare por duhet të respektoni atë dispozitë që aplikuat në Konferencën e Kryetarëve. Grupi i PD ka paraqitur një kërkesë për mocion me debat lidhur me prodhimin dhe trafikimin e drogës në vendin tonë si një vend prodhues dhe transit të trafikut ndërkombëtar. Lufta e qeverisë në raport me këtë fenomen ka çeduar duke favorizuar grupe kriminale që trafikojnë lëndë narkotike. Po sjell si shembull atë lëshim me dashje nga Policia e Shtetit dhe segmente brenda prokurorisë që i kanë bërë Olsi Ramës sa i takonin laboratorit të drogën në Xibrakë. Keni vendosur të grisni Kushtetutën dhe debatin parlamentar mund të keni pasur urdhër politik ta bllokoni, por kur e bllokon duhet të jepni shpjegime dhe duhet të dilni hapur si avokat i Olsi Ramës”, tha Bardhi.

Në emër të mazhorancës foli ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila mbrojti vëllanë e kryeministrit.

“Këtë opinion për baballarët në majë të thanës, njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK dhe tjetri në majën e delirit të madhështisë ku kafshon SPAK dhe kreun e SPAK nëpër ekrane. A keni një opinion për këtë? Të dy baballarët tuaj as I përmendni, të dy president të kësaj Republike, të dy kryeministra të këtij vendi, të dy bela të këtij populli. Ju s’mund të shpreheni. Na thoni çfarë opinioni keni për ulërimat e tyre? Në emër të të cilëve vini sot këtu dhe na tregoni gishtin për drejtësinë. Juve ju gënjen mendja dhe mund të hani thana në pemët e tyre dhe ti vilni votat në koshin e popullit. Duke I mbajtur të dy ata mbi supe siç mbanin shërbëtorët nj kohe mbretërit. Këtu vini e kërkoni sherr duke u përpjekur të mbani Kuvendin peng. Çfarë është SPAK për ju? Kur SPAK godet baballarët tuaj është organizatë kriminale. O duhet të shkojë në burg trafikanti I përgojuar prej jush ose duhet të përgjigjeni ju si kallëzues I rremë. Në rast se përgjigja juaj është ajo që na dhatë herën e kaluar, atëherë vazhdoni kështu. Sa i takon mocioneve me debat s’janë as manuale denigrimi, as shpifje, por ky institucion është institucioni më i lartë në vend dhe s’mund të pranoj kërkesat tuaja”, tha Spiropali.

Edhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Blendi Çuçi tha se nuk mund të pranohet kjo çështje, pasi sipas tij, është ezauruar.

“Ne nuk pranuam as rendin e ditën për ta diskutuar këtë çështje sepse është e ezauruar gjerësisht nga drejtësia dhe Kuvendi. Në kërkesën e grupit duken qartë referencat që nga grupi Habilaj që është hetuar dhe marrë vendime nga drejtësia italian, për të vijuar me Xibrakën për të cilën ka një vendim i formës së prerë. Për këto çështje është bërë edhe një debat për këto çështje, madje kemi pasur edhe një komision hetimor. Për ne nuk ekziston më kjo çështje”, tha ai.

Ermonela Felaj, e cila po drejton seancën plenare, tha se “mocioni me debat nuk ka marrë dakordësinë në Konferencën e Kryetarëve duke mos kaluar për diskutim në Kuvend”.

Etiketa: Elisa SpiropalikuvendSpiropali

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
Kokainë te çelësat e makinës, arrestohet i riu

Kokainë te çelësat e makinës, arrestohet i riu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com