GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Replikat/ Spiropali – Berishës: Do që të bëjë revolucion Haxhiu me Qamilin

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Replikat/ Spiropali – Berishës: Do që të bëjë revolucion Haxhiu me Qamilin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas fjalës së kreut të PD Sali Berisha, i cili hodhi sërish akuza në drejtim të qeverisë. Spiropali ironizoi marrëveshjen mes Berishës dhe Metës, duke e quajtur atë si aleanca e Haxhi-Qamilit.

Spiropali: Sapo dëgjuat prologun e Haxhi-Qamilit. Aleancën antiperëndimore të Qamilit dhe Haxhiut. Mos kini dyshim se e njëjta gjë është në thelb. Nuk ka rëndësi nëse vishnin poture. Këta vijnë me kollare, bëjnë të njëjtën gjë, duan të kthejnë kohën pas, kohën e tyre që ka vdekur. Nuk më çudit fare që përdoret kjo foltore për të nxitur gjoja revolucionin e shumëpritur nga masat. E thotë ai që mori peng revolucionin demokratik, të punëtorëve, të të burgosurve, ai që doli nga xhepi i pardesysë së atij që ishte President. Dashka të bëka revolucion Haxhiu me Qamilin që kur ishte President nuk e priste asnjë kreu shteti. Këta politikën e kanë me të blerë dhe të shitur, kur janë këtu në këtë Foltore.

Hajnat, terroristët, bandat dhe më pas në qeveri të japë dorën. Nuk ka asnjë lidhje as për dëshirën për progres, as për raportin Çupi dhe zonjën Denaj. Nuk është punë e tyre të lexojnë këtë, të flasin për qytetarët dhe bashkitë. Ata kanë vetëm një njësi në mendje, veten. Dy metra katrorë nën këmbët e tyre. Kjo është qeveria e tyre. Metrat katrorë nën këmbë, se ku do i çojnë, do i marrin me vete. Askush nuk i ka marrë me vete këto përveç turpit. Del këtu dhe flet për hajna, kujt i thotë hajnë ai, që është shpallur hanë ndërkombëtare.

Çfarë revolucioni do bëjë në 12 nëntor, në emër të kujt dhe në emër të kujt do e rrëzojë qeverinë e zgjedhur me votë. Si do e marrin pushtetin këto në tavolinë. Me këto 37 bashkitë e reja që kanë propozuar. Janë ulur përpara hartës territoriale dhe kanë menduar ku të marrin më shumë votash.

Janë disa zona që këta i konsiderojnë si bastione elektorale. Mendojnë se bastionet do funksionojnë edhe në vitin 2022. Nuk e merrni dot në tavolinë. Nuk keni krijuar besueshmërinë. Por kur shkoni tek njerëzit çfarë do u thoni, që do rikthehet Sali Berisha dhe Ilir Meta t’ju qeverisin. Këta që nuk i kemi parë asnjëherë dhe nuk ua dimë bëmat.

Etiketa: akuzatberishaSpiropali

Lajme të lidhura

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE:  SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin
Breaking Views

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

18:36 - 17/07/26
Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Para
“Ka 20 ditë që nuk mblidhet”, Vasili për Bordin e Transparencës: Të shkrihet menjëherë

“Ka 20 ditë që nuk mblidhet”, Vasili për Bordin e Transparencës: Të shkrihet menjëherë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016
Breaking Views

Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016

19:44 - 17/07/26

Qysh kur Adriatik Zotkaj u ul në kolltukun e kryetarit të bashkisë, në Poliçan është instaluar korrupsioni, nepotizmi dhe klientelizmi....

Lexo më shumë
Biletat e Botërorit bëhen skandal ndërkombëtar, FIFA përfundon në gjykatë

Biletat e Botërorit bëhen skandal ndërkombëtar, FIFA përfundon në gjykatë

19:26 - 17/07/26
De La Fuente, “kunj” Argjentinës para finales së Botërorit: Ne luajmë futboll, jo provokime

De La Fuente, “kunj” Argjentinës para finales së Botërorit: Ne luajmë futboll, jo provokime

19:03 - 17/07/26
Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

18:50 - 17/07/26
“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE:  SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

18:36 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com