GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Republika e Re”, Koçi i PS “ngjall” sloganin e 2017 të Lulzim Bashës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Republika e Re”, Koçi i PS “ngjall” sloganin e 2017 të Lulzim Bashës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 2017-ën, kohë kur PD e drejtuar nga Lulzim Basha ngriti në bulevard atë që e quante si “çadra e lirisë” nisi të artikulohej edhe një slogan mbi “republikën e re”.

Në atë kohë, Basha në çdo fjalim që mbante dhe në çdo takim që bënte, fliste për “republikën e re” që do të instalonte.

Madje edhe pas takimit disa orësh me Edi Ramën më 17 maj, Basha sërisht shpresonte te “Republika e Re”.

Fliste për ndryshime të Kushtetutës, për Parlamentin me 100 vende, për Presidentin e zgjedhur nga populli etj etj. Për të njëjta ndryshime kushtetuese flet edhe sot, por ka fshirë nga fjalori sloganin e “republikës së re”.

Por sot këtë slogan e ka “ngjallur” deputeti socialist Petro Koçi. Madje, socialisti që dikur drejtonte katharsisin në rradhët e socialistëve sot shprehet i bindur se “republika e re” do të fitojë dhe manovrat dhe dhuna e të korruptuarve, sikundër ai cilëson Sali Berishën dhe deputetë të opozitës, nuk mund ta rrëzojnë.

“Drejtësia e re, e ngritur mbi gërmadhat e drejtësisë së vjetër, e cila varej nga qikllopet e politikës së korruptuar, ka mbështetjen e popullit pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Kjo drejtesi e re mund të themi se po hedh themelet e një Republike të Re”, shkruan Petro Koçi në një postim në rrjet.

E ndër të tjera, ai e konsideron lëvizjen e opozitës brenda parlamentit, si haxhiqamiliste.

“Sulmojnë institucionet duke ëndërruar një grusht shteti kundër SPAK ut. Duke tentuar të zëvendësojnë ballafaqimin politik civil me konfrontim fizik dhe konkurrimin e alternativave me përleshje boksi ata në fakt nuk po sulmojne maxhorancen por vetë shtetin, vetë Republikën”, shkruan Koçi ndër të tjera.

Reagimi i deputetit socialist Petro Koçi ndaj asaj që konsiderohet si lëvizja e opozitës brenda Parlamentit pothuajse është në të njëjtën gjatësi vale me atë të mbajtur nga grupimi i Lulzim Bashës, i cili ka shfaqur një gjuhë më të moderuar ndaj kolegëve opozitarë, edhe pse i akuzon se me veprimet e tyre janë vënë në shërbim të Edi Ramës.

Etiketa: BASHAkociKryesore1republika e re

Lajme të lidhura

Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Tabaku: Protesta i grisi fasadën Edi Ramës, e ekspozoi qeverinë e tij të korruptuar para gjithë botës

09:35 - 30/10/26
Plagosi 22-vjeçarin në Lezhë dhe i vodhi makinën, arrestohet në Rinas 47-vjeçari (Emri)
Aktualitet

Trafikonte armë ndërkohë që ishte i dënuar me arrest shtëpie, vihet në pranga 41-vjeçari (Emri)

09:15 - 30/10/26
Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste
Aktualitet

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste

08:50 - 30/10/26
Para
Konflikti për pronat ku u përfshi ish-deputeti, ja personi që qëlloi me armë (VIDEO)

Konflikti për pronat ku u përfshi ish-deputeti, ja personi që qëlloi me armë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë
Kosovë & Rajon

Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë

09:55 - 30/10/26

Ka nisur protesta para godinës së Qeverisë së Kosovës për vrasjen e Arlinda Zekajt, 25 tetorin e kaluar, nga kunati...

Lexo më shumë
Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

09:44 - 30/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Protesta i grisi fasadën Edi Ramës, e ekspozoi qeverinë e tij të korruptuar para gjithë botës

09:35 - 30/10/26
Plagosi 22-vjeçarin në Lezhë dhe i vodhi makinën, arrestohet në Rinas 47-vjeçari (Emri)

Trafikonte armë ndërkohë që ishte i dënuar me arrest shtëpie, vihet në pranga 41-vjeçari (Emri)

09:15 - 30/10/26
Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste

08:50 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com