GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Moti i keq – Reshjet dëmtojnë çatinë e spitalit në Pukë, jashtë funksionit Pediatria dhe Patologjia/ Shkodra pa drita

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Moti i keq – Reshjet dëmtojnë çatinë e spitalit në Pukë, jashtë funksionit Pediatria dhe Patologjia/ Shkodra pa drita
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, që përfshiu vendin mbrëmjen e së mërkurës, ka shkaktuar një sërë problematikash në qarkun e Shkodrës. Bëhet me dije se mungon energjia elektrike në disa fshatra të bashkisë Vau i Dejes, konkretisht në Njad Vau Dejes, Bushat, Njad Hajmel dhe Vig Mnele.

Në Pukë, era e fortë ka dëmtuar një pjesë të çatisë së spital, e cila ishte prej llamarine. Era ka shkëputur nga çatia mbulojën metalike duke nxjerr jashtë funksioni dy pavione. Konkretisht pavionin e Patologjisë dhe Pediatrisë.

Stuhia ka shkaktuar dëmtime dhe në rrjetin energjitik. Puka ka mbetur pa energji elektrike prej mbrëmjes së kaluar. Po ashtu probleme ka edhe në akset rrugore që përshkojnë zonën. Në disa rrugë nacionale ka rrëshqitje inertesh dhe në akset rurale ka dëmtime të mëdha.

Po ashtu, një sërë problematikash janë regjistruar edhe në bashkinë Fushë Arrëz, ku për shkak të reshjeve të dendura të shiut, pothuajse të gjitha rrugët rurale janë të bllokuara nga rrëshqitja e dherave dhe gurët. Që nga pasdtitja e djeshme (20 nëntor), ka shkëputje të energjisë elektrike në njësitë administrative Qafe-Mali, Iballe, dhe Blerim.

Në qytetin e Fushe Arrëzit, për shkak të erës së fortë është dëmtuar edhe një pallat, ku është shkëputur katramaja.

Në Qafëthore dhe Vermoshi kanë filluar reshjet e dëborës, teksa ARRSH njofton se deri më tani rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes, bazuar në parashikimet meteorologjike, paralajmëron se mot me reshje të dendura pritet gjatë ditëve në vijim, kryesisht në veri të vendit. “Bazuar në informacionin e dërguar nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile në Bruksel, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, të premten, më 22 nëntor, priten reshje “intensive” deri “shumë intensive” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan.  Në qarqet e tjera priten reshje mesatare, të cilat lokalisht mund të arrijnë deri në nivelin “intensive””, thotë agjencia në një njoftim.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën me dije se ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe të institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër në funksion të menaxhimit të emergjencave civile. AKMC u bëri thirrje prefekturave dhe bashkive të mobilizojnë strukturat për menaxhimin e emergjencave civile dhe të monitorojnë situatën në zonat me rrezik më të lartë.

Etiketa: catiKryesore1PukeSpital

Lajme të lidhura

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër
Aktualitet

Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër

19:59 - 15/09/26
Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

17:11 - 15/09/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Nëntor, me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com