GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reshjet/ Shkodra pa energji elektrike, Puka pa spital nga përmbytja, uji del mbi rrugët e Lushnjës

18:53 - 22/11/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Reshjet/ Shkodra pa energji elektrike, Puka pa spital nga përmbytja, uji del mbi rrugët e Lushnjës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu e erë të fortë, duke krijuar kështu problematika në disa qarqe. Sipas parashikimit të IGJEUM reshjet do shoqërohen me rrebeshe dhe shtrëngata dhe pritet të largohen vetëm të shtunën në mesditë, kur pritet edhe një ulje temperaturash.

Prej dy ditësh, qyteti i Pukës ka mbetur pa spital për shkak se era ka shkatërruar çatinë. 4 pavijonet Patologjia, Pediatria, Materniteti dhe Kirurgjia janë jashtë funksionit, ndërsa uji ka depërtuar brenda në spital. Pacientët që ndodheshin në kirurgji u larguan drejt banesave, ku mësohet se do i nënshtrohen mjekimeve ambulatore. Aktualisht në spitalin e Pukës funksionon normalisht vetëm reparti i urgjencës.

Në Durrës njoftohet se për mbrëmjen e sotme është anuluar lundrimi i trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas. Porti i Durrësit njofton se imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve do bëhet sot deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Tragetet “AF Franchesca” dhe “Rigel VII” do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme, 23 nëntor.

Në Shkodër është shembur rruga në ndërtim e Dukagjinit, për pasojë dhjetëra banorë kanë mbetur të izoluar. Siç shihet në pamje është shkëputur një pjesë e shkëmbit në segmentin Prekal – Kir. Po kështu rrëshqitje gurësh ka dhe në segmentin Kir-Shosh. Rruga e Dukagjinit po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me fond 200 milionë lekësh dhe me përmërsimin e motit pritet ndërhyrja nga firma kontratuese e punimeve.  Rruga Mes-Dukagjin është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve. Edhe këtu po punohet për pastrimin e saj.

Disa zona në vend janë pa energji elektrike, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Berat, Vlorën, Korçën, Gjirokastrën, Kukësin, Shkodrën dhe Burrelin. Punonjësit e OSSH janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji në këto zona.

Në Lezhë era e fortë ka dëmtuar linjat dhe janë pa energji elektrike disa fshatra në zonen e Zadrimës, Ishull-Lezha dhe pjesa e Bregut të Matës. Lundrimi detar për peshkarexhat në Shëngjin vijon të jetë i pezulluar. Në aksin Skuraj-Burrel pati rënie të gurëve, por rruga është pastruar.

Lundrimi i peshkarexhave është i pezulluar edhe në Vlorë, ndërkohë si pasojë e erërave të forta ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike në zonat Orikum – Dukat – Llogara.

Mungon energjia elektrike në disa fshatra në Kukës, konkretisht në Njësitë Administrative, Shishtavec, Topojan, Zapod, Kolsh Surroj dhe Malzi. Në Bashkinë Has, pa energji janë Njësitë Administrative Golaj, Gjinaj. Në Bashkinë Tropojë, Njësitë Administrative Lekbibaj, Bujan Llugaj, Bytyç Fierzë dhe Tropojë e Vjetër.

Edhe Policia e Shtetit ka dalë sot me një njoftim zyrtar, ku këshillon drejtuesit e mjeteve, por edhe monopatinave e motoçikletave, që të kenë kujdes me shpejtësinë, teksa jep 7 këshilla, përfshi edhe për këmbësorët.

Fshatrat e Shkodrës pa energji elektrike

Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta ka krijuar probleme thuajse në të gjitha fshatrat e Bashkisë Shkodër.

Sipas komunikimeve me banorë të zonës mësohet se probleme janë regjistruar nga Njësia Administrative Shalë deri në atë të Anës së Malit.

Aktualisht pa energji elektrike janë fshatrat e Njësive : Shalë, Shol, Pult në zonën e Dukagjinit, të gjithë fshatrat në Njësinë Rrethina. Fshatrat e Njësisë Administrative Bërdicë dhe rreth 70 % e fshatrave në Velipojë dhe e gjithë zona në njësinë administrative Guri i Zi.

Sipas të dhënave pranë OSHEE bëhet me dije se shkak i mungesës së energjisë elektrike ka qenë era e fortë që ka dëmtuar disa linja të furnizimit me energji elektrike në këto zona.

Lushnjë/ Rrugët kryesore në pushtetin e ujit

Moti i keq me furtunë dhe reshje të shumta me intensitet të lartë kanë bërë që disa rrugë në qytetin e Lushnjes të jenë nën pushtetin e ujit, raporton gazetari Yrjet Saliasi.

Dhjetëra automjete rrezikojnë defekte të shumta kur kalojnë në disa vende si kryqëzimi i spitalit, bulevardi kryesor dhe disa pika të tjera.

Mjetet duket sikur lundrojnë, kjo situatë është e përsëritur çdo herë që bie shi. Mbrëmja e sotme është shoqëruar dhe me ndërprerje të energjisë elektrike jo vetëm në zonat rurale por edhe në qytetin e Lushnjes.

Ashtu si qytetet e tjera edhe qyteti i Elbasanit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut edhe erërat e forta.

Dëshmitarët bëjnë me dije se disa nga rrugët e qytetit dhe të lagjeve janë pothuajse të mbushura me uji.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1permbytje

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Çmendet moti në Tiranë, pema gjigante bie mbi autobus

Çmendet moti në Tiranë, pema gjigante bie mbi autobus

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com