GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Resuli merr nga Balla 2.5 mln euro qyl, çmimi i mazutit sa dyfishi i tregut

15:57 - 18/08/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Resuli merr nga Balla 2.5 mln euro qyl, çmimi i mazutit sa dyfishi i tregut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lënda djegëse për kaldajat blihet më shtrenjtë se karburanti i makinave. Ky është skandal i Ministrisë së Brendshme që bën tenderë përmes Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, që varet nga ministri Taulant Balla.

Gijotina.com zbulon përmes dokumenteve të Agjencisë së Prokurimeve Publike se si shpërdorohen mbi 2 milionë euro përmes tenderit me “marrëveshje kuadër”. Prokurimi është “Procedurë e hapur, mbi kufirin e lartë monetar”, pasi janë shumë para që do t’i xhirohen një kompanie në Fier.

Super tenderi i lëndës djegëse

Më konkretisht, bëhet fjalë për “Loti VI, Furnizim me lëndë djegëse e lëngët për përdorim termik civil dhe industrial (Gazoil < 0.1,Gazoil > 0.1, mazut)”.

Tenderi i mësipërm me numër REF-71287-06-01-2023

e ka të përcaktuar fondin limit: 221,567,645 (dyqind e njëzet e një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e dyzet e pesë) lekë pa TVSH ose 2,019,944 ( dy milionë e nëntëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e dyzet e katër) Euro pa TVSH. Duke marrë të mirëqenë kursin e këmbimit të Bankës së Shqipërisë më datë 31 maj 2023 që ishte 109.69 lekë dhe duke shtuar TVSH, llogaritet se janë në lojë 2.5 milionë euro.

Gafat që sinjalizojnë vjedhjen e fondit nga zyrtarët

Fituese e tenderit është kompania me seli bë Fier RESULI-ER me pronar biznesmenin Eduart Resuli. Oferta e shënuar në njoftimin e fituesit është 27 Lek/Lit (njëzet e shtatë) lekë (pa TVSH). Mos u habizni, është e shkruar e zeza mbi të bardhë! Duhet të jetë ndonjë lapsus? “Verba volant, scripta manent” (Fjalët i merr era, e shkruara mbetet) thotë proverbi latin. Pra, njoftimi i APP, i dërguar nga vartësi Taulant Ballës, ka vlerë ligjore dhe është bërë publik.

Për ata që nuk ia kanë idenë çmimeve të karburanteve, me 27 lekë nuk blen dot asnjë litër ujë e jo më lëndë djegëse.

Duke pasur parasysh se biznesmeni hyn në tender të fitojë dhe jo të humbë, supozojmë se është harruar një zero. Pra, e marrim të mirëqenë se Resuli ka bërë ofertën 270 lekë për litër. Sërish nuk na del llogaria!

Ky është një çmim i çmendur. Oferta rezulton sa dyfishi i një litri diezel që përdorin makinat.

Mos ndoshta ka ndodhur ndonjë luftë në Lindjen e Mesme?! Kjo gjë do të reflektohej në bursë. Atëherë shohim çmimet e bursës Platza të së njëjtës ditë me shpalljen e tenderit të botuara nga Drejtoria e përgjithshme e Doganave.

Gazoili për djegie është regjistruar 888 $/Ton, mazuti është 563 $/Ton, ndërsa karburanti dizel për makinat është 900 $/Ton.

Pra nuk ka arsye që lënda djegëse të kushtojë dyfish më tepër se sa karburanti i makinave (diezel dhe benzina).

Por le të bëjmë një tjetër krahasim. Në mes të krizës së çmimeve të naftës, dy vjet më parë, Kastrati Group fitoi këtë tender, madje mori edhe “Flamur të kuq” nga Open Data për shkak të shkeljeve dhe riskut potencial për korrupsion.

Çmimi që paraqiti Kastrati si ofertë për lëndën djegëse ishte 151 lekë. Po ku e gjetën këtë çmim (27 (0) lekë/l) Resuli dhe zyrtarët e tenderit, në gusht 2023?

 

Tenderi pa garë        

Se si e krijojnë çmimin e lëndës djegëse vartësit e Taulant Ballës, duhet t’i pyesë SPAK-u, se ne nuk e kuptojmë. Megjithatë nuk mund të lëmë pa përmendur shkeljet e procedurës së prokurimit.

“Nga pjesëmarrësit nuk ka operatorë ekonomik të skualifikuar”, thuhet në njoftim. Kur shohim pjesëmarrësit, vëmë re vetëm Resulin. “Nuk ka ankesa”, thuhet më tej në këtë dokument. Po kush do të ankohet, kur tenderi është vetëm me një pjesëmarrës, pa konkurrencë. Kujtojmë se në të njëjtën ditë, oligarku Kastrati u shpërblye nga Taulant Balla më 5 lotet e tjera të këtij super tenderi, po ashtu me çmime të kripura.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: ballaresuli

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Spaleti e pranon disfatën: Milani e meritoi fitoren

Italia zgjedh trajnerin e ri, pritet vetëm zyrtarizimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com