GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reuters: Familja e pikëlluar përcjell në banesën e fundit shqiptarin që vdiq në pritje të azilit

18:12 - 10/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Trupi u zbulua 12 orë më vonë”- Flet shoku i shqiptarit që u vetëvra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është përcjellë për në banesën e fundit trupi i pajetë i Leonard Farrukut, 27-vjeçari shqiptar që u gjet i vdekur në Britaninë e Madhe, ndërsa priste shqyrtimin e kërkesës së tij për azil.

Agjencia prestigjoze e lajmeve Reuters, ka ndjekur ceremoninë e vogël të varrimit, që u zhvillua dje, në periferi të Tiranës dhe ka folur më familjarët e të ndjerit që besohet se u vetëvra më 12 dhjetor, ndërsa gjendej në strukturën akomodimi e ashtuquajtur “Anija Burg”, në pritje të shqyrtimit të kërkesës për azil. Në varreza, një imam këndoi lutje teksa anëtarët e familjes qanin.

“Vëllai im më i dashur që nuk do ta shoh më kurrë. Ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona”, tha motra e tij Marsida teksa hidhte dheun mbi arkivol. Të afërmit e azilantit të pajetë hedhin dyshime sa i takon shkakut të vdekjes. Halla e Leonard Farrukut tha për Agjencinë Reuters, se nipi i saj ishte trajtuar keq në anijen burg. “Ai tha se ishte trajtuar shumë keq atje. Një vezë në mëngjes. Na trajtojnë si kafshë, tha ai. Si familje kemi dyshimet tona se ai është vrarë dhe jo si është raportuar se ka vrarë veten. Shpirtrat dhe zemrat tona do të kenë paqe vetëm kur e vërteta të dalë në shesh. Kjo është ajo që unë di. Ne do të vuajmë derisa të dimë të vërtetën.”

Riatdhesimi i trupit u bë pasi motra e të ndjerit bëri thirrje në rrjetet sociale për mbledhje fondesh dhe mundi të sigurojë 10 mijë paund. Ndërsa Reuters ndoqi ceremoninë e tij mortore, rrjeti britanik BBC, ka publikuar një intervistë të shokut të dhomës së Farrukut. Yusuf Deen Kargbo, i cili i tha mediave britanike se trupi i azilantit shqiptar u gjet i pajetë pas 12 orësh.

Autoritetet britanike thonë se vdekja e Farrukut ishte një aksident tragjik që po hetohet, por shoku i dhomës së azilantit shqiptar, tha se emigrantët në strukturën akomoduese në formë anijeje, “Bibby Stockolm”, nuk kanë shpresa për jetën e tyre.

Struktura akomoduese “BIbby Stokholm”, e propozuar nga qeveria britanike si pjesë e përpjekjeve për të ulur numrin e njerëzve që kalojnë Kanalin anglez me varka të vogla, prej kohësh është kritikuar në publik, për ushqim me cilësi të dobët, dushe me ujë të ftohtë, Wi-Fi jo të sigurt dhe shqetësime të patrajtuara të azilantëve. Kapaciteti i anijes u dyfishua në 500 vende duke futur shtretër marinari për të krijuar kabina të përbashkëta. BBC ka lexuar disa mesazhe që flasin për stres e ankth në anije dhe të tjerë që e cilësojnë si burg.

Vdekja e Farrukut, 27 vjeç, ringjalli polemika rreth anijes “Bibby Stockholm”, një maune ludruese për azilkërkuesit që qendron e ankoruar në Anglinë jugore. Grupet e të drejtave e kanë krahasuar me një anije burgu, por autoritetet thonë se është e nevojshme për të ulur kostot e akomodimit të emigrantëve.

Etiketa: BritanifamiljaFarrukuShqiptari

Lajme të lidhura

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia
Aktualitet

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

10:55 - 12/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Para
“SPAK më preu në besë”, Qyno: Ja si më mbajti peng Prokurori…

SafeJournalist letër Dumanit: Vendimet ndaj Elton Qynos, cënojnë lirinë e medias

Discussion about this post

TË FUNDIT

Votimi/ Mazhoranca nuk e dorëzon Ballukun, bie në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestim
Breaking Views

Votimi/ Mazhoranca nuk e dorëzon Ballukun, bie në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestim

11:27 - 12/03/26

PS nuk dorëzon Belinda Ballukun, rrëzohet me 82 vota kundër kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin.

Lexo më shumë
Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!

Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!

11:13 - 12/03/26
Bylykbashi: Belinda s’është shtatzënë, s’ka kaluar moshën 70 vjeç dhe as toksikomane

Bylykbashi: Belinda s’është shtatzënë, s’ka kaluar moshën 70 vjeç dhe as toksikomane

11:06 - 12/03/26
(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

10:55 - 12/03/26
Kryemadhi në SPAK, batuta me gazetarët: Sot kemi imunitetin e Belindës, por të gjithë pas meje vijnë!

Kryemadhi në SPAK, batuta me gazetarët: Sot kemi imunitetin e Belindës, por të gjithë pas meje vijnë!

10:33 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com