GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protesta qytetare kundër qeverisë zhvillohet sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 123-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Pas protestës së djeshme, që u zhvillua në ditën e 122-të dhe u shoqërua me marshim në rrugët e kryeqytetit, qytetarët pritet të mblidhen sërish për të përcjellë kërkesat e tyre politike dhe sociale. Edhe në protestën e 122-të pjesëmarrësit kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa një prej thirrjeve të përsëritura ishte edhe “Arrestoni Ramën”.

Tubimet kanë vijuar prej më shumë se katër muajsh, ndërsa protestuesit deklarojnë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga qëndresa. Në protestën e 121-të, të zhvilluar më 28 shtator, marshimi nisi pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë dhe vijoi në drejtim të Qytetit Studenti. BalkanËeb raportoi se gjatë marshimit u dëgjuan thirrje kundër kryeministrit dhe se protestuesit kërkuan vijimin e revoltës.

Në qendër të protestave vijon të jetë kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës dhe ndryshimin e situatës politike në vend. Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu krijimin e një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor, e cila, sipas platformës së tyre, do të kishte për detyrë përgatitjen e kushteve për zgjedhjet e ardhshme.

Në protestat e ditëve të fundit janë përsëritur edhe kërkesat për ndryshime në sistemin politik dhe institucional, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se qëndresa do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Një tjetër element i rëndësishëm i protestave të fundit ka qenë përfshirja e të rinjve dhe studentëve. Gjatë protestës së 121-të, marshimi u zhvendos drejt Qytetit Studenti, ndërsa aktivisti Ilir Xhemalaj deklaroi se synimi ishte që studentët t’i bashkoheshin më fuqishëm protestës.

“Ne presim që studentët t’i bashkohen fuqishëm protestës. Sot ishte për ta, ndaj e çuam marshimin drejt Qytetit Studenti”, deklaroi Xhemalaj, duke shtuar se organizatorët kërkojnë që energjia e të rinjve të kanalizohet në protestë.

Edhe gjatë protestës së 122-të protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe “Ju erdhi fundi”.

 

Etiketa: Kryesore1protesteRama

Lajme të lidhura

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!
Aktualitet

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet
Aktualitet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26
Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin
Aktualitet

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26
Para
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!
Aktualitet

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26

PD kërkon që diskutimet për Reformën Zgjedhore të përqendrohen te ndarja e shtetit nga partia, duke kundërshtuar zgjerimin e objektit...

Lexo më shumë
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26
Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com