GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

51 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, qytetarët do të protestojnë sot para Kuvendit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
51 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, qytetarët do të protestojnë sot para Kuvendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarët që prej 50 ditësh vijojnë protestat kundër qeverisë kanë paralajmëruar një tjetër tubim, i cili do të zhvillohet sot përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën kohë me seancën plenare. Seanca është njoftuar se do të nisë në orën 12:00.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë, duke deklaruar se synojnë të përcjellin mesazhin e tyre edhe përpara deputetëve.

Sipas aktivistëve, protesta para Kuvendit do të jetë një vazhdim i rezistencës qytetare që prej shtatë javësh zhvillohet çdo mbrëmje në Tiranë. Ata kanë theksuar se tubimi synon të shprehë pakënaqësinë ndaj institucioneve dhe mënyrës së funksionimit të Parlamentit.

“Do t’i tregojmë Kuvendit se nuk ndihemi të përfaqësuar dhe se qytetarët kërkojnë ndryshim”, është shprehur një nga aktivistët gjatë protestës së mbajtur mbrëmjen e djeshme.

Protesta pritet të zhvillohet ndërsa në Kuvend do të mbahet seanca plenare, ku në rendin e ditës janë raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025, projektligji për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit, si edhe shqyrtimi i projektrezolutave për veprimtarinë e institucioneve të drejtësisë dhe organeve të pavarura, përfshirë SPAK-un, Prokurorinë e Përgjithshme, KLGJ-në, KLP-në dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Qytetarët pritet të mblidhen edhe në orën 19:00, sikurse ditët e tjera, edhe përpara Kryeministrisë. Ata shprehen të vendosur se nuk do të largohen nga Bulevardi para godinës së qeverisë derisa kryeministri të japë dorëheqjen, e cila është një nga kërkesat e tyre të panegociueshme që artikulojnë në protestë.

“Poshtë patronazhistët”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament analfabet”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se do të vazhdojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Ndërkohë protestë e madhe është paralajmëruar në datën 23 korrik, kur do të mbahet edhe seanca e fundit plenare, para pushimeve të verës.

Aktivistët kanë bërë disa herë thirrje gjatë protestës së mbrëmshme për pjesëmarrje masive para Kuvendit më 23 korrik, ndërsa kanë bërë me dije se po bëjnë përgatitje të veçanta për këtë ditë.

Etiketa: Kryesore1kuvendproteste

Lajme të lidhura

Zjarret në Shqipëri/ 14 vatra mbeten ende aktive, zonat më problematike
Aktualitet

Zjarret në Shqipëri/ 14 vatra mbeten ende aktive, zonat më problematike

19:12 - 13/08/26
Aksident në Divjakë/ I moshuari humb jetën pasi makina përplaset me shtyllën
Aktualitet

Aksident në Divjakë/ I moshuari humb jetën pasi makina përplaset me shtyllën

18:57 - 13/08/26
Shkrirja dhe bashkimi me Fierin, Bashkia e Patosit nis dëgjesat publike për reformën territoriale
Aktualitet

Shkrirja dhe bashkimi me Fierin, Bashkia e Patosit nis dëgjesat publike për reformën territoriale

18:42 - 13/08/26
Para
Rënia e Euros shpjegohet më shumë nga lejet e ndërtimit se turistët

Rënia e Euros shpjegohet më shumë nga lejet e ndërtimit se turistët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarret në Shqipëri/ 14 vatra mbeten ende aktive, zonat më problematike
Aktualitet

Zjarret në Shqipëri/ 14 vatra mbeten ende aktive, zonat më problematike

19:12 - 13/08/26

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar këtë të enjte mbi situatën e zjarreve në vend. Gjatë ditës janë raportuar gjithsej 31...

Lexo më shumë
Aksident në Divjakë/ I moshuari humb jetën pasi makina përplaset me shtyllën

Aksident në Divjakë/ I moshuari humb jetën pasi makina përplaset me shtyllën

18:57 - 13/08/26
Shkrirja dhe bashkimi me Fierin, Bashkia e Patosit nis dëgjesat publike për reformën territoriale

Shkrirja dhe bashkimi me Fierin, Bashkia e Patosit nis dëgjesat publike për reformën territoriale

18:42 - 13/08/26
Zlatko Dalic emërohet trajner i Emirateve të Bashkuara Arabe: Nuk erdha për para

Zlatko Dalic emërohet trajner i Emirateve të Bashkuara Arabe: Nuk erdha për para

18:10 - 13/08/26
Konflikt në familje në Durrës, burri plagos me thikë bashkëshorten

Konflikt në familje në Durrës, burri plagos me thikë bashkëshorten

17:48 - 13/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com