GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

 

Libri ‘The Albanian Files’ (‘Dosjet e Shqipërisë’) e portretizon qartë dhe me saktësi mbretin e Shqipërisë – ‘Enverin e Dytë’.

Por ky libër shpërfaq edhe fytyrën e vërtetë të elitave shqiptare, të cilat e ngritën atë në piedestal, ashtu siç e ngritën dikur Enverin e Parë, me çka ia shitën shpirtin Piktorit dhe ia lan në duar fatin e popullin.

E që pastaj, njësoj si pas rënies së Enverit të Parë, të gjithë – përfshirë edhe ata që e udhëzonin të bëhej kryeqelbësira e ‘Aleancës së Qelbësirave’ –  të rrëfejnë se sa shumë kanë vuajtur dhe sa vështirë kanë arritur deri te posti që e meritojnë, ai i ambasadorit.

Autori i këtij shkrimi, për dhjetë vjet me radhë, është dekoruar me sharjet nga më perverzet nga ata që irritoheshin sa herë ai thoshte hapur se Piktori dhe ‘Rilindja’ e tij janë fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur Shqipërisë dhe se ai po shkatërron çdo vlerë shqiptare, sepse e përbuz popullin e vet.

Por tani nuk ka më aq rëndësi se kush çfarë tha dhe kur e tha.

Me rëndësi është të mbështetet dhe të përkrahet rinia që po e vë në provë ndërgjegjen qytetare të Shqipërisë dhe që dëshmon se nuk është aq pa kurriz sa ishim ne, prindërit e saj, të cilët Piktori i joshi me të vetmen ‘vlerë’ që kishte dhe që e ekspozoi publikisht dhe të pambuluar – prapanicën  e tij.

Tani është me rëndësi të mos ndodhë ajo që ndodhi pas rënies së Enverit të Parë, kur të gjithë u mbuluan me pohimin se ishin njëkohësisht fajtorë dhe bashkëvuajtës.

Jo. Për ngritjen e ‘Enverit të Dytë’ nuk jemi të gjithë bashkëfajtorë e as bashkëvuajtës.

Shumë prej nesh, duke ecur tërë jetën me pantallonat nëpër këmbë, u majmën në grazhdin e krimit që ua mbushte ‘Enveri i Dytë’.

Libri ‘The Albanian Files’ (‘Dosjet e Shqipërisë’) tregon më së miri se si ‘Enveri i Dytë’ kishte plane monstruoze ta shkatërroj mbëmendjen shqiptare, duke nisur me rrënimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Por ai libër gjithashtu shpërfaq edhe pafytyrësinë e elitave me mendësi enveriste, të cilat nuk kishin nevojë për liri, por për një Enver të Dytë që do të kujdesej të kishin mjaftueshëm ushqim në sofrën e tyre.

Shumë nga ata që ju argavitën ‘Enverit të Dytë’ – Piktorit – njësoj si dikur Enverit të Parë, e duan shqiptarinë të përçarë dhe nuk e kuptojnë pse shqiptarët nga trojet e tjera vijnë të protestojnë në Tiranë.

Pra, shumë nga këta pa kurriz, që e ngritën ‘Enverin e Dytë’, as gjatë socializmit e as sot nuk e kuptojnë se Shqipëria është më e rëndësishme për shqiptarët që jetojnë jashtë saj sesa për shumë prej atyre që jetojnë në shtetin që Piktori e ka shndërruar në pronë të vet, sepse pa Shqipërinë ata vetë do të mbeteshin pa emër.

Pjesa më e madhe e elitave dhe e atyre që nëpër ekranet televizive  i jargaviten ‘Enverit të Dytë’ kurrë nuk do e kuptojnë se nuk do të ekzistonte as kjo Shqipëri e vogël, të cilën ‘Enveri i Parë’ e shndërroi në burg, ndërsa ky i dyti po e bën të pabanueshme për shqiptarët, po të mos ishte ëndrra mbarëshqiptare dhe po të mos kishin derdhur gjak për të edhe shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës, Malit të Zi, Çamërisë dhe viseve të tjera shqiptare.

Por, për fat, ka ardhur një rini që e di sa keq ndihet shqiptari jashtë mëmëdheut kur sheh se Shqipëria ka një parlament me të cilin tallet e gjithë bota dhe që e mbulon krimin, si dhe një kryeministër qesharak, sikur të ishte një klloun cirku.

Ka ardhur një brez që dëshiron ta pastrojë plehun politik tridhjetëvjeçar dhe ta shpëtojë Shqipërinë nga ‘Aleanca e Qelbësirave’.

Kjo nuk është e lehtë, sepse sa herë që ata brohorasin: ‘O Piktor, o tradhtar, jep dorëheqje sa më parë!’, nuk dridhet vetëm “Enveri i Dytë”, por edhe shumë media, redaktorë, profesorë, akademikë, biznesmenë …,, shumë nga ata që mbijetojnë duke qenë shërbëtorë të ‘Aleancës së Qelbësirave’, e cila e ka mbuluar dhe kalbur Shqipërinë.

Andaj, shqiptarët kudo që ndodhen duhet t’i mbështesin dhe t’i përkrahin protestat në Tiranë, sepse nëse Piktori arrin ta mbajë  kombin shqiptar të përçarë, kjo do të ishte turpi më i madh i yni dhe një leje e hapur për ‘Enverin e Dytë’ të vazhdojë të ndërtojë një Shqipëri ku nuk do të ketë më shqiptarë.

 

 

Etiketa: Ramarevolte

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Elita shqiptare që doli nga kazani i Enverit, deri te kryekazanxhiu i neokomunizmit

10:32 - 17/07/26
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Të gjithë po presin që Babua të dorëzojë çelësat dhe këtë nuk e ndalon dot as…

13:22 - 11/07/26
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot
OP-ED

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
Para
Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhet kërkesa e kryeministrit Rama për deputetët

Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhet kërkesa e kryeministrit Rama për deputetët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana dhe Revolucioni i Flamingove: Një protestë kundër pushtetit dhe frikës
Aktualitet

Tirana dhe Revolucioni i Flamingove: Një protestë kundër pushtetit dhe frikës

08:59 - 21/07/26

Nga një protestë për mbrojtjen e Lagunës së Nartës, lëvizja është shndërruar në një sfidë politike ndaj qeverisë së Edi...

Lexo më shumë
Pasi përzuri rininë shqiptare nga vendi, Rama ia arrin qëllimit! I zëvendëson me 22 mijë të huaj

Pasi përzuri rininë shqiptare nga vendi, Rama ia arrin qëllimit! I zëvendëson me 22 mijë të huaj

08:26 - 21/07/26
Pastrim parash përmes veshjeve luksoze? Kush fshihet pas Zaboo Garden, Brandville, Daka & Privé

Pastrim parash përmes veshjeve luksoze? Kush fshihet pas Zaboo Garden, Brandville, Daka & Privé

08:15 - 21/07/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

07:45 - 21/07/26
Përvëlohet Shqipëria, temperaturat pritet të arrijnë deri në 42 gradë

Parashikimi i motit për sot, 21 Korrik 2026

07:38 - 21/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com