GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Revolucion te Kukësi, një lider i ri do udhëheqë ekipin

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Periudhë e errët për Kukësin, mposhtet në miqësoren ndaj modestëve nga Kosova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një vit të vështirë, të karakterizuar nga dorëheqja (e më pas, arrestimi) i presidentit të klubit, Safet Gjici, Kukësi është gati që të nisë një sezon të ri, në Kategorinë Superiore.

Ky do të jetë sezoni i 11-të radhazi, në elitën e futbollit kombëtar, për klubin verilindor, megjithatë, performanca, në krahasim me vitet e para në elitë, ka rënë, me klubin që prej tre sezonesh, nuk merr pjesë në kupat europiane.

Mirëpo, tani mendja është te e ardhmja, me klubin që ka bërë disa ndryshime, për shkak të largimeve të shumta të muajve të fundit. Ndryshimi më i fundit ka lidhje, me rolin e liderit të ekipit, atij që do tentojë që të dërgojë Kukësin drejt suksesit në Superiore.

Portieri Angelo Tafas po bëhet gati të nisë sezonin e tij të katërt te Kukësi, gjithnjë si protagonist, duke qenë numri 1 i katërkëndorit blu. Mirëpo, duket se ky sezon është paksa më i veçantë për të, sepse është graduar si kapiten i saj.

Me fanellën e Kukësit, portieri numëron plot 78 ndeshje, më shumë nga të gjithë lojtarët aktualë. Dje, në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, ai pohoi se si kapiten tani ka një shtysë më shumë, edhe pse lider nuk të bën thjesht një shirit në krah.

“Të jesh kapiten i ekipit është diçka ndryshe, një shtysë për mirë do të thosha. Megjithatë, lider ose lojtar me personalitet nuk të bën thjesht fakti se mban shiritin e kapitenit”, u shpreh fillimisht 23-vjeçari, i cili njëkohësisht është edhe lojtari me vlerën më të lartë në treg te Kukësi.

Sipas faqes së specializuar për kartonët e lojtarëve, “transfermarkt”, Tafas ka një vlerësim prej 250 mijë eurosh.

Jo më kot para pak javësh ai mbrojti edhe ngjyrat e Gjilanit në Kupat e Europës, ku shkoi për huazim nga ekipi kuksian. Tafas ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, ndërsa është formuar si portier në akademinë e AEK-ut të Athinës.

Tanimë si veteran te Kukësi, portieri flet edhe për kampionatin që po troket, ku skuadra vjen me shumë ndryshime dhe djem të rinj. Tafas beson se të gjithë bashkë si grup mund të bëjnë gjëra pozitive këtë sezon, duke i mëshuar dëshirës që kanë djemtë.

“Lojtarët e rinj kanë filluar të ambientohen shumë shpejt dhe deri më tani çdo gjë ka shkuar mirë. Është e vërtetë që janë shumë djem të rinj dhe pa eksperiencë, por kanë dëshirën të tregojnë secili veten e tyre.

Ndaj, këtë e shoh si diçka pozitive. Normalisht kampionati është shumë i gjatë, por unë dua të jem optimist. Kam besim se mund të bëjmë gjëra të mira bashkë si grup”, vijoi prononcimin e tij titullari i verilindorëve, që ka besim tek ekipi i ndërtuar këtë sezon, edhe pse pa emra të bujshëm.

Kalendari i ka rezervuar Kukësit një ndeshje në transfertë me Vllazninë, e cila do të luhet të shtunën në orën 20:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Edhe pse në letër janë favoritë shkodranët, Tafas beson te forca e Kukësit dhe në fushë do të hyjnë për të marrë patjetër një rezultat pozitiv.

“Vllaznia është një ekip i mirë dhe me pretendime, që ka lojtarë cilësorë. Mirëpo, ne do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin dhe të shpresojmë te një rezultat pozitiv”, mbylli prononcimin e tij kapiteni i ri i Kukësit, duke pretenduar që ta nisin me këmbën e mbarë kampionatin për sezonin 2023-2024. Kujtojmë që Tafas është nga titullarët e paktë që nuk e braktisën ekipin verilindor./PanoramaSport

Etiketa: angelo tafasKukesi

Lajme të lidhura

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt
Sport

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë
Sport

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26
Para
Kur do të fillojë Big Brother VIP Kosova 2?

Kur do të fillojë Big Brother VIP Kosova 2?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt
Sport

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma, ka dalë publikisht në mbështetje të kapitenit të Portugalisë pas largimit të tij nga grumbullimi...

Lexo më shumë
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com