GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Revolucion te Kukësi, nuk ka më… “Legjion të huaj”

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Revolucion te Kukësi, nuk ka më… “Legjion të huaj”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një Kukës pa të huaj në skuadër duket sikur… stonon. Thuhet kështu, pasi në të gjithë historinë e saj në Superiore, ka qenë kryesisht një klub që identifikohej shpesh me lojtarë të huaj në ekip dhe që madje bënë karrierë në Kukës dhe futbollin shqiptar, duke mos i munguar cilësitë.

Sot, duket se këtij trendi të dekadës që sapo lamë pas po i vjen fundi dhe drejtuesit nuk po preferojnë më që të marrin lojtarë nga Brazili i largët apo edhe te Kroacia e Ballkanit.

Aktualisht të vetmit të huaj që shihen si pjesë e skuadrës dhe që ende nuk janë përfolur për t’u larguar nga klubi, janë mauritanezi Abdou Mbarak dhe nigeriani Daniel Momoh, me këtë të fundit që spikati sezonin e kaluar në disa ndeshje, ku u katapultua nga moshat në skuadrën e parë.

Më së shumti, ky ndërrim “kursi” vjen si shkak i bllokadës nga klubi për të bërë shpenzime të mëdha dhe të hedhë sytë më shumë nga tregu rajonal dhe ai vendës.

Të paktën këtë po tregon merkatoja e deritanishme dhe emrat që janë në provë aktualisht në Kukës, pasi deri në mbylljen e merkatos në klub mund t’i rikthehen sërish “dashurisë” së vjetër për sa më shumë lojtarë të huaj.

 

30 pasaporta të ndryshme

Për t’i dhënë një pasqyrë të qartë panoramës së situatës me lojtarët e huaj që Kukësi ka afruar ndër vite, “Panorama Sport” ka bërë një vëzhgim të hollësishëm rreth kësaj teme.

Bie në sy se verilindorët kanë pasur lojtarë me 30 pasaporta të ndryshme, ku sigurisht bëjnë pjesë edhe shqiptarët e Kosovës apo të Maqedonisë së Veriut me pasaporta europiane.

Numrin më të madh të lojtarëve të huaj e dominon Brazili, teksa në përbërje të ekipit blu kanë qenë plot 23 futbollistë, me Zhan Kariokën që numëron 85 paraqitje me këtë skuadër.

Sa u përket golave, brazilianët kanë shënuar plot 64 herë për këtë klub. Pas tyre vjen Kosova me Maqedoninë e Veriut, me 17 dhe 12 lojtarë, por që në njëfarë mënyre bëhet fjalë për futbollistë të kombësisë shqiptare.

Lista vijon më pas me Nigerinë dhe Kroacinë, që mbyllin pesë “pasaportat” joshqiptare te Kukësi ndër vite, respektivisht me 11 dhe 9 lojtarë. Sa i përket lojtarëve më efikasë në golat e shënuar, kanë qenë kroatët me plot 98 rrjeta, ku sigurisht spikat golashënuesi më i mirë i historisë së klubit, me 68 gola./PanoramaSport

Etiketa: KukesiSuperligaTe huajt te Kukesi

Lajme të lidhura

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë
Sport

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit
Sport

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

08:52 - 14/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Para
Deklarata e fortë: Fisi Rraja i veshur me pushtet politik, në zyrën time janë futur Taulant Balla, Rrahman Rraja e Xhelal Rraja

Deklarata e fortë: Fisi Rraja i veshur me pushtet politik, në zyrën time janë futur Taulant Balla, Rrahman Rraja e Xhelal Rraja

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për...

Lexo më shumë
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com