GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rexhe Byberi hedh 337 MLN lekë në kanalin që e ka ndërtuar disa herë, tenderi pa garë

10:52 - 31/08/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Rexhe Byberi hedh 337 MLN lekë në kanalin që e ka ndërtuar disa herë, tenderi pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhe Byberi, prej kohësh është fiksuar te një kanal vaditës dhe aty po përqendron “investimet” e tij, me të cilat mburret kur vjen koha e zgjedhjeve.  Bëhet fjalë për tenderin me objekt  ‘Rikonstruksion i kanalit vaditës Ura Vigi i Vakes – Cerrnice’ i gjatë 7 km,  ku sipas preventivit do të bëhen pastrime shkurresh dhe zëvendësim të pjesëve të betonit që janë dëmtuar.

Këto punime do të zgjasin 1 vit dhe do t’u kushtojnë qytetarëve të Tropojës 337 milionë lekë. Ky është vetëm fillimi i kësaj afere të madhe, pasi më tutje shohim që kontratat është lidhur në shkelje të  ligjit mbi prokurimet.

Fillimisht për këtë projekt janë prezantuar 3 oferta, BOE HTSH & ‘’BAJRAMI N’’ kishin ofertën më të lirë me vlerë 250 milionë lekë, por u skualifikuan nga gara me justifikimin se nuk ka dorëzuar fizikisht vërtetimet për disa punonjës, për të njëjtën arsye u përjashtua nga gara edhe firma ‘Nika shpk’, me ofertë 260 milionë lekë.

Në këtë mënyrë për në fazën e finale mbeti vetëm firma GRIALD shpk me ofertë 270 milionë lekë.  Pa asnjë konkurrent përballë dhe me ofertën më të shtrenjtë, firma në fjalë u shpall fituese e këtij tenderi më 31 korrik 2024. Ky fakt u bë e ditur për publikun vetëm pas një muaji, kur u publikua kontrata në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Gjithsesi, këto shkelje flagrante nuk i kanë shpëtuar filtrave të portalit monitorues Open Data Albania, i cili i ka vendosur tenderit ‘Flamurin e kuq’. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

Pazaret ndër vite

Ndërkohë, as syrit tonë nuk i shpëtojnë faktet që tregojnë se me këtë kanal vaditës kanë nisur abuzimet që në vitin 2017. Në atë vit, Bashkia Tropojë shpenzoi 208  milionë lekë për rikonstruksionin e këtij kanali, ku kompania fituese ishte “Lala” Shpk.

Mirëpo këto punime nuk mbajtën shumë dhe deri në fund të vitit 2019 sipas Bashkisë, kanali ishte kthyer në gjendje të amortizuar. Prandaj në 2022 e futën atë në listën e gjatë me kanale që duhej të riparoheshin.

Projekti fliste për rikonstruksionin e  15 kanaleve vaditëse, ku në mes tyre edhe kanalit vaditës Ura Vigi i Vakes – Cerrnice’. Por nga një hetim i KLSH i publikuar një vit më pas tregohet se për të gjithë këto kanale nuk është bërë publike se cila firmë ka hartuar projektin dhe as emri i firmës që do të zhvillonte punën.

Gjithashtu në tender nuk ishin detajuar punimet që do të kryhen si dhe ishin shkelur një sërë rregullash ligjore në hartimin e kritereve të tenderit.

Në atë raport, KLSh ngriti alarmin për mënyrën abuzive si hartonte tenderët Bashkia Tropojë, ndërsa sot pas rreth 4 vitesh situata vazhdon e njëjtë. Byberi nuk pyet as për instancat kontrolluese, ndërsa shton abuzimet në kurriz të taksapaguesve tropojanë.

 

Byberi kallëzohet në SPAK

Kujtojmë se kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi është kallëzuar penalisht nga banorë të zonës.

Mësohet se kallëzimi ndaj tij është bërë nga 300 banorë të cilët e akuzojnë për shpërdorim detyre.

Sipas banorëve të zonës, krybashkiaku i Tropojës ka favorizuar kushërinjtë e tij në shkelje të hapur të ligjit për konfliktin e interesit.

“Ne kallëzuesit jemi banorë të Bashkisë Tropojë, ku po bëjmë rreth 3 vjet që sorollatemi nga kryetari i bashkisë Rexhe Byberi duke mos gjetur zgjidhje. Kryetari i bashkisë Tropojë Rexhe Byberi është i përfshirë në  aktivitete kriminale , dhe për këtë arsye jemi duke bërë këtë kallëzim  ku e akuzojmë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penale  dhe për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”.

Këtë aktivitet kriminal ky kryetar bashkie e ushtron me djemtë e xhaxhait të tij ku një prej tyre është dhe i kallëzuari prej nesh Avni Byberi, akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv  i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” të parashikuar nga neni 287 i K.Penal.”, thuhet në denoncimin e  banorëve në shtator 2023.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: rexhe byberitendertro[oje

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com