GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rey Manaj pranë firmës me kampionët e Italisë

11:55 - 11/02/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Manaj lë pas dëmtimin, rikthehet i “nevrikosur” në fushë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Futbollisti shqiptar Rei Manaj po përgatitet për një rikthim në Itali, pas largimit nga Watford. Mësohet se sulmuesi i Kombëtares shqiptare është drejt firmës me një herë kampionët e Italisë, Verona. Klubi italian është prej kohësh në kërkim të një sulmuesi që t’i vijë në ndihmë për të mbijetuar mes më të mirave. Aktualisht Verona ndodhet në zonën e rënies, në vendin e 17-të dhe katër pikë larg Spezias, që shpëton.

Megjithatë, nga çfarë bëhet me dije, në merkaton e janarit, Verona ishte pranë blerjes së Xhuliano Skukës, sulmuesit të Partizanit, që në fund u shit te Metzi në Francë. Oferta e bërë nga italianët nuk ishte ajo që klubi i kuq priste dhe për këtë nuk u realizua dhe transferimi. Kështu, edhe pse afati i merkatos ka mbaruar, Verona ka mundësinë që të afrojë një sulmues, i cili është lojtar i lirë, raporton “Panorama Sport”.

Këtu hyn edhe Rey Manaj, si një alternativë e duhur për sulmin e verdhë. Lushnjari ka prishur kontratën me anglezët e Watfordit dhe një rikthim në Serinë A, do t’i jepte mundësi që të luante shanset edhe për kualifikueset e Europianit me Kombëtaren, duke qenë se trajneri i ri, Silvinjo, ka punuar me të tek Interi.

Manaj ka edhe eksperiencë të mëparshme në kampionatin italian, teksa ka qenë pjesë e Specias në formë huazimi nga Barcelona dhe më parë tek Interi e Peskara. Manaj mund t’i kursejë çdo ekipi një shifër transferimi, duke qenë se është lojtar i lirë dhe për të do të investohet vetëm rroga.

Sulmuesi luajti vetëm 275 minuta me Watfordin në Kategorinë e Dytë angleze, duke shënuar vetëm një gol. Kjo edhe për shkak të dëmtimeve që 25-vjeçari pësoi gjatë sezonit. Ndërkohë, në pritje është edhe Elche, e cila pothuajse ka prerë biletën e rrëzimit nga La Liga duke qenë shumë pikë mbrapa dhe mund të rezervojë sulmuesin shqiptar për sezonin tjetër në Ligën e Dytë spanjolle.

Etiketa: FutbollRey Manaj

Lajme të lidhura

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje
Breaking Views

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Para
“Burg Brother Vip”, protestuesit presin Berishën jashtë selisë

“Burg Brother Vip”, protestuesit presin Berishën jashtë selisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Breaking Views

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit...

Lexo më shumë
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com