GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rezoluta e CDI/ E Djathta Botërore dënon arrestimet politike dhe goditjen e opozitës shqiptare

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Rezoluta e CDI/ E Djathta Botërore dënon arrestimet politike dhe goditjen e opozitës shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

nëtari i Kryesisë së PD-së dhe njëherazi drejtuesi politik i Qarkut Tiranë, Belind Këlliçi e ka quajtur historike rezolutën e sotme të miratuar organizata më e madhe e partive politike të qendrës së djathtë në botë IDC CDI, e cila bën bashkë 109 parti politike të qendrës e qendrës së djathtë nga e gjithë bota, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të zhvilluar në Siem Reap të Kamboxhias.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka renditur të gjitha pikat që janë miratuar nga kjo rezolutë, e cila sipas tij “dënon lidhjet e Narkoshtetit të drejtuar nga Edi Rama me kartelet e drogës në Amerikën Latine duke e kthyer Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave”.

Gjithashtu, “dënon arrestimet politike dhe goditjen e opozitës shqiptare me në krye Partinë Demokratike ku meren shembuj konkret izolimi në arrest shtëpie i Kryetarit të PDSH Prof. Dr. Sali Berisha, pa prova, pa fakte, pa akuzë dhe bazuar në dokumenta të rreme, rrëmbimi dhe arrestimi brutal i ish Presidentit/Kryeministrit e njëherazi kreut të PL Ilir Meta, gjyqi politik që po zhvilohet ndaj kreut të PR Fatmir Mediu, dënimi politik me burg i Deputetit të PD Ervin Salianji për një kallëzim të rremë të pakryer prej tij dhe arrestimi politik dhe goditja e ish kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri”, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë:

Rezoluta historike!

Si asnjë rezolutë më parë, ditën e sotme organizata më e madhe e partive politike të qendrës së djathtë në botë IDC CDI, e cila bën bashkë 109 parti politike të qendrës e qendrës së djathtë nga e gjithë bota, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të zhvilluar në Siem Reap të Kamboxhias, miratoi një rezolutë e cila:

1. Dënon fuqishëm lidhjet e Narkoshtetit të drejtuar nga Edi Rama me kartelet e drogës në Amerikën Latine duke e kthyer Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave.

2. Dënon arrestimet politike dhe goditjen e opozitës shqiptare me në krye Partinë Demokratike ku meren shembuj konkret izolimi në arrest shtëpie i Kryetarit të PDSH Prof. Dr. Sali Berisha, pa prova, pa fakte, pa akuzë dhe bazuar në dokumenta të rreme, rrëmbimi dhe arrestimi brutal i ish Presidentit/Kryeministrit e njëherazi kreut të PL Ilir Meta, gjyqi politik që po zhvilohet ndaj kreut të PR Fatmir Mediu, dënimi politik me burg i Deputetit të PD Ervin Salianji për një kallëzim të rremë të pakryer prej tij dhe arrestimi politik dhe goditja e ish kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

3. Mbështet përpjekjet e opozitës shqiptare dhe luftën e saj kurajoze për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për rikthimin e qeverisjes demokratike e mbrojtjen e të drejtave themelore në vend.

4. Theksimin e rëndësisë së luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës si një detyrë jetike për një shtet anëtar të NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE duke nënvizuar nevojën urgjente të këputjes së fijeve që lidhin krimin me votën.

5. Nevojën për një sistem drejtësie të pavarur i cili nuk përdoret si një armë për të luftuar kundërshtarin politik, por garanton të drejtat dhe liritë e qytetarëve shqiptarë.

6. Nevojën që vendi ka për një qeveri teknike bazuar në modelin e Maqedonisë së Veriut, me qëllim mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor dhe garantimin e integritetit të zgjedhjeve.

7. CDI do të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe do të jetë në mbështetje të anëtarëve të saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në mbështetje të rrugëtimit europian të Shqipërisë.

Një rezolutë e tillë, kaq e qartë, konkrete dhe që vendos gishtin në plagët më kryesore të vendit tonë, duke e krahasuar vendin tonë madje me Bjellorusinë e Lukashenkos, me të cilin Edi Rama darkonte para pak ditësh, nuk është miratuar asnjëherë.

Ky sinjal i qartë, se miqtë e Partisë Demokratike dhe vendit tonë kanë kthyer sytë dhe mendjen nga ne, është një mesazh i fortë dhe mbështetje në momentin e duhur.

Zgjedhjet e ardhshme janë jetike për Shqipërinë ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i rikthyer shpresën shqiptarëve dhe për ta rikthyer vendin në shinat e shtetit ligjor dhe të së drejtës. 

gijotina.com/

Etiketa: CDIe djathtaKryesore1rezoluta

Lajme të lidhura

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare
Aktualitet

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

08:22 - 13/05/26
Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”
Aktualitet

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

08:02 - 13/05/26
“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!
Breaking Views

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

23:05 - 12/05/26
Para
Vrasja e 14-vjeçarit, konflikti mes nxënësve nisi në shkollë, autori njoftoi shokët nga Sauku

Vrasja e 14-vjeçarit, konflikti mes nxënësve nisi në shkollë, autori njoftoi shokët nga Sauku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”
Sport

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”

08:29 - 13/05/26

Futbolli shqiptar do të përjetojë sot një tjetër mbrëmje të madhe, teksa Dinamo City dhe Egnatia do të zbresin në...

Lexo më shumë
“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

08:22 - 13/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:04 - 13/05/26
Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

08:02 - 13/05/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Maj 2026

07:40 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com