GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rezoluta e VMRO-DPMNE-së për bisedimet me Bullgarinë

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rezoluta e VMRO-DPMNE-së për bisedimet me Bullgarinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE, ka publikuar tekstin e rezolutës, të cilën kërkon ta miratojë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut (RMV), sipas shembullit të Bullgarisë.

Në tekstin e hartuar VMRO-DPMNE-ja kërkon që ” negociatat me Bullgarinë të zhvillohen në pozita të barabarta, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare, pa asnjë kusht nga njëra palë ose nga tjetra dhe me respektimin e dinjitetit të popullit maqedonas”.

VMRO-DPMNE deri të premten (09.07) do të dorëzojë në Kuvend Rezolutën për vijat e kuqe që duhet të ketë vendi në negociatat me Bullgarinë. Deputeti i kësaj partie, Timço Mucunski, thotë se për Rezolutën nuk duhet të negociohet, pasi ajo është në favor të shpejtimit të perspektivës evropiane dhe forcimit të sovranitetit shtetëror dhe nacional të Maqedonisë së Veriut.

“Nuk ka çfarë të negociohet. Mund të diskutohet për ndonjë detaj, për disa çështje më të imëta, por unë nuk besoj se këtu në Kuvend mund të përgatisim diçka më kompetente nga ajo që është përgatitur nga Akademia e Shkencave dhe Universiteti i Shkupit”, thekson Timço Mucunski, deputet i VMRO-DPMNE.

Rezoluta e propozuar është mbështetur edhe nga Lidhja Social Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev edhe pse fillimisht, kjo parti e refuzoi, duke akuzuar krerët e VMRO-DPMNE-së, se përmes rezolutës tentojnë të përfitojnë politikisht, pasi sipas LSDM-së, “çështjet që kanë të bëjnë me identitetin asnjëherë nuk kanë qenë objekt i negociatave”.

Partitë shqiptare skeptike për rezolutën

Partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë, e po ashtu edhe ato në opozitë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë shprehur kundër rezolutës. Ato thonë, se nuk mbështesin asnjë dokument që cënon rrugën drejt BE-së dhe prishjen e raporteve të mira ndërfqinjësore.

Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së, Bujar Osmani ka thënë se qëndrimi i BDI-së është se Rezoluta e VMRO-DPMNE-së konsensusin shtetëror të arritur në lidhje me Bullgarinë rrezikon ta shëndërrojë në çështje etnike, gjë që përbën dëm të madh për shtetin. “Qëndrimi ynë është se ky proces duhet të fillojë nga zeroja, të ulen partitë politike, nëse duhet të miratohet ndonjë rezolutë duhet të jetë prodhim i konsensusit i të gjithëve e jo të imponohet nga një parti politike. Kam frikë se shndërrimi nga pozitë shtetërore në pozitë etnike është një nga dëmet më të mëdha që mund të bëhet”, shprehet Osmani.

Nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë, se vendimin përfundimtar për mbështetjen ose jo të Rezolutës së VMRO-DPMNE-së do ta marrin në mbledhjet e radhës të organeve partiake.

Anlistët pro dhe kundër rezolutës

Nikolla Dujoski njohës i çështjeve ndërkombëtare thotë, se askush nuk ka mandat për të negociuar për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin, ndaj edhe nuk sheh asgjë të keqe në miratimin e një rezolute të tillë me konsensus të gjerë. “Askush nuk ka mandat që të negociojë për emrin e gjuhës tonë apo për identitetin e maqedonasve, por edhe të gjithë atyre që jetojnë këtu. Askush këtë nuk mund ta bëjë, pasi nuk kanë mandatin për një gjë të tillë, as Zoran Zaevi, as Hristijan Mickoski e as Ali Ahmeti apo kushdo qoftë tjetër.

Duam Europën, por më shumë duam veten tonë”, thotë Dujoski.

Një rezolutë e propozuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE-ja për caktimin e vijave të kuqe me Bullgarinë, mund të bllokojë në pafundësi procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, thotë  Muhamed Halili kryetar i Këshillit të Ambasadorëve.

“Nëse edhe LSDM-ja e përkrah propozimin e VMRO-DPMNE-së, atëherë është e qartë se vështirësohet edhe më tej integrimi evropian i vendit tonë. Është e qartë se shpresat për hapje të negociatave, gjegjësisht të mbajtjes së konferencës ndërqeveritare brenda këtij viti, po shuhen”, thotë Halili. /DW

Lajme të lidhura

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Mbyllet pas 90 minutash takimi historik në Kinë, Trump, Xi dhe Putin dalin me deklaratë të përbashkët

13:44 - 19/11/26
Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

10:02 - 19/11/26
Komisioni Europian paralajmëron: Do të merren masa ndaj Kosovës
Botë

Sulm i madh kibernetik ndaj Komisionit Evropian, hakerat godasin sistemet e pagave dhe të dhënave personale

08:45 - 19/11/26
Para
Tropojë/ Automjeti përplaset me kamionin, dëmtohet pasagjeria

Lezhë/ Jetonte vetëm, 55-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij

TË FUNDIT

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra në “Top Story”, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…
Aktualitet

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra në “Top Story”, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…

23:08 - 19/11/26

Elisa Spiropali ka folur në emisionin “Top Story” për arsyet që, sipas saj, çuan në largimin nga posti i ministres...

Lexo më shumë
Aksion i gjerë në Kosovë/ Identifikohen 155 vajza nga Shqipëria në lokalet me muzikë live, 15 biznese mbyllen dhe 8 persona arrestohen

Aksion i gjerë në Kosovë/ Identifikohen 155 vajza nga Shqipëria në lokalet me muzikë live, 15 biznese mbyllen dhe 8 persona arrestohen

23:00 - 19/11/26
“Gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas”/ Rama e surprizon me përqafim kryeministrin belg, merr batutën e hidhur

“Gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas”/ Rama e surprizon me përqafim kryeministrin belg, merr batutën e hidhur

22:30 - 19/11/26
Bllokohet qarkullimi Tiranë-Durrës! Ja segmentet që preken

Bllokohet qarkullimi Tiranë-Durrës! Ja segmentet që preken

22:12 - 19/11/26
Rrezik për qytetarët në Durrës/ Shkëputen pjesë nga fasada e pallatit, dëmtohet një automjet

Rrezik për qytetarët në Durrës/ Shkëputen pjesë nga fasada e pallatit, dëmtohet një automjet

22:00 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com