GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rezoluta për Shqipërinë, PE: Qeveria të garantojë lirinë e medias, forconi shtetin ligjor

20:03 - 24/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rezoluta për Shqipërinë, PE: Qeveria të garantojë lirinë e medias, forconi shtetin ligjor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian ka miratuar një rezolutë për Shqipërinë, përmes të cilës, Qeverisë shqiptare i kërkohet të plotësojë një seri kriteresh, përfshi luftën ndaj krimittë organizuar, korrupsionit, transparencë institucionale. Gjithashtu kërkohet miratimi i një kornize ligjore që mbron gazetarët, teksa vihet theksi në përkeqësimin e situatës së lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

Raporti dënon konfrontimin e qëndrueshëm politik, veprimet përçarëse dhe retorikën nxitëse nga politikanët dhe zyrtarët e nivelit të lartë, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të një kulture parlamentare konstruktive duke nxitur konsensusin midis të gjithë aktorëve politikë.

Eurodeputetët i kërkojnë qeverisë të intensifikojë përpjekjet e saj në forcimin e funksionimit të shtetit të së drejtës, gjyqësorit, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo duhet të garantojë lirinë e medias, të fuqizojë shoqërinë civile, të garantojë të drejtat themelore dhe të drejtat e pakicave, përfshirë komunitetin LGBTI+, si dhe të forcojë bashkëpunimin e saj me institucionet e BE-së.

Në një raport të miratuar sot me 52 vota pro, pesë kundër dhe 10 abstenime, eurodeputetët e Komisionit të Punëve të Jashtme përshëndesin ”angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në BE, duke vënë në dukje se ai është një reflektim i konsensusit midis partive politike dhe i mbështetjes dërrmuese midis qytetarëve”.

”Shqipëria është një partnere e besueshme e politikës së jashtme dhe mbetet një aleate e rëndësishme gjeopolitike, falë përpjekjeve të saj për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, thuhet në raport.

Eurodeputetët mirëpresin faktin që qeveria ka mbajtur fokusin e saj në reformat në lidhje me BE-në, ka përforcuar strukturën e saj koordinuese për integrimin evropian dhe rolin e parlamentit në procesin e integrimit në BE, duke amenduar ligjin përkatës dhe u bëjnë thirrje vendimmarrësve të punojnë së bashku drejt përmbushjes së kritereve të anëtarësimit, jo më vonë se viti 2030.

Eurodeputetët i kërkojnë qeverisë të intensifikojë përpjekjet e saj në forcimin e funksionimit të shtetit të së drejtës, gjyqësorit, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo duhet të garantojë lirinë e medias, të fuqizojë shoqërinë civile, të garantojë të drejtat themelore dhe të drejtat e pakicave, përfshirë komunitetin LGBTI+, si dhe të forcojë bashkëpunimin e saj me institucionet e BE-së.

Puna për reformat e BE-së së bashku me opozitën dhe të gjitha segmentet e shoqërisë.

Raporti thekson se ”qeveria duhet të avancojë më tej agjendën e reformave të BE-së në bashkëpunim me opozitën dhe të gjitha segmentet e shoqërisë”.

Ai dënon konfrontimin e qëndrueshëm politik, veprimet përçarëse dhe retorikën nxitëse nga politikanët dhe zyrtarët e nivelit të lartë, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të një kulture parlamentare konstruktive duke nxitur konsensusin midis të gjithë aktorëve politikë.

Eurodeputetët shprehin keqardhjen që partitë kryesore politike nuk arritën një marrëveshje për reformën zgjedhore dhe u bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare që të zbatojnë urgjentisht ndryshimet e pazgjidhura në kuadrin e financimit të zgjedhjeve dhe partive, shumë përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës. Duhen edhe më shumë përpjekje për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar

Eurodeputetët theksojnë se ”nevojiten përpjekje më të strukturuara dhe të qëndrueshme për të luftuar korrupsionin, përfshirë në nivele të larta, dhe theksojnë nevojën për të trajtuar kulturën e mosndëshkimit”.

Ata bëjnë thirrje për rezultate shtesë në luftën kundër krimit kibernetik, trafikimit të qenieve njerëzore dhe pastrimit të parave.

Raporti shpreh keqardhje për mungesën e progresit në arritjen e transparencës institucionale dhe përkeqësimin e situatës së lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe u bën thirrje autoriteteve të miratojnë një kornizë ligjore që mbron gazetarët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe palët e tjera të interesuara nga paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPPs ).

Së fundmi, eurodeputetët vënë në dukje se Shqipëria është shënjestruar shumë nga dezinformimi rus dhe sulme të tjera hibride dhe duhet të forcojë mbrojtjen e infrastrukturës së saj kritike, sigurinë kibernetike, kundërdezinformimin dhe masat e tranzicionit energjetik.

Raportuesja Isabel Santos tha se “Shqipëria ka demonstruar një angazhim të madh në procesin e integrimit duke zbatuar reforma të vështira”.

”Rezultati i votimit të sotëm tregon njohjen e këtyre përpjekjeve nga Parlamenti Evropian dhe përafrimin e plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së. Është njohja e meritës së treguar nga vendi në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE”, theksoi ajo.

Etiketa: Kryesore1PErezolutaShqiperia

Lajme të lidhura

U arrestua për abuzim me fondet e BE, Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia
Aktualitet

Metës dhe Veliajt ia refuzuan, GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn

14:59 - 28/04/26
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet
Aktualitet

Rama e kërcënoi me përjashtim/ Reagon Spiropali: Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto!

14:05 - 28/04/26
Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze
Aktualitet

Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze

14:00 - 28/04/26
Para
“Basha të tregojë të vërtetën për paratë ruse”, Berisha: Ndaj Metës po bëhet gjueti shtrigash

Pse Lulzim Basha po ushtron presion për një rikthim në PD?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngërçi për Presidentin në Kosovë/ Kurti: LDK të sjellë 15 nënshkrimet dhe kandidati i tyre të përballet me kandidaten tonë
Breaking Views

Ngërçi për Presidentin në Kosovë/ Kurti: LDK të sjellë 15 nënshkrimet dhe kandidati i tyre të përballet me kandidaten tonë

17:41 - 28/04/26

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kreu i LVV-së, Albin Kurti, akuzoi partitë opozitare se me mospjesëmarrje në seancën për zgjedhjen e...

Lexo më shumë
Kategoria Superiore, përzgjidhet 11-shja dhe trajneri më i mirë i javës së 33-të

Kategoria Superiore, përzgjidhet 11-shja dhe trajneri më i mirë i javës së 33-të

15:29 - 28/04/26
U arrestua për abuzim me fondet e BE, Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia

Metës dhe Veliajt ia refuzuan, GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn

14:59 - 28/04/26
“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut

“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut

14:25 - 28/04/26
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet

Rama e kërcënoi me përjashtim/ Reagon Spiropali: Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto!

14:05 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com