GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rezultoi pozitiv për doping, reagon peshëngritesi Godelli: Do kërkoj testin B

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rezultoi pozitiv për doping, reagon peshëngritesi Godelli: Do kërkoj testin B
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Daniel Godelli, peshëngritësi shqiptar rezultoi pozitiv në testet antidoping të bëra pas Europianit 2023 në të cilin ai mori pjesë disa muaj më parë nën flamurin kuqezi.

Në njoftimin e fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Testimeve (ITA), Daniel Godelli ka rezultuar pozitiv ndaj substancave të ndaluara në testimin e bërë më 19 prill 2023, periudhë kjo kur 31-vjeçari ishte pjesë e kombëtares në Kampionatin Europian që asokohe po mbahej në Jerevan të Armenisë.

Pas kësaj, ka reaguar vetë sportisti kuqezi, i cili këmbëngul se është i pafajshëm dhe se do të kërkojë kryerjen e testit B, si dhe do të faktojë se nuk ka konsumuar doping dhe se substanca SARM nuk ka asnjë lidhje me peshëngritjen. Gjithashtu, Godelli shprehet se në Kampionatin Europian ka garuar vetëm për pjesëmarrje.

“Për t’i paraprirë portaleve dhe televizioneve dhe për të qenë transparent dhe i sinqertë me ju, deklaroj se jam testuar pozitiv në përdorimin e një substance të ndaluar. Substancë, e cila nuk ka lidhje me sportin që unë ushtroj dhe për këtë arsye unë do të kërkoj analizimin e testit B, ku do të faktoj dhe paraqes çdo provë që unë zotëroj, për të provuar pafajësinë time.

Kjo, pasi flitet për një garë, ku unë isha i dëmtuar dhe rezultatet e mia ishin thjesht për pjesëmarrje dhe për të shënuar emrin për pikë olimpike dhe jo për të garuar 100%. Kërkoj mirëkuptimin tuaj dhe bashkërisht të presim për rezultatet që do të dalin nga testimi i analizës B. Faleminderit!”, shkruan sportisti në “Facebook”.

Substanca SARM, e gjetur në trupin e peshëngritësit nga Peqini, është një medikament që përdoret në “bodybuilding” si alternativë të steroideve anabolik. Ajo është i ndaluar dhe konsiderohet si doping që nga viti 2008 nga Agjencia Botërore e Antidoping (WADA), ndërkohë që rasti i parë i kapur me këtë lloj substance ishte në vitin 2013, çiklisti rus Nikita Novikov.

Ky është rasti i dytë kur Godelli rezulton pozitiv, pas atij të 2014-ës kur u shpall kampion bote bashkë me Romela Begajn dhe më pas të dy rezultuan pozitivë.

Etiketa: dopinggodelli

Lajme të lidhura

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares
Breaking Views

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
Para
Forcimi i lekut ndaj euros, Ibrahimaj tregon ‘faktorët’ që ndikuan

Forcimi i lekut ndaj euros, Ibrahimaj tregon 'faktorët' që ndikuan

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26

Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të...

Lexo më shumë
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com