GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

RFI: Shqipëria rrëshkitje drejt autoritarizmit

10:59 - 26/10/24
në Aktualitet, Botë, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Inaugurohet Xhamia e re e Namazgjasë, Rama dhe Erdogan të shoqëruar nga bashkëshortet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Në Shqipëri, reforma në drejtësi paraqitet si një “sukses” nga komunitetit ndërkombëtar, por në të vërtetë, ajo po përdoret nga regjimi i Edi Ramës për të eliminuar opozitën, ndërkohë që vetë ai po forcon legjitimitetin e tij në skenën ndërkombëtare”. Kështu thuhet në një artikull të Radio France International të shkruar pas ngjarjes së arrestimi të ish presidenti të vendit. Arrestimi i Ilir Metës, ish-president dhe kryetar i Partisë së Lirisë, shënon një moment të rëndësishëm në politikën shqiptare. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, duke vënë në dukje përdorimin e drejtësisë si një mjet politik nga regjimi i Edi Ramës për të eliminuar opozitën.

Artikulli vazhdon : “Reforma në drejtësi, që shpesh përmendet si një sukses nga komuniteti ndërkombëtar, duket se shërben më shumë për të forcuar pushtetin e tanishëm sesa për të siguruar transparencë të vërtetë. Kjo ngre shqetësime për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë”.

Në përmbledhje theksohet se megjithatë, Shqipëria vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj dhe e shikon veten si një “perlë të Ballkanit”. Sidoqoftë, urbanizimi dhe projektet infrastrukturore kanë ngritur shqetësime për mbrojtjen e burimeve natyrore. Vendi është në një pikë kyçe, duke u përballur me sfidat e zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së mjedisit në një kontekst politik të paqëndrueshëm. Po në të njëjtin tekst analizohen edhe vende të tjera të rajonit si Serbia dhe Moldavia. Ideja e një autokracie në shqipëri po përhapet si njolla e vajit në mediat pendimore.

Të enjtën revista më e madhe franceze Nouvel Obs që i kushtonte një reportazh të gjatë kampeve të pritjes së refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin shkruante: “Njëmbëdhjetë vjet pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet, Shqipëria është ende një nga vendet më të korruptuara në Evropë, sipas OJQ-së Transparency International. Një narko- shtet që po zbrazet nga popullsia e tij: që nga rënia e regjimit totalitar në 1991, afërsisht një milion shqiptarë, ose një e treta e popullsisë, kanë ikur nga papunësia dhe paga mesatare prej 750 eurosh”.

Ndërsa po të enjten gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” proceset e ngritura ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës shiheshin si procese me ngjyrime politike. Zyrtarët e BE-së në Bruksel pranojnë privatisht se korrupsioni ekziston në të gjitha fushat dhe është i gjithëpranishëm në jetën publike si dhe është sfida më e madhe për afrimin e Shqipërisë me BE-në dhe integrimin e vendit. Në vlerësimin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për situatën në shtetin anëtar të NATO-s, në raportin për vitin 2023 thuhet se “korrupsioni ekziston në të gjitha degët dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes”. Qeveria në Shqipëri drejtohet nga Edi Rama dhe PS-ja e tij që nga viti 2013, në shumicën e rasteve pa një partner koalicioni.

Etiketa: Edi RamaKryesore1RTIShqiperia

Lajme të lidhura

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta
Breaking Views

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra
Aktualitet

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu
Breaking Views

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26
Para
Kosovë, sulmohet fizikisht kryetari i Komunës së Pejës

Kosovë, sulmohet fizikisht kryetari i Komunës së Pejës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta
Breaking Views

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26

Ambasada e Suedisë në Tiranë ka reaguar pas vendimit të sotëm të Kuvendit, i cili votoi kundër kërkesës së SPAK...

Lexo më shumë
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26
Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë

Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë

15:00 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com