GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rikandidimi i Biden nuk mbështetet unanimisht nga partia e tij

14:04 - 07/03/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden: Putin gaboi kur pezulloi traktatin për armët bërthamore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Steve Shurtleff ishte në anën e Joe Bidenit më 2019, kur ai i kishte paraqitur dokumentet në Dhomën Shtetërore në New Hampshire për të garuar për president.

Vazhdimisht kishte udhëtuar nëpër këtë shtet me Bidenin për të tërhequr votues në fazën fillestare të zgjedhjeve. Kur Bideni përfundimisht u bë president, ishte Shurtleff-i, atëherë kryetar i Dhomës Shtetërore të Përfaqësuesve, i cili me krenari e kishte vulosur zarfin ku ndodheshin katër votat zgjedhore të New Hampshire-it – përfshirë vetë emrin e tij – për t’u dërguar në Senatin e ShBA-së.

Megjithatë, kur po afrohet periudha e re e zgjedhjeve, Shurtleff-i, si shumica e demokratëve në pjesë të ndryshme të vendit, mendojnë se një mandat është i mjaftueshëm, raporton agjencia “Associated Press”.

“Në zemrën e zemrave të mia, jo”- tha Shurtleff-i, kur u pyet nëse dëshiron që Bideni të garojë përsëri. “Mendoj se shumë njerëz vetëm nuk dëshirojnë që ta thonë këtë”- shtoi ai

Vetëm 37 për qind e demokratëve në nivel vendi duan që presidenti të garojë për mandatin e dytë, sipas një ankete të publikuar muajin e kaluar nga agjencia “Associated Press” dhe Qendra NORC për Hulumtimin e Çështjeve Publike. Përkrahja për këtë gjë ishte 52 për qind disa javë para zgjedhjeve të mesit të mandatit vitin e kaluar.

Shumë janë të brengosur për moshën e Bidenit. Disa të tjerë, si Shurleff-i, janë të zemëruar për tërheqjen kaotike nga Afganistani. E krahu progresist i partisë asnjëherë nuk ka qenë i ngazëlluar me Bidenin, i cili perceptohet si i moderuar, pavarësisht nga lista e gjatë e të arriturave.

Bideni numëron disa të arritura domethënëse që do të mund t’ia fuqizonin fushatën. Ai ka nënshkruar një ligj për rimëkëmbje nga pandemia, një pako masive infrastrukturore, ligjin e parë federal për sigurinë e armëve në dekadat e fundit dhe një plan gjithëpërfshirës shëndetësor e mjedisor, i cili e ka lejuar uljen e çmimeve të ilaçeve.

Shtimi i vendeve të punës e shkalla e papunësisë, gjithashtu, janë përmirësuar gjatë mandatit të tij.

Megjithatë, ai është duke u ballafaquar me disa sfida akute, të cilat lidhen me inflacionin, imigrimin e paligjshëm, krimin e çështjet e jashtme.

Etiketa: BidenSHBA

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Para
Çështja Babale, Salianji: Do luftoj për interesat e publikut

"Babalja"/ Caktohet gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën e Salianjit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com